×

APLIKO ONLINE PËR RIINVEST

  • Zyra e karrierës

    Në përputhje me rekomandimet e strategjisë së re për orientim në karrierë – e hartuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe bazuar në planin aksional vjetor Zyra e Karrierës është funksionalizuar tërësisht në vitin 2015 me stafin e saj të trajnuar në mënyrë profesionale në kuadër të projektit të Komisionit Evropian EUFORIA (Entrepreneurial Universities for Industry Alliances).

     Zyra e Karrierës së Riinvestit kryesisht fokusohet në:

    • Identifikimin e mungesës së shkathtësive dhe ballafaqimi me to
    • Bashkëbisedimi me studentët për zgjedhjet e tyre në karrierë ose arsimim
    • Ndërtimi i aksion planeve për punësimin, trajnimin, arsimimin e tyre dhe gjetja e mënyrave se si ata t’i arrijnë këto objektiva
    • Hulumtimin e alternativave për zgjedhjet e tyre të karrierës dhe ndërlidhja e tyre me organizatat mbështetëse e këshilldhënëse si dhe këshillimi i studentëve në lidhje me burimet potenciale të kurseve e trajnimeve ose kualifikimeve relevante dhe gjetja e fondeve në dispozicion
    • Ofrimin e mbështetjes për përgatitjen e CV-ve, dosjet e aplikimit të punës, trajnimi i teknikave intervistuese
    • Vendosja e studentëve në programet e praktikës
    • Mbajtja e sesioneve të këshillimit dhe prezentimeve në aspektin e karrierës dhe çështjeve që lidhen me zhvillimin profesional të studentëve.

    Duke parë rëndësinë e shkathtësive praktike dhe kërkesave të tregut të punës, Zyra e Karrierës rregullisht organizon vizita industriale studimore tek rrjeti i kompanive partnere përbërë nga kompanitë prodhuese, korporatat dhe bizneset.

    Financuar nga projekti EUFORIA, shpalljet për programet e praktikave për studentë bëhen në mënyrë tërësisht të digjitalizuar falë softuerit të lansuar së fundi i cili bashkon tre akterët kryesorë (Studentët, rrjetin e bizneseve partnere dhe Zyrtarin e Karrierës) për realizimin e suksesshëm të praktikave në kohë reale dhe në përputhje me dinamikat e zhvillimeve të tregut të punës.

    Ndërkaq, vendosja e studentëve në praktikë bëhet në disa segmente: Në kuadër të plan-programeve mësimore të lëndëve, në baza vullnetare si dhe si obligim kontraktual i studentëve me bursa meritore studimet e të cilëve financohen nga Riinvesti dhe bizneset.

    Ekspozimi i studentëve ndaj tregut real të punës dhe pasqyrimin e tyre për aplikimin e profesionit pas diplomimit bëhet duke ftuar ligjerues mysafirë- personalitete të spikatura nga industri specifike dhe me prapavijë profesionale që sjellin para studentëve eksperiencat reale të profesionit të tyre.

    Përveq tjerash, Zyra e Karrierës gjithashtu ofron mbështetjen dhe këshillimin e studentëve të programeve të shkëmbimit, duke i asistuar ata që të bëjnë zgjedhjet e duhura për aplikime në universitetet partnere.

    Gjithashtu, bazuar në kërkesat e studentëve dhe në rezultatet e anketimit për mbulimin e shkathtësive kruciale që janë kriter për inkuadrimin e studentëve në tregun e punës qoftë edhe para diplomimit në mënyrë periodike ofrohen kurse dhe trajnime shtesë (Përgatitja e CV-së, Përgatitja e letrës së motivimit, trajnimi për shkathtësi intervistuese për punësim, përgatitja e profilit online ne LinkedIn, kurse të gjuhës angleze si dhe kurse për kompjuterë).

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

www.riinvest.net / info@riinvest.net

tel : 038 224 322