×

APLIKO ONLINE PËR RIINVEST

  • Klubi i Programerëve

    Bazohet në dy aspekte kryesore: Aspekti i parë është që anëtarësia në këtë klub do t’i ndihmojë studentët në kuptim të programimit. Ndërkaq, aspekti i dytë ka të bëjë me teknologjitë e reja në inxhinierinë softuerike ku studentët bëjnë hulumtim ose program jashtë kurrikulës brenda lëndës pra jashtë planprogramit të studimeve.
  • Klubi i Ndërmarrësisë

    I dedikuar kryesisht për studentët që kanë interes të merren me zhvillimin e biznesve, krijimin menaxhimin dhe zhvillimin e biznesve duke përfshirë aspektet e tregut, teknologjisë e financave. Pra, shtjellohet ecuria e krijimit të planit të biznesit, mbajtja e të dhënave të kontabilitetit, regjistrimi i biznesit/ndërmarrjes e deri te përllogaritja e kthimit të investimit- fitimit- në këtë klub do të shprehen idetë dhe propozimet e ndërmarrësve të ardhshëm.
  • Klubi i Gazetarisë (Riinvest News)

    Studentët me shkathtësi të gazetarisë dhe të tjerët që kanë hobi të shkruajnë artikuj hulumtues në një fenomen apo temë të caktuar duhët të anëtarësohen në këtë klub. Studentët e këtij grupi do të botojnë tema nga fusha të ndryshme (ekonomi, socio-politikë, arsim, shkencë, tekologji, IT etj) dhe do t’i botojnë artikujt e tyre në një revistë elektronike.
  • Klubi i Sportit

    Më qëllim të zhvillimit të aktiviteteve sportive si dhe socializimit e argëtimit mes studentëve Kolegji Riinvest do të organizojë aktivititete nga fusha e sportit. Turnir në futboll, basketboll, volejboll, maratona me dedikime të ndryshme dhe aktivitete të tjera të ngjashme.
  • Klubi i Eventeve

    Në kuadër të këtij klubi hyjnë organizimet që kanë të bëjnë më argëtimin e studentëve. Ky klub mirret me organizimin e ceremonive të ndryshme siç janë ceremonitë dhe festat e tjera të ndryshme, movie nights, karaoke nights, shëtitjet dhe vizitat studimore.
  • Klubi i Forumit Ekonomik

    Riinvesti ka krijuar traditën dhe reputacionin e të qenit institucion elitar për studime të ekonomisë dhe hulumtime shkencore në këtë fushë. Së paku një herë në muaj, në sallën e konferencave afër bibliotekës së Riinvestit, do të organizohen forume te hapura, diskutime, debate me një tematikë aktuale në fushën e ekonomisë. Paneli do të përbëhet nga ekspertët e Riinvestit dhe institucioneve tjera dhe njohësit e kësaj fushe.
  • Klubi i Matematikës

    Klubi i Matematikes është krijuar për të ndihmuar studentët të përmirësohen në matematikën për inxhinierë te softuerit.   Klubi gjithnjë kërkon entuziastët e matematikës të gatshëm për të ndare njohuritë e tyre në matematikë përmes ushtrimeve për të mirën e të gjithë studenteve.

    Klubi i Matematikes mbahet në ambientet e Kolegjit Riinvest dhe udhëhiqet nga studenti i shquar në Matematikë që zgjedhur nga ligjëruesi i Matematikës nga brezi aktual për vitin e ardhshëm. Studenti udhëheqës identifikon koleget, të cilët i ndihmojnë në planifikimin dhe ndarjen e punës.   Klubi është një rrjet që përfshin studentë të rinj të cilët kanë frikë nga matematika që tejkalojnë atë nëpërmjet ushtrimeve aplikative ne inxhinieri softuerike.

