×

APLIKO ONLINE PËR RIINVEST

  • Historiku, vizioni, misioni

    HISTORIKU

    Kolegji Riinvest u themelua në vitin 2007 mbi traditën e pasur shumë vjeçare të Institutit për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, dhe nga një grup ekspertësh Kosovar të shkencave kompjuterike me pune dhe banim ne Austri. Personeli akademik i Riinvestit u zhvillua gjatë disa viteve në universitete evropiane e amerikane, e veçmas në Universitetin Staffordshire të Britanisë së Madhe.

    Tash, me Kolegjin Riinvest janë të lidhur profesorët dhe ekspertët më të mirë nga fusha e shkencave ekonomike dhe shkencave kompjuterike duke krijuar një bazë të fortë për studime ekonomike dhe të biznesit të niveiit baçellor dhe master. Prej vitit 2009, Riinvest u validua të ofrojë programet franshizë në fushën e biznesit në nivelin BA dhe MBA të Universitetit Staffordshire.

    Vizioni

    Vizioni i Kolegjit Riinvest është të bëhet universitet model në rajon, që ofron studime të standardeve të larta ndërkombëtare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze në Ekonomiks, Biznes dhe Shkeca Kompjuterike si dhe qeverisje që kultivon kreativitet dhe ndërmarrësi dhe siguron punësim për të diplomuarit. Institucioni ynë do të jetë i njohur si qendër e zhvilluar për studime dhe hulumtim për të mirën e zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë.

    Misioni

    Misioni ynë është të ofrojmë studime dhe hulumtime të cilësisë së lartë në mënyrë që të sigurojmë ekspertë për të mirën e nevojave zhvillimore të Kosovës, me kapacitete për të garuar në nivel global. Ne qëndrojmë pas vlerave tona:

    Kultivimi i kreativitetit, të menduarit kritik dhe inovacionit

    Toleranca

    Etika e lartë dhe ndershmëria

    Liria akademike

    Partneriteti dhe transparenca drejt palëve me interes, institucioneve dhe opinionit

    Identifikimi dhe pronësia me misionin, vizionin dhe vlerat tona nga personeli dhe studentët

  • Organet dhe struktura

    Qeverisja dhe Organet e Kolegjit Riinvest

    Parimi qeverisës i Riinvest balanson nevojat për menaxhim modern, ndarjen e përgjegjësive ndërmjet Bordit, Këshillit Akademik dhe Menaxhmentit akademik, administrativ-operacional dhe financiar.

    Për çështjet akademike ekzistojnë dy nivele: niveli menaxherial dhe niveli i anëtarëve të Kolegjit në kuadër të Këshillit akademik dhe komiteteteve programore.

    Bordi i Kolegjit Riinvest
    ×

    Bordi është përgjegjës për mbikqyrjen e zhvillimit strategjik të Kolegjit dhe për të siguruar përdorimin efiikas të burimeve. Çështjet që kanë të bëjnë me mësimdhënien dhe çështjet akademike janë përgjegjësi e Këshillit Akademik.

    Detyrat kryesore të bordit janë si vijon:

    Aprovimi i misionit dhe vizionit të Kolegjit,

    Aprovimi i planit biznesor, indikatorëve të performancës, buxhetit vjetor, vlerësimit të riskut,

    Emërimi i Drejtorit Ekzekutiv

    Përcaktimi i masave të monitorimit dhe kontrollit financiar

    Monitorimi i performancës se institucionit kundrejt planeve dhe synimeve

    Aprovimi i rregulloreve te brendshme

    Bordi ka gjithesejt 6 anëtarë:

    4 anëtarë të zgjedhur nga aksionarët dhe dy anëtar të jashtëm

    1 anëtare nga komuniteti ndërkombëtare

    1 anëtarë, jurist

    Anëtarët e Bordit

    Rasim Mrlaku kryesues

    Valton Bilalli Anëtar

    Arjeta Emra Anëtare

    Arben Fetahu Anëtar

    Alban Hashani Anëtar

    Hazir Gashi Anëtar

    ×

    Këshilli Akademik
    ×

    Këshilli Akademik është organ i zgjedhur nga anëtarët e Riinvest. Anëtarët e Këshillit Akademik përbëhen nga: Udhëheqësit akademik në nivel menaxherial( drejtori akademik, udhëheqësit e departamenteve/programeve), përfaqësuesit e zgjedhur nga këshillat programore, përfaqësuesit e zgjedhur të administratës, përfaqësuesit e zgjedhur të studentëve. Këshilli akademik mblidhet së paku dy here në semester dhe shqyrton:

