×

APLIKO ONLINE PËR RIINVEST

  • I diplomuari i Riinvestit

    • Alumnit tanë kanë njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet e duhura për fushën e studimit dhe profesionit.
    • Shprehinë e punës dhe vlerat etike në punë
    • Kapacitet për të konkurruar në tregun vendor dhe global
    • Kërshërinë dhe mendimin kritik për atë që mëson dhe praktikon
    • Përvojë në hulumtime
    • Shkathtësi ndërmarrëse
  • Fakte dhe numra

    • 82% e të diplomuarve në Kolegjin Riinvest të cilët janë punësuar pas diplomimit

    deklarojnë se pozita e punës se tyre është e ndërlidhur ngushtë në profilin e studimit të tyre në Riinvest

    • 77% e të diplomuarve në Kolegjin Riinvest programet shqip janë të punësuar në

    sektorin privat dhe 13% e të diplomuarve në Kolegjin Riinvest programet shqip janë të punësuar në sektorin publik

    • 60% e të diplomuarve në Riinvest kanë vazhduar studimet master në RIINVEST
    • 100% e të diplomuarve në Kolegjin Riinvest do ta rekomandonin Kolegjin Riinvest tek të tjerët
    • 86% e alumnive të Riinvestit kanë të ardhura vjetore mbi 6000 euro
  • Pas diplomimit

    Të diplomuarit tanë janë krenaria jonë! Relacioni juaj me Riinvest-in nuk mbaron me rastin e diplomimit tuaj. Për 10 vite me rradhë mburremi me arritjet e alumni-ve tanë dhe ju ftojmë që të vazhdoni të jeni pjesë e sukseseve tona. Rrjeti i Riinvest Alumni dhe Zyra e Karrierës do të vazhdojnë të ju mbështesë tutje në ambiciet tuaja profesionale.

  • Diplomat dhe çertifikatat

    Diplomimi

    Ceremonia e diplomimit tradicionalisht mbahet në muajin tetor të cdo viti. Me rastin e kompletimit të të gjitha provimeve të parapara me planprogramin mësimor ju duhet të paraqitni kërkesën për marrjen e diplomës. Ju do të pranoni diplomën tuaj më së largu 4 javë pas paraqitjes së kërkesës në Zyrën e Diplomave pranë Riinvestit.

    Certifikata e Diplomimit

    Certifikata e diplomimit është dokument i cili vërteton që ju keni përfunduar të gjitha provimet e parapara me plan programin mësimor dhe që jeni në pritje për marrjen e diplomës. Certifikata e diplomës është dokument i cili mund të përdoret përkohësisht në vend të diplomës. Ju do të pranoni certifikatën e diplomës 2 ditë pas paraqitjes së kërkesës pranë Zyrës së Diplomave pranë Riinvestit.

    Certifikata e notave

    Certifikata apo transkripti i notave mund të tërhiqet nga administrata e Riinvestit në çdo kohë sipas kërkesës suaj apo duke shkarkuar këtë dokument online nga MyRiinvest.net.

    Detajet e kontaktit:

    Drenushë Murtezi-Berisha

    +377 (0)45 955 297

    +381 (0)38 224 322 ext.126

    drenusha.murtezi@riinvest.net

  • Alumni Re-Union

    Ne dëshirojmë të mësojmë më shumë për studentët tanë të diplomuar. Është bërë tashmë traditë që dy herë në vit njëherë në pranverë dhe njëherë në vjeshtë të ri-bashkohemi me ish-kolegët e gjeneratës dhe grupit që të bisedojmë për ngjarjet, arritjet dhe të rejat që ju kanë përcjellë që nga diplomimi në Riinvest.

    Alumni Networking Events

    “To look backward for a while is to refresh the eye, to restore it, and to render it the more fit for its prime function of looking forward”

    (Margaret F. Barber, 1992)

    Eventet tona për rrjetë-formimin e komunitetit tanë Alumni janë një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide, rrugëtimet tuaja profesionale të studentëve të diplomuar me ata ekzistues duke festuar kështu sukseset e përbashkëta të komunitetit Alumni të Riinvestit.

    Së shpejti do të publikojmë datën e saktë për eventin e rradhës Alumni Networking Event!

  • Alumni Profile

    Është gjithmonë kënaqësi të lexojmë për përvojat e studentëve tanë pas diplomimit në Riinvest. Të diplomuarit e Riinvestit janë duke reflektuar vlerat dhe atributet e një të diplomuari në Riinvest.