    "Mos u shqetësoni për vështirësitë tuaja në Matematikë. Unë mund t'ju siguroj se mijat janë akoma më të mëdha. " Albert Einstein

  • Klubi i Aktiviteteve Vullnetare

    Është bërë tashmë traditë që studentët e Riinvestit të organizohen në disa periudha gjatë vitit për të qenë pjesë e projekteve dhe aktiviteteve me vetë-iniciativë në ndihmë të njerëzve në nevojë. Këtij klubi, qëllimi kryesor i të cilit është realizimi i aktiviteteve të bamirësisë çdo vit të ri po i bashkëngjiten anëtarë të rinj duke sjellur ide dhe aktivitete të reja.
  • Riinvest Coders Hub

    Mirë se vini në klubin Riinvest Coders Hub.   Klubi u krijua në 2012 nga prof. Naim Hoxha, me qëllim të promovimit të inxhinierisë softuerike, ashtu qe studentët më të mirë të Riinvestit të vitit të dytë dhe të tretë në Shkencat Kompjuterike – Inxhinierisë Softuerike te jenë tutorët e nxënësve të klasës së 12-të.   Natyrisht tutorët sqarojnë siç ju duket tani Programimi pas vendimit për t’u marre me te sepse ishin në të njëjtën pozite për te marre vendimin për studime 2-3 vjet më parë.   Modulet janë dizajnuar dhe monitorohen nga profesorët e programimit.   Mësimdhënia bazohet në programim përmes kompjuterit ne projekte praktike ku arritjet teknike, vizuale dhe përmbajtja vlerësohet dhe shpërblehet me bursa.
    Studentët e ardhshëm përmes punës dhe përparimit të tyre mund të shpjegojnë dhe bashkëpunojnë ne programe, projekte të ndryshme dhe mësime.   Në këtë mënyrë ata vazhdimisht rrisin kapacitetin e tyre, punën në grup dhe promovojnë veten përmes konkurrencës.
    Klubi Riinvest Coders Hub është i fokusuar për promovim te përdoruesve dhe ua jep një platformë të shkëlqyeshme entuziastëve të kodimit për tu bere profesionistë në të ardhmen, por fillimisht duke mësuar bazat e inxhinierisë softuerike, duke përfituar nga kritika konstruktive, audienca adekuate dhe feedback i menjëhershëm.

     "Biseda eshte falas,  Trego kodin."
    - Linus Torvalds

  • Inkubator Biznesi

    Duke filluar nga viti akademik 2016/2017 në Riinvest ka filluar të funksionoj projekti Riinvest Inkubator i Bizneseve (RIIB).

    Inkubatori i biznesit  ka për qëllim  zhvillimin e shkathtësive ndërmarrëse  nëpërmjet mbështetjes së hershme  të ideve të studentëve  për  biznese që lansojnë produkte dhe shërbime me vlerë të lartë shtuese.

    Do te stimulojnë krijimin e bizneseve nga vetë studentët e Riinvest nga fusha e teknologjisë së informacionit dhe sektorët e tjerë.  RIIB do tu mundësojë studentëve që ti zbatojnë dhe bëjnë reale idetë e tyre ndërmarrëse me mbështetjen e plote te stafit te Riinvestit.

    Te gjithë studentët e Riinvestit dhe studentët e programeve të Universitetit Staffordshire pranë Riinvestit që kanë ide biznesi dhe vullnet për tu bashkangjitur në bashkëpunim me studentët që tanimë kane shpallur idenë e biznesit tek RIIB konkurrojnë si grupe te pavarura.

    "Vlera e një ideje qëndron në përdorimin e saj."

    - Thomas Edison, bashkë-themelues i General Electric

Statistikat

Rekomandojn Riinvestin

100%

Të ardhura vjetore mbi 6000 Euro

86%

Të punësuar në profilin e tyre

82%

Të punësuar në sektorin privat

77%

Të punësuar në sektorin publik

23%

Vazhdojnë studimet master në Riinvest

60%


KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

www.riinvest.net / info@riinvest.net

tel : 038 224 322