    Zhvillimin akademik si zhvillimin dhe modifikimin e programeve të studimeve

    Raportet e komiteteve programore

    Suksesin e studentëve

    Raportin e Zyrës për sigurimin e cilësisë

    Rregulloret

    Çështje tjera akademike

    Këshilli Akademik ka përgjegjësi:

    Të miratojë programet e propozuara nga njësite akademike

    Të percaktoje kriteret per regjistrimin e studenteve

    Te aprovojë standardet e mësimdhënies dhe sigurimit te cilesise

    Të percaktoje kriteret dhe procedurat për thirrjet akdemike

    Të aprovojë Kalendarin Akademik

    Mandati i anëtarëve të Këshillit Akademik është tri vjet. Mandati i tyre fillon më një tetor.


    Anëtarët e Këshillit Akademik
    ×

    Alban               Zogaj

    Alban               Hashani

    Amir                 Rashica

    Arben               Damoni

    Artane              Rizvanolli

    Astrit                Desku

    Bardha             Qirezi

    Diana               Lekaj

    Diellza              Gashi

    Driart                Elshani

    Edona              Kurtolli Alia

    Endrit               Pllashniku

    Fisnik               Bajrami

    Fisnik               Reçica

    Gent                 Beqiri

    Hajdin              Berisha

    Hazir                Gashi

    Ilire                   Mehmeti

    Isren                 Fejzullahu

    Isuf                   Berisha

    Lule                  Ahmedi

    Lumir               Abdixhiku

    Mensur            Osmani

    Muhamet         Mustafa

    Naim                Hoxha

    Naim                Sulejmani

    Njomza            Latifi-Mustafa

    Saxhide           Mustafa

    Visar                Vokrri

    Vyrtyt               Hasani

    Argjenta           Plakolli

    Uragan             Alija

    Erand               Ahmeti,

    Leke                 Shehu

    Procesverbalet e Këshillit Akademik

    Komisonet e Rregullta të Këshillit Akademik


    Komisioni për Sigurimin e Cilësisë
    ×

    Komisioni për Sigurimin e Cilësisë është përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e procedurave të vlerësimit në pajtim me Statutin dhe rregulloret e institucionit. Komisioni siguron zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe standardeve të Agjencisë për Akreditim të Kosovës si dhe i propozon Këshillit Akademik rekomandime përkatëse.

    Komisioni i miraton afatet për vlerësim, e miraton përbërjen e ekipeve të vlerësimit dhe nxit kulturën e cilësisë.

    Në fillim të çdo viti akademik, komisioni në takimin e parë zgjedhë kryetarin/kreyateren e komisionit. Kryetari zgjidhet me shumicë votash të anëtarëve të komisionit. Detyra e tij është që të organizojë punën e komisionit.

    Komisioni për sigurimin e cilësisë ka pesë anëtarë:

    Tre anëtarë të personelit mësimdhënës

    Një përfaqësues i studentëve

    Një përfaqësues nga administrata

    Komisioni për sigurimin e cilësisë ka  po ashtu edhe  tre anëtarë ex-officio:

    Drejtori për çështje akademike dhe bashkëpunim ndërkombëtar

    Drejtori për administratë dhe

    Udhëheqësi i Zyrës për sigurim të cilësisë.

     


    Komisioni Disciplionor
    ×

    Komisioni Disciplionor trajton shkeljet e bëra nga ana e anëtarëve të kolegjit në pajtim me Kodin e Mirësjelljes, kapitulli 5 dhe në përputhje me: 1. Parimet e përgjithshme: drejtësia, respekti për të tjerët dhe përgjegjësia dhe Kapitulli 2: Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve: Liria akademike, të drejtat për qasje në dosjet personale dhe të dhënat, konflikti i interesit, mundësive të barabarta dhe kundër diskriminimit. Ky seksion është gjithashtu i harmonizuar me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe me  Ligjin e Punës në fuqi.


