×

APLIKO ONLINE PËR RIINVEST

  • Laboratoret

    Kolegji Riinvest, është i pajisur me dy laboratorë dhe një dhomë për programerët e rinjë, me pajisje të teknologjisë së fundit dhe të brendeve më të njohura botërore siç janë: APPLE, DELL, HP etj. Kompjuterët janë të tipit AIO-AllInOne me procesorët e gjeneratës së fundit dhe me hapësirë të mjaftueshme që studentët të ruajnë projektet e tyre në to, duke mos lënë anash grafikën e tyre e cila është e dedikuar dhe është mjaftueshëm e mirë për të zhvilluar softuerë nga më të komplikuarit si dhe lojëra kompjuterike. Më e mira nga të gjitha është se laboratorët tanë si dhe dhoma e programerëve janë të qasshëm 24 orë në shtatë ditë të javës.

    Në fushën e Shkencës së kompjuterikes dhe të ekonomisë, studentët tanë shpenzojnë pjesë të konsiderueshme të  kohës së tyre duke bërë një gamë të gjerë të praktikave apo punës me kompjuter nëpër laboratorë. Në Riinvest, mësimi është më të vërtetë shumë më shumë
    përfshirës ose duke ofruar pjesëmarrje aktive dhe më pak teorike, prandaj laboratorët tanë janë dizajnuar dhe kompletuar në atë mënyrë që tu ofrojnë studentëve qasje në teknologjinë e fundit të pajisjeve harduerike dhe programeve të fundit në inxhinierinë kompjuterike.
    Këtu, studentët tanë kanë hapësirën e nevojshme për të shprehur talentin e tyre dhe për të përmbushur nevojat që kërkohen nga Kolegji.

    Varësisht nga disiplina në të cilën ata studiojnë dhe lënda, qëllimet mund të ndryshojnë por ato në përgjithësi përfshijnë këto:

    • U ofrojnë një mundësi për te aplikuar dhe hulumtuar njohuritë nga konceptet dhe teoria,
    • Për të zhvilluar një gamë të gjerë të teknikave dhe qasjeve,
    • Për të përmirësuar shkathtësitë në përmbledhjen, analizën, interpretimin dhe prezantimin e të gjeturave dhe të dhënave që i posedojnë,
    • Për të praktikuar shkathtësitë profesionale, siç janë zgjidhja e problemeve, puna në grupe, mbikëqyrja dhe të tjera,
    • Mësojnë se si t’i menaxhojnë burimet që i posedojnë, duke përfshirë edhe kohën,
    • Bëjnë punë më efektive dhe më të sigurte brenda Kolegjit duke shfrytëzuar mundësitë që u ofrohen në të gjithë objektin.

    Në shumicën e lëndëve, ligjëratat dhe ushtrimet janë të planifikuara në atë se teoria mund të shpjegohet në ligjërata dhe të aplikohet apo testohet gjatë ushtrimeve. Prandaj është e rëndësishme që të kuptoni se një klasë e ushtrimeve është projektuar në atë mënyrë që të plotësojë materialin që është prezantuar gjatë ligjëratave.

     Vlera e lartë e vendosur në aftësitë e mësuara në laboratorë dhe në kohën që ju praktikoni gjatë dhe pas mësimit shkon përtej kursit tuaj universitar. Punëdhënësit e ardhshëm do të jenë shumë të interesuar në aftësitë që ju mund të shfaqni nga të qenit aktiv në klasat dhe praktikat laboratorike, si dhe njohuritë dhe të kuptuarit që keni arritur gjatë shkollimit tuaj.



KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

www.riinvest.net / info@riinvest.net

tel : 038 224 322