×

APLIKO ONLINE PËR RIINVEST

  • Ekonomiku

    A jeni kureshtarë që të mësoni se si funksionon bota, si vendosen çmimet, pse disa vende janë më të pasura e disa më të varfra, pse disa marrin paga më të larta e disa më të ulëta, sa vende pune hapen në vit, pse çmimet lëvizin, si krijohen firmat dhe sa prodhojnë ato, si funksionojnë bankat, sa para qarkullojnë në ekonomi, si qarkullojnë mallrat nëpër botë?

    Nëse po, atëherë ju definitivisht duhet t’i konsideroni studimet e ekonomisë në Riinvest.

    Çështjet ekonomike që i përmendëm më lart janë gjithmonë prezente në jetën tonë të përditshme, ju vazhdimisht dëgjoni për to, lexoni për to dhe jeni në kontakt me to. Përmes shkencës së ekonomisë, ne ekonomistët mundohemi t’i analizojmë, kuptojmë dhe t’u japim përgjigje apo zgjidhje këtyre pyetjeve apo problemeve.

    Në vitin e parë, studentët tanë kalojnë nëpër mësime gjenerale të ekonomisë, të cilat krijojnë një bazë të fortë të dijeve ekonomike. Lëndët më të rëndësishme në fillim të studimeve të ekonomisë janë: Mikroekonomia, Makroekonomia, Statistika dhe Matematika.

    Konceptet e studiuara në këto katër lëndë do të shfrytëzohen si bazë në të gjitha studimet e mëtutjeshme të ekonomisë dhe menaxhimit.

    Në vitin e dytë, dhe posaçërisht në vitin e tretë, studentët tanë do të kenë mundësinë të specializohen në drejtime të ndryshme, sipas dëshirës dhe interesit të tyre. Përvoja jonë me studentët e ekonomisë na ka treguar se ata shpejt mishërohen me studimin e ekonomisë. Kjo për arsyen se shkenca e ekonomisë është një kombinim perfekt në mes të numrave dhe fjalëve, problemeve konkrete dhe eseve, kalkulimeve dhe interpretimeve. Studentët tanë gjatë studimeve të ekonomisë e kanë mundësinë të ndërtojnë modele të ndryshme ekonomike dhe t’i testojnë ato, por gjithashtu edhe t’i analizojnë e kritikojnë modelet e ndërtuara deri më tani nga autorë të ndryshëm.

    Duke studiuar ekonominë në Riinvest ju do të jeni në gjendje:

    • Të adresoni probleme ekonomike lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
    • Të komunikoni çështje komplekse ekonomike në mënyrë efektive
    • Të aplikoni metoda kuantitative dhe kualitative në hulumtimet tuaja
    • Të analizoni probleme makroekonomike dhe mikroekonomike
    • Të hulumtoni dhe të zgjidhni probleme ekonomike e menaxheriale.


    Më shumë rreth programeve >

  • Shkenca Kompjuterike

    Sot bota lëviz me shpejtësinë e përparimit të teknologjisë informative.

    Bëhu pjesë e kësaj lëvizje, bëhu udhëheqës i përparimit të shkencave kompjuterike.

    Çfarë është saktësisht shkenca kompjuterike?

    Shkenca kompjuterike është shkenca e përdorimit të kompjuterëve për t’i zgjidhur problemet. Kryesisht kjo përfshin aplikacione softuerike (programe kompjuterike) dhe adresimin e pyetjeve themelore shkencore në lidhje me natyrën e llogaritjeve, por gjithashtu përfshin shumë aspekte të pajisjeve harduerike dhe arkitekturës së sistemeve të mëdha kompjuterike që formojnë infrastrukturën e ndërmarrjeve komerciale dhe të qeverive. 

    Shkenca kompjuterike është e bazuar rreth parimeve që mbështesin krijimin e aplikacioneve të përmendura softuerike, për përdorimin e algoritmeve në lojërat kompjuterike, ka të bëjë me teknologjinë që e mundëson internetin si dhe me arkitekturën e pajisjeve kompjuterike. Shkenca kompjuterike mund të studiohet në mënyra të ndryshme, si:

    • Nga ana teorike, që nënkupton me laps e letër për çështje elementare
    • Nga ana praktike, që nënkupton krijimin e programeve në kompjuter, nga ana ekipore bashkëpunuese apo individuale, duke bërë hulumtime në zgjidhjen e problemeve.
    • Profilet tona e kanë kombinimin 50-50 midis qasjes teorike dhe punës praktike.

    Çfarë është teknologjia e informacionit (TI) dhe si është e ndryshme nga shkenca kompjuterike?

    Përderisa shkenca kompjuterike është një term më preciz i një fushe të studimit, teknologjia e informacionit (TI) është një term më i gjerë. Bota komerciale e përdor termin TI (anglisht IT) në një shumëllojshmëri kontekstesh, në përgjithësi për të përshkruar “çkado që ka të bëjë me kompjuterë”.

    Çfarë është software?

    “Inteligjenca e kompjuterit” qëndron në software dhe vështirësia e krijimit të softuerit të besueshëm dhe inteligjent e ka bërë këtë disiplinë të re të shkencave kompjuterike të aplikueshme në lëmi të ndryshme. 

    Sistemet softuerike tani përshkojnë pothuajse të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë argëtimin (dinosaurët e gjeneruar në filmin Jurassic Park), sistemet e kontrollit të misioneve kritike (fabrika, robotë, aeroplanë, etj.), sistemet e informacionit (bankat, faqet e internetit, bazat e të dhënave mjekësore, sistemet qeveritare) dhe mjete të hulumtimit (simulatorët e tërmetit, softuer për dizajnimin e barnave, bazat e të dhënave në astronomi).

    Çka është programimi?

    Programimi është përpjekje intelektuale për të krijuar programe softuerike. Këtu gërshetohen të menduarit (dizajnimi, analiza), kodimi (përkthimi i një dizajni në urdhëra duke përdorur një gjuhë programimi si C#, ASP ose Java) dhe testimi (softueri i nënshtruar një grupi të testeve për t’u siguruar që punon si duhet). Programimi ndërlidhet edhe me lëmitë, si matematika (të menduarit analitik), të shkruarit (me qartësi për të treguar një histori), inxhinieria (ndërtimin e softuerit më të madh nga njësi/module më të vogla softuerike) dhe arti (kreativiteti në veprim përmes pamjes).

    Shkencat Kompjuterike në Riinvest

    Në Riinvest, ju mund të mësoni se si janë ndërtuar kompjuterët (arkitekturë e kompjuterëve), parimet e rëndësishme për “infrastrukturën” e sistemeve softuerike (sistemet operative, bazave të të dhënave), të studioni algoritme dhe të mësoni se si të krijoni tuajat, mësoni se si përkthehet gjuha programuese, studioni rrjetet kompjuterike, grafikën, pajisje mobile, etj.

    Më shumë rreth programeve >

100

e të diplomuarve tanë do ta rekomandonin Kolegjin Riinvest tek të tjerët

86

e alumnive të Riinvestit kanë të ardhura vjetore mbi 6000 euro

82

e të diplomuarve tanë janë të punësuar në profilin e studimit të tyre në Riinvest

77

e të diplomuarve tanë janë të punësuar në sektorin privat dhe

23

e të diplomuarve tanë janë të punësuar në sektorin publik

60

e të diplomuarve tanë kanë vazhduar studimet master në RIINVEST

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

www.riinvest.net / info@riinvest.net

tel : 038 224 322