    Komitetet Programore
    ×

    Komitetet programore organizohen së paku dy herë në semestër. Komiteti programor përbehët nga të gjithë mësimdhënësit në program, administrata e programit dhe dy student përfaqësues.

    Komiteteti programor për secilin program ka funksionet në vijim:

    Diskuton dhe zhvilloni i programet të reja,

    Diskuton dhe zhvillon ndryshimet ne programet ekzistuese

    Diskuton  suksesin e studentëve, aktivitetet e mësimit, aktivitetet shkencore etj.

    Aprovon syllabuset e reja dhe ndryshimet

    Propozon projekte kërkimore

    Cakton komisionet vlerësuese për tema të diplomës/ masterit/ doktoratës 


    Menaxhmenti
    ×

    Menaxhmenti 

    Rektore, PhD Bardha Qirezi

    Menaxhmenti Akademik

    Drejtoreshë për çështje akademike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, PhD. Bardha Qirezi

    Udhëheqës i Departamentit të Ekonomisë, PhD, Alban Hashani

    Udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike, Phd, Ali Sahin

    Udhëheqëse e Departamentit Staffordshire University, PhD Kandidat, Diana Lekaj

    Menaxhmenti Administrativ/Operacional

    Sekretare e pergjithshme - PhD Kandidate, Saxhide Mustafa

    Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, MA Albana Gashi


    Organogrami
  • Rregulloret

    Statuti

    Rregullorja e Punës e Këshillit Akademik

    Rregullorja e Studimeve Baçellor

    Rregullorja e Studimeve Master

    Rregullorja për Sigurimin e Cilësisë

    Rregullore mbi Politikat dhe Kodi i Mirësjelljes

  • Partneritetet

    PARTNERITETET

    Riinvesti bashkëpunimin ndërkombëtar e realizon nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale, marrëveshjeve ERASMUS dhe projekteve të tjera ndërkombëtare.

    Mobiliteti i studentëve dhe stafit 

    Staffordshire University, Britani e Madhe / ERASMUS +

    Universiteti i Dubrovnikut, Kroaci / ERASMUS +

    Middle East Technical University (METU), Turqi / ERASMUS +

    SUNBEAM / ERASMUS MUNDUS

    Thirrjet për bursa për shkëmbimin e studentëve dhe stafit bëhen çdo semester sipas marrëveshjeve me institucionet përkatëse. Nominimi bëhet sipas kritereve të përcaktuara në marrëveshje.

    Studentët nuk paguajnë për regjistrim në universitetin pritës, por vazhdojnë t’i paguajnë vetëm tarifat e Kolegjit Riinvest. Mbulesa për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit përcaktohet sipas tarifave të definuara nga Komisioni Evropian.

    Studentët zgjedhin lëndë që përputhen me planprogramin e studimeve të Riinvestit dhe universitetit pritës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së mësimit, kreditë e fituara transferohen në Kolegjin Riinvest.

    Program i mobilitetit SUNBEAM

    SUNBEAM është program shkëmbimi i ERASMUS MUNDUS Aksioni 2 – Strand 1 që ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit në mes vendeve të Unionit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Programi është në përputhje me politikat evropiane të arsimit të lartë, siç janë promovimi i zonës evropiane të arsimit të lartë, përmirësimi i mundësive për karrierë të studentëve, promovimi i mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet bashkëpunimit si dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

    Projekti ofron bursa të financuara plotësisht për studentë, hulumtues, staf akademik dhe administrativ nga vendet e Ballkanit Perëndimor në njërin prej vendeve të Unionit Evropian dhe anasjelltas.

    https://emecw.gis.lu.se/priorityHelper.aspx?&lot=SUNBEAM7

    BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN STAFFORDSHIRE

    Kolegji Riinvest ka partneritet strategjik me Universitetin Staffordshire (SU) të Britanisë së Madhe, me reputacion të shkëlqyeshëm në Kosovë dhe në shumë vende të ndryshme ku ka partneritete.

    Diplomë Britanike në Prishtinë!

    Staffordshire u mundëson studentëve kosovarë që të studiojnë në Universitetin Staffordshire në Kolegjin Riinvest në Prishtinë. Universiteti Stafforsdshire ka bashkëpunim të ngjashëm edhe me disa universitete dhe institucione në Evropë dhe më gjerë (http://www.staffs.ac.uk/partnerships/international).