    Disa nga profilet e tyre mund t’i gjeni në vijim:

    Doresa Kabashi

    Të jesh në hap me programet botërore dhe të marrësh aftësitë profesionale të cilat kërkohen nga kompanitë botërore është diçka që ofrohet nga ky kolegj. Gjatë studimeve të mija arrita që poashtu të vazhdoj rrugën time akademike duke u pranuar kështu në disa nga programet më të mira të masterit. "

    https://www.linkedin.com/in/doresa-q-kabashi-01852382/

    Arianit Zabërgja

    Në Kolegjin Riinvest pata mundësinë që të studio në fushat e ndërmarrësisë dhe menaxhimit të biznesit. Nga ky kolegj, praktikat më të mira i kam marrë në vetë-organizim, matjen e rezultateve dhe poashtu si të bëjmë një plan zhvillimi për një temë të caktuar. Studimet në Kolegjin Riinvest janë pikënisje për një karrierë të suksesshme.

    https://www.linkedin.com/in/zabergjaarianit/

    Bujan Stavileci

    Porsa diplomova në degën Menaxhment dhe Marketing vendosa të vazhdoj me studime master në po të njëjtën degë këtu në Riinvest. Para tri viteve kur pata filluar studimet baçellor nuk kam besuar që udhëtimi im do të vazhdonte deri këtu ndërsa sot mezi po e pres ditën kur do ta marr diplomën për studimet e mija master.

    https://www.linkedin.com/in/bujan-stavileci-6648268a/

    Bedri Hasanaj

    Gjatë studimeve në nivelin baçellor dhe master në Kolegjin Riinvest përfitova shumë nga literatura bashkëkohore e ekonomisë në përgjithësi e në veçanti ajo e menaxhmentit. Arsyeja kryesore pse unë zgjodha Riinvest-in ishte stafi i ri të cilët janë të arsimuar në perëndim. Ajo çka e karakterizon Riinvest-in është harmonizimi i  teorisë me punën praktike gjë që më ka ndihmuar qe të  zhvillohem profesionalisht në karrierë duke pasur qasje të drejtëpërdrejtë si student në hulumtimet e vazhdueshme të Institutit. Përpos formimit të karrierës sime kjo qasje më ndihmoi edhe t’i financoj studimet e mia.

    https://www.linkedin.com/in/bedri-hasanaj-8b3168b1/

    Visar Gorani

    Tre vitet e studimeve në Kolegjin Riinvest, padyshim se i konsideroj si vitet më të rëndësishme të formimit tim akademik dhe profesional. Relacioni i mrekullueshëm e krejtësisht jo-formal profesor-student, ligjëratat tejet produktive, ambientet e përshtatshme për mësimnxënie dhe studime të mirëfillta, janë ato karakteristika të cilat e veçojnë Riinvestin dhe e sublimojnë si institucion akademik. Falë studimeve në Kolegjin Riinvest, unë sot aplikoj shkathësitë e fituara aty, në sektorin për marrëdhënie me klientë pranë Bankës Për Biznes.

    https://www.linkedin.com/in/visar-gorani-aba864b0/

    Durim Mustafa

    Gjithmonë kam dashur që të studioja ekonominë dhe jo vetëm të marrë një diplomë.

    Duke iu falenderuar stafit akademik dhe funksionimit ideal të trekëndëshit staf akademik-student-administatë arrita të marrë atë që doja.

    Studimet në Riinvest më kanë ndihmuar që të kuptoj sistemet ekonomike dhe botën e biznesit e që për poziten time aktuale si “Agjent për Korporata” në AltaVia Travel shkathtësitë dhe njohuritë e tilla janë shumë të rëndësishme.

    Tani duke parë suksesin nga studimet në nivelin baçelor e së shpejti do të filloj edhe studimet master në Riinvest.

    https://www.linkedin.com/in/durim-mustafa-a27a5569/

    Viona Stavileci

    Kolegji Riinvest më ka ofruar njohuri të gjëra si teorike ashtu edhe praktike. Riinvest më ka mundësuar të jem konkurrente në treg global dhe të mbetem kurioze në kërkimin e informatave dhe trendeve të reja. Me një qasje shumë të lehtë për diskutime me profesorë, me mundësi të punës praktike në Institutin Riinvest si dhe me mundësinë për të testuar veten për një vit në shtet tjetër përmes progrmit të shkëmbimit së bashku me studentë nga e gjithë bota, për mua, studimet në kolegjin Riinvest mbeten zgjedhja më e mirë të cilën e kam bërë.

    Ylli Dushi - Udhëheqës i kontrollit financiar dhe SIM, Pro Credit Bank

    Ajo që më ndihmoi në ngritjen time profesionale, ishte përgatitja akademike e fituar gjatë studimeve Master në drejtimin Menaxhment në Riinvest. Mundësia e diskutimit dhe shtjellimit të problemeve ekonomike me profesorët në Riinvest janë udhërrëfyes në gjetjen e alternativave më të mira në punën time të përditshme..