    Studentët e regjistruar në programet e Universitetit Staffordshire kanë mundësi t’i kryejnë një pjesë të studimeve te cilido partner, me kusht që shpenzimet e jetesës dhe udhëtimit t’i mbuloinë vet, si dhe të regjistrohen në program të ngjashëm me atë që e ndjekin në Kosovë.

    Prej vitit 2009, Universiteti Staffordshire ofron programet e veta në kuadër të Riinvestit bazuar në marrëveshjen franshizë, e cila organizon programet me të njejtin format, cilësi dhe rezultate si në kampuset e Universitetit Staffordshire në Britaninë e Madhe. Studentët që diplomojnë në këto programe pajisen me diplomë të njohur ndërkombëtarisht të Universitetit Staffordshire.

  • Instituti Riinvest

    Instituti Riinvest është think-tank-u më i vjetër në Kosovë, duke vepruar që nga viti 1995. Instituti promovon zhvillim modern ekonomik të bazuar në filozofinë e ndërmarrësisë. Përgjatë dy dekadave të fundit, Riinvest ka prodhuar analiza, publikime dhe raporte të ndryshme socio-ekonomike, ka organizuar seminare, konferenca, tryeza dhe takime me vlerë të madhe ekonomike dhe biznesore për vendin; ka zhvilluar tregje, sektorë dhe ndërhyrje të tjera në vlerën zinxhirore. Njohuria dhe përvoja e Institutit, e bën atë partner të rëndësishëm të organizatave vendore e ndërkombëtare. 

    Fusha e hulumtimeve dhe avokimit përfaqëson fokusin kryesor të organizatës; ku shumica e temave dhe e zhvillimeve më të rëndësishme socio-ekonomike në vend adresohen vazhdimisht. Përgjatë viteve të fundit, Riinvesti ka prodhuar një pjesë të madhe të raporteve kualitative në temat më të rëndësishme socio-ekonomike në Kosovë, mes tjerash duke përfshirë punësimin, privatizimin, qeverisjen korporative, energjinë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, informalitetin, prokurimin publik, korrupsionin, transparencën, diasporën dhe remitancat, financat dhe investimet publike – të cilat më vonë janë përdorur, cituar, dhe adresuar nga palë të interesuara; kryesisht nga Qeveria, Kuvendi, organizatat ndërkombëtare, shoqëria civile dhe shoqatat biznesore.  

    Sot, Instituti Riinvest është shtëpi e hulumtueseve e individëve më të dalluar në fushën e ekonomisë – shumica hulumtues të rinj me kualifikim akademik nga shtetet perëndimore. Të njëjtit hulumtues janë dhe mësimdhënës në Kolegjin Riinvest. Lëndët, mësimet dhe ushtrimet e aplikuara në Kolegjin Riinvest reflektojnë në dijet dhe informacionet e gjeneruara nga Instituti nëpërmjet analizës së tregut, punës me institucion, e partneriteteve me akterë të tjerë relevant. Është pikërisht përdorimi i informacioneve të sakta dhe të përditësuara që bën mësimdhënien në Kolegj shumë më kreative. 

    Mbi të gjitha, Instituti Riinvest është platformë e praktikës së shumë studentëve të Kolegjit. Të njëjtit angazhohen në Institut për të bërë mbledhjen e të dhënave, përpunimin dhe analizën e tyre, duke marrë kështu dije praktike nga ambienti biznesor në vend.

    Alban Hashani, PhD

    Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest

  • Akademia Riinvest

    Akademia profesionale ka për qëllim që të shndërrohet në një qendër trajnuese model në ofrimin e trajnimeve të standardeve të larta në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Trajnimet nga akademia profesionale do të ofrohen në këto fusha: ekonomi, menaxhment, marketing, dizajn, teknologji të informacionit, gjuhë dhe komunikim. Akademia profesionale do të mundësojë aftësim profesional i cili kultivon shkathtësi të avancuara dhe u siguron të certifikuarve tanë performancë të nivelit të lartë në punën e tyre.

  • Riinvest Konsulltime

    Ofron shërbime këshillimore për individë, ndërmarrje dhe institucione në shumë fusha. Ne kombinojmë një pako të veçantë të shërbimeve këshillimore me aftësitë tona hulumtuese duke ofruar zgjidhje efikase për klientët të cilëve u shërbejmë. Riinvest Consulting mbledh rreth vetes profesionistë të dëshmuar, të cilët përmes qasjeve ndërdisiplinore dhe inovative u ndihmojnë klientëve që të krijojnë përparësi krahasuese. 

  • Stafi


    Të rregullt


    • Alban Hashani

      PhD

      ×

      Alban Hashani

      Z. Alban Hashani është angazhuar në Riinvest në vitin 2006, pas një karriere të suksesshme në sistemin bankar. Aktualisht ai mban pozitën e ligjëruesit në Kolegjin Riinvest në departamentin ekonomik në lëndët Mikroekonomiks, Ndërmarrësi, dhe Ekonomiksi Menaxherial dhe në Departamentin e Universitetit Staffordshire ligjëron lëndën European Integration and Enlargement. Prof. Alban Hashani ka vijuar studimet e magjistraturës dhe ka doktoruar në Universitetin Staffordshire në Britani të Madhe, respektivisht në fushën e korrupsionit dhe transformimit të pronës. Z. Alban Hashani është njëkohësisht edhe drejtor i kërkimeve në Institutin Riinvest. Në kuadër të Institutit Riinvest, ai është i përfshirë në shumë projekte hulumtuese të fushës socio-ekonomike vendore, përfshirë çështjen e privatizimit, korrupsionit, energjisë dhe mjedisit afarist. Prof. Alban Hashani është autor i shumë punimeve dhe hulumtimeve shkencore dhe është publikues i rregullt në shumë revista të rëndësishme shkencore.

    • Alban Zogaj

      PhD

      ×

      Alban Zogaj

      Alban Zogaj ka përfunduar shkollimin universitar në Prishtinë, për të vazhduar më tej me studimet Master në Britani të Madhe tw cilat i perfundoi në Staffordshire University në vitin 2006. Pas disa viteve përvojë pune me Institutin dhe Kolegjin Riinvest, në vitin 2015 i përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm studimet e Doktoratës në Ancona të Italisë. Zogaj punon në Riinvest nga viti 2005 dhe prej asaj kohe ka mbajtur disa pozita të larta udheheqëse.

    • Ali Sahin

      PhD

      ×

      Ali Sahin

      Pa Info

    • Arben Damoni

      PhD

      ×

      Arben Damoni

      Damoni ka diplomuar në Fakultetin Elektroteknik në Universitetin e Prishtinës Studimet MSc dhe MPhil I pwrfundoi në “South Bank University” në Londër dhe pastaj nw tw njëjtin Univestitet përfundoj PhD nw Multimodal Segmentation for Data Mining Applications in Multimedia engineering. Para se t’i bashkohej Kolegjit Riinvest ku mban pozitwn e Udhwheqwsit tw Departmentit tw Shkencave Kompjuterike/Inxhinierisw Softuerike, z. Damoni punoi për kompaninë IBM në Londër, si zhvillues i softuerit, si dhe ishte ligjërues në “South Bank University”.

    • Artane Rizvanolli

      PhD

      ×

      Artane Rizvanolli

      Znj. Artane Rizvanolli ka përfunduar studimet e doktoraturës nga Staffordshire University. Para kësaj ajo mori titullin MSc në drejtimin Ekonomiks për Analiza Biznesi nga po i njëjti universitet ndërsa studimet bazike znj.Artane i mbaroi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Znj.Artane është eksperte e analizave ekonometrike dhe statistikore .Ajo u bë pjesë e Institutit në vitin 2006 si hulumtuese, dhe tani punon si hulumtuese e lartë për të identifikuar, kompozuar, dhe përgatitur aktivitetet e projekteve. Ajo është e specializuar në shkrimin e projekteve dhe raporteve, në draftimin dhe dizajnimin e pyetësorëve.

    • Bardha Qirezi

      PhD

      ×

      Bardha Qirezi

      Znj. Bardha Qirezi ka përfunduar studimet master në edukimn dhe zhvillimin e të rriturve në Universitetin Kombëtar të Irlandës në Galway, ku është duke përfunduar studimet e doktoraturës. Ajo është drejtoreshe për zhvillim akademik dhe partneritete në Riinvest ku edhe ligjeron lëndën Menaxhimi i Njerëzve dhe Performancës dhe Shkathtësitë Biznesore.