    Adonis Habibi – Specialist i bazave të të dhënave, Policia e Kosovës – Prishtinë

    Duke qenë adhurues i teknologjisë në përgjithësi, dëshira për të bërë një karrierë të mirë dhe interesimi i programit që posedonte, konsiderova se kolegji “Riinvest” do të ishte një zgjidhje e përshtatshme për të vazhduar karrierën, prandaj zgjodha drejtimin “Shkenca kompjuterike”.Pasi filluan studimet, unë pata kënaqësinë të vijoj ligjëratat në këtë kolegj, për shkak se ishte një program më i mirë nga ai që e prisja dhe pata fatin të njoh studentë të shkëlqyer, të cilët punonin në kompani të ndryshme, dhe të shkëmbejë përvoja me ta në projekte të rëndësishme, nga të cilat unë personalisht kam përfituar shumë gjatë studimeve. Më konkretisht në planifikimin prej fazës së specifikimit të kërkesave, zhvillimin, testimin etj, e deri tek implementimi i projekti dhe më në fund dokumentimi në mënyrë profesionale i atij projekti. Të diplomosh në një kolegj të mirë kualitativ si “Riinvest”, të shpie në një rrugë të sigurtë për ta gjetur një vend pune të mirë, e pastaj varet nga vet individi se sa është në gjendje të vazhdojë të ndërtoj karrierën më tutje. Falenderoj kolegjin dhe profesorët në përgjithësi për përkrahjen e tyre gjatë këtyre viteve.

    Besmir Kuqi- Administrator i sistemit IT, 3CIS

    Ligjëratat janë në nivel të lartë, aplikohen metodat më të reja në mësimdhënie. Stafi administrativ e Profesorët janë dashamirës, me moshë të re, të përkushtuar dhe shumë profesional. Jam i kënaqur me njohuritë e fituara në Riinvest, sepse më kanë ndihmuar në zhvillimin e karrierës sime.

    Kastriot Ajeti – Udhëheqës i ekipt, IOM

    Reputacioni i shkëlqyeshëm i këtij institucioni është ajo që më ka tërhequr më shumë në përzgjedhjen e Kolegjit Riinvest për studimet e nivelit Master në Tregje Financiare dhe Banka. Periudha gjatë studimeve dhe pas tyre shënojnë një periudhë gjatë së cilës fillon karriera profesionale, dhe një pjesë e konsiderueshme të suksesit të arritur gjatë këtyre viteve ia atribuoj Kolegjit Riinvest.

    Migjen Kukaj-Menaxher i Financave dhe Administratës, Interantional Federation of Red Cross

    Koha e kaluar në studimet Master në Kolegjin “Riinvest” ishte mundësi e mirë e të fituarit të dijes dhe përvojës profesionale, e cila sot dyshoj se ofrohet në Kolegjet tjera të vendit. Përvoja e fituar më ka mundësuar aftësim dhe zhvillim të mëtejmë profesional në fushën e kërkimeve shkencore.

    Ylli Qarkaxhija – Menaxher i Projektit, PBC

    Gjatë studimeve në Riinvest, e gjithë pjesa teorike është shtjelluar në mënyrë praktike, dhe brenda tre viteve të studimeve mësimdhënësit kanë insistuar në zhvillimin tonë praktik dhe them që është i vetmi Kolegj. Mësimdhënësit tanë ligjërojnë edhe në Perëndim, andaj përveç zhvillimit tim si programer jam zhvilluar edhe në menaxhim të projekteve softuerike. Diplomova me zhvillimin e suksesshëm të sistemit për importim të transaksioneve bankare GIRO për Kolegjin Riinvest dhe pastaj u punësova në kompaninë për zhvillim softueri ‘pbc’.

    Për të publikuar storien apo profilin tuaj për publikim dërgoni profilin apo storien tuaj në
    karriera@riinvest.net

  • Shërbimet

    Shërbimet dhe bursat për Alumnit tanë

    Nëse ju keni diplomuar në studimet themelore në njërën nga programet e kolegjit tonë, ju do të përfitoni bursë për studimet post-diplomike.

    Anëtarësimi në Bibliotekë dhe Shërbimet e IT

    Ju mund të mbani anëtarësimin tuaj në shërbimet e bibliotekës dhe ato të IT edhe pas diplomimit. Për t’ju mundësuar shfrytëzimin e bibliotekës fizike dhe elektronike të kolegjit si dhe sistemin MyRiinvest ju do të paguani një shumë modeste për anëtarësimin tuaj vjetor në këto shërbime.

    Këshillimi për Karrierë

    Zyra e Karrierës është në dispozicionin tuaj për të ju këshilluar dhe udhëzuar në lidhje me punësimin, zgjedhjet e karrierës apo studimeve të mëtutjeshme, programet e trajnimeve si dhe alternative të tjera për zhvillim te mëtutjeshëm profesional.

    Ndërlidhja e akademisë më biznesin

    Riinvesti është partner në projektin EUFORIA (Entrepreneurial Universities for Industry Alliances) në kuadër të së cilit janë duke u fuqizuar lidhjet e akademisë me ato të biznesit e tregut të punës.

    Për më shumë informata: www.euforia-kosovo.com

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

www.riinvest.net / info@riinvest.net

tel : 038 224 322