    • Driart Elshani

      PhD

      ×

      Driart Elshani

      Driart is an ICT and Development expert with a broad experience gained at academic, industrial and governmental institutions. He was educated at the University of Brussels (ULB) in Belgium where he received Bachelor’s, Master’s and PhD in Information and Communication Technologies. He worked as a Researcher and Lecturer at the Department of Information and Communication Sciences at the University of Brussels. Besides his experience in academia, he has extensive hands-on experience working as expert for several projects at international institutions such as EU, UNDP, SWIFT and others. Driart has been a Visiting Professor at the University of Michigan in the USA, while in Kosovo he taught at the American University in Kosovo, Riinvest College, UBT and UP. Driart has served as Kosovo’s Director of e–Governance from 2010-2015. In that capacity he founded the National Data Center, the first of its kind in Kosovo, and established the foundations of policies and strategies for the ICT industry in Kosovo. Currently he’s working as an International Consultant in the fields of ICT, Entrepreneurship and Development for EU and World Bank projects. He also contributed to comparative studies related to ICT Innovation and Entrepreneurship in the Western Balkans countries. Driart has deep knowledge and insights for the ICT ecosystem in Kosovo. He owns and collects large data sets for this matter and updates them regularly. He’s been invited to talk and present at various summits and conferences in Kosovo and abroad. Awards and Recognitions PhD, Masters, and Bachelors in Information and Communication Technologies from University of Brussels Certificate of Appreciation from ICT Society of Kosovo Certificate of Appreciation from Central Election Commission of Kosovo Certificate of Leadership in Service from Chartered Management Institute, UK Certificate of Appreciation from United States Department of Justice, ICITAP program Certified Ethical Hacker v7, from EC-Council

    • Fisnik Reçica

      PhD

      ×

      Fisnik Reçica

      Pa Info

    • Lumir Abdixhiku

      PhD

      ×

      Lumir Abdixhiku

      Lumir Abdixhiku përfundimit të studimeve universitare në Universitetin e Prishtinës, Lumiri në vitin 2006 ka marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë; në fushën e Moralit fiskal. Në vitin 2013 ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vjetëve hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit. Z.Abdixhiku gjithashtu është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i është bashkuar Institutit në vitin 2005 dhe që nga atëherë është i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj. Lumiri gjithashtu mbanë një kolumne të rregullt javore, në gazetën ditore më prominente në Kosovë, “Koha Ditore”.

    • Muhamet Mustafa

      PhD

      ×

      Muhamet Mustafa

      Muhamet Mustafa ka doktoruar në fushën e Menaxhimit të Zhvillimit në Universitetin e Beogradit (1985), ka botuar shtatë tekste dhe monografi universitare, më shumë se 30 artikuj në revistat vendore e ndërkombëtare, udhëheqës i projekteve kërkimore nga fusha e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe me dhjetëra raporte studimore në shqip dhe anglisht, si dhe ka prezantuar punime në më shumë se 30 konferenca ndërkombëtare. Është bashkëthemelues dhe president shumëvjeçar i Institutit Riinvest që nga viti 1995 dhe më vonë, në 2007-wn, bashkë-themelues i Kolegjit Riinvest ku është Kryetar i Këshillit Akademik. Ka bërë specializime tw postdoktoratws në Angli dhe SHBA dhe ka qëndruar në vizita studimore edhe në shumë universitete tjera partnere të Riinvest.

    • Sokol Havolli

      PhD

      ×

      Sokol Havolli

      Pa Info

    • Argjenta Plakolli

      PhD Kandidat

      ×

      Argjenta Plakolli

      Pa Info

    • Diana Lekaj

      PhD Kandidat

      ×

      Diana Lekaj

      Pa Info

    • Diellza Gashi

      PhD Kandidat

      ×

      Diellza Gashi

      Pa Info

    • Enisa Serhati

      PhD Kandidat

      ×

      Enisa Serhati

      pa info

    • Fadil Aliu

      PhD Kandidat

      ×

      Fadil Aliu

      Pa Info

    • Hajdin Berisha

      PhD Kandidat

      ×

      Hajdin Berisha

      pa info

    • Hazir Gashi

      PhD Kandidat

      ×

      Hazir Gashi

      Pa Info

    • Isuf Berisha

      PhD Kandidat

      ×

      Isuf Berisha

      pa info

    • Njomza Mustafa

      PhD Kandidat

      ×

      Njomza Mustafa

      pa info

    • Saxhide Mustafa

      PhD Kandidat

      ×

      Saxhide Mustafa

      Pa Info

    • Visar Vokrri

      PhD Kandidat

      ×

      Visar Vokrri

      Pa info.

    • Naim Hoxha

      Ing

      ×

      Naim Hoxha

      Pa Info

    • Dita Dobranja

      MA

      ×

      Dita Dobranja

      pa info

    • Endrit Pllashniku

      MA

      ×

      Endrit Pllashniku

      pa info

    • Fatos Hoxha

      MA

      ×

      Fatos Hoxha

      pa info

    • Isren Fejzullahu

      MA

      ×

      Isren Fejzullahu

      Pa Info

    • Fisnik Bajrami

      MSc

      ×

      Fisnik Bajrami

      Pa Info

    • Gent Beqiri

      MSc

      ×

      Gent Beqiri

      pa info

    • Ilire Mehmeti

      MSc

      ×

      Ilire Mehmeti

      Pa Info

    • Malesore Gashi

      MA Kandidat

      ×

      Malesore Gashi

      pa info

    • Mensur Osmani

      MA Kandidat

      ×

      Mensur Osmani

      pa info

    • Arbër Kukaj

      Bachelor

      ×

      Arbër Kukaj

      Z. Arbër Kukaj është angazhuar në Riinvest në vitin 2017, pas një karriere të suksesshme në zhvillim të aplikacioneve të ndryshme, dhe studimeve te suksesshme në kolegjin RIINVEST. Aktualisht ai mban pozitën e asistenitit të udhëheqësit të shkencave kompjuterike në Kolegjin Riinvest, si dhe asistent në këtë departament në lëndët Bazat e Programimit dhe Programimi i Orientuar në Objekte. Z. Arbër Kukaj ka përfunduar studimet e bachelor dhe momentalisht studion magjistraturën. Ai është i përfshirë në projekte ligjeruese të fushës së tij edhe jashtë angazhimit në kolegj, në projektin STIK.


    Të angazhuar


    • Ahmad Mloku

      PhD

      ×

      Ahmad Mloku

      pa info

    • Ali Hamiti

      PhD

      ×

      Ali Hamiti

      pa info

    • Arben Mustafa

      PhD

      ×

      Arben Mustafa

      pa info

    • Astrit Rexhepi

      PhD

      ×

      Astrit Rexhepi

      Pa Info

    • Bujar Pira

      PhD

      ×

      Bujar Pira

      Pa Info

    • Driton Statovci

      PhD

      ×

      Driton Statovci

      pa info

    • Fatimah Moran

      PhD

      ×

      Fatimah Moran

      pa info

    • Idriz Smajli

      PhD

      ×

      Idriz Smajli

      pa info

    • Joe McGrath

      PhD

      ×

      Joe McGrath

      pa info

    • John Wyld

      PhD

      ×

      John Wyld

      pa info

    • Lule Ahmedi

      PhD

      ×

      Lule Ahmedi

      Pa Info

    • Paul Turner

      PhD

      ×

      Paul Turner

      pa info

    • Paul Sudnik

      PhD

      ×

      Paul Sudnik

      pa info

    • Sabrina Thornton

      PhD

      ×

      Sabrina Thornton

      pa info

    • Shkelzen Cakaj

      PhD

      ×

      Shkelzen Cakaj

      pa info

    • Skender kaciu

      PhD

      ×

      Skender kaciu

      pa info

    • Valentin Toci

      PhD

      ×

      Valentin Toci

      pa info

    • Valon Murtezaj

      PhD

      ×

      Valon Murtezaj

      pa info

    • Yll Haxhimusa

      PhD

      ×

      Yll Haxhimusa

      pa info

    • Arben Ahmeti

      PhD Kandidat

      ×

      Arben Ahmeti

      pa info

    • Artan Veseli

      PhD Kandidat

      ×

      Artan Veseli

      pa info

    • Astrit Desku

      PhD Kandidat

      ×

      Astrit Desku

      pa info

    • Vyrtyt Hasani

      PhD Kandidat

      ×

      Vyrtyt Hasani

      pa info

    • Gent Salihu

      MA

      ×

      Gent Salihu

      pa info

    • Ramadan Dervishi

      MA

      ×

      Ramadan Dervishi

      pa info

    • Ehat Qerimi

      MSc

      ×

      Ehat Qerimi

      pa info

    • Jeton Pllana

      MSc

      ×

      Jeton Pllana

      pa info

    • Rezarta Krasniqi

      MSc

      ×

      Rezarta Krasniqi

      pa info

    • Alex Buttler

      MBA

      ×

      Alex Buttler

      pa info

    • Besian Mustafa

      MBA

      ×

      Besian Mustafa

      pa info

    • Burim Brahimi

      MBA

      ×

      Burim Brahimi

      pa info

    • Todd Kirkbride

      MBA

      ×

      Todd Kirkbride

      pa info

    • Uragan Alija

      MBA

      ×

      Uragan Alija

      pa info

    • Amir Rashica

      MA Kandidat

      ×

      Amir Rashica

      pa info

    • Imet Fejza

      MSc Kandidat

      ×

      Imet Fejza

      pa info

    • Naim Sulejmani

      MSc Kandidat

      ×

      Naim Sulejmani

      pa info

    • Shyqyri Rama

      MSc Kandidat

      ×

      Shyqyri Rama

      pa info

  • Projektet

    PROJEKTET

    Riinvesti ka disa projekte ndërkombëtare.

    Entrepreneurial Universities for Industry Alliances / EUFORIA

    Qëllimi i projektit është të rris bashkëpunimin me biznese në mënyrë që të ndikojë në mënyrën se si punojnë universitetet dhe tu mundësojë atyre të:

    Të lidhin marrëveshje me biznese dhe të mësojnë nga natyra ndërrmarrëse e bizneseve

    Të zhvillojnë raste studimore nga përvoja e kompanive dhe të përdorin ato në mësimdhënie

    Të përmirësojnë metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies

    Të kuptojnë nevojat e kompanive dhe të bëjnë përshtatjen e kurrikulave në përputhje me këto nevoja

    Të ofrojnë kurse trajnimi dhe shërbime tjera biznesore për të përmirësuar gjendjen financiare të universiteteve

    Partnerët:

    STAFFORDSHIRE UNIVERSITY (SU)

    HOCHSCHULE FUR ANGEWANDTE WISSENSCHAFTEN MUNCHEN (MUAS)

    SVEUCILISTE U ZAGREBU (UNIZG)

    UNIVERSITA POLITECNICA DELLE MARCHE (UNIVPM)

    THE NOTTINGHAM TRENT UNIVERSITY (NTU)

    BPRAL RIINVEST SH.A. (RIINVEST)

    UNIVERSITETI I PRISHTINES (UP)

    UNIVERSITY OF GJAKOVA “FEHMI AGANI” (UGJFA)

    UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” (UKZ)

    UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” NË PEJË (UHZ)

    ODA (OEK)

    GRATË NË BIZNES (GnB)

    HOTEL DUKAGJINI (HD)

    UJË RUGOVE SH.P.K. (RUGOVE)

    N.P.T. “TREPHARM” (TREPHARM)

    NEWCO JUGOTERM INTERNATIONAL L.L.C. (ENRAD)

    Projekti CONSUS

    Kolegji Riinvest është bashkëthemelues i Rrjetit Shkencë – Shoqëri për Zhvillim të Qëndrueshëm, CONSUS (Connecting Science Society Collaborations for Sustainable Innovations). Ky rrjet ka për qëllim bashkëpunimin ndërmjet aktorëve kryesorë "shkencorë" dhe "shoqërorë" drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm social, ekonomik dhe ambiental në Kosovë, Shqipëri dhe në rajonin më të gjerë të Ballkanit.

    Edukimi dhe kërkimi luajnë një rol kyç në adaptimin e risive të qëndrueshmërisë. Institucionet e edukimit të lartë janë motorë të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm, me faktin se ato formëzojnë mjediset e tyre rajonale dhe mbajnë përgjegjshmërinë për t’iu adresuar sfidave sociale.

    http://5.189.186.115/~consus/index.php/sq/

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

www.riinvest.net / info@riinvest.net

tel : 038 224 322