×

APLIKO ONLINE PËR RIINVEST

MENAXHIM BIZNESI

Ky program është strukturuar që të ofrojë njohuri dhe shkathtësi për punë, duke krijuar parakushte për fleksibilitet në karrierë dhe mësim të vazhdueshëm.

Studentët marrin dije nga ekonomiksi, matematika, statistika, financat, kontabiliteti, menaxhmenti dhe marketingu, ndërkaq në profile me module të obligueshme dhe zgjedhore zhvillojnë shkathtësitë që i bëjnë me përparësi konkurruese në tregun e punës, si për shembull certifikimi për kontabilitet, Microsoft Office, planifikim biznesi dhe menaxhim të projekteve.

Të diplomuarit e këtij programi kanë mundësi të zgjedhin për t’u punësuar në organizata publike apo private, vendore dhe ndërkombëtare dhe në institucionet e tjera siç janë: Institucionet qeveritare, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Financave, Enti i Statistikave të Kosovës, institucionet hulumtuese, financiare, bizneset si (kontabilitet, marketing, menaxher), bankat dhe institucionet financiare si: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore e Kosovës.

Në kuadër të programit BA Menaxhim Biznesi ofrohen tri profile:

Analizë Ekonomike për Biznes,

Menaxhment dhe Marketing, dhe

Banka, Financa dhe Kontabilitet.

Të gjitha profilet janë të dizajnuara në përputhshmëri të plotë dhe të drejtpërdrejtë me programin. Studentët e të gjitha profileve, në vitin e parë mësojnë lëndët e njëjta, ndërsa në vitin e dytë, në semestrin e katërt fillon profilizimi, varësisht nga përcaktimi personal i studentëve. Në këtë vit ofrohen lëndët nga profilet përcaktuese, që pastaj në vitin e tretë studentët thellohen dhe specializohen në profilet e tyre të përcaktuara. Viti i tretë ofron lëndët specifike të profilit dhe studentët kanë mundësi të përfitojnë njohuri të detajuara në profilin e tyre. Me përfundimin e këtij programi, studentët mund të vazhdojnë studimet master në Riinvest ose në institucionet e tjera vendore apo ndërkombëtare.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit studentët do të jenë në gjendje:

  • Të përgatisin raporte për analiza në fushat që adresohen me profilet përkatëse, në të cilat demonstrojnë njohje të mjedisit ekonomik, ecurive dhe fenomeneve ekonomike në nivel makro dhe mikro
  • Për të vazhduar studimet master
  • Të komunikojnë efektivisht me gojë dhe me shkrim duke përdorur metoda, teknika dhe teknologji të ndryshme të prezantimit
  • Të punojnë të pavarur dhe në grup me përgjegjësi dhe iniciativë për t’i kryer detyrat me kohë dhe efikasitet.
  • T’i artikulojnë në mënyrë kritike argumentet logjike dhe të arsyetuara, duke marrë parasysh idetë dhe pikëpamjet e të tjerëve dhe t’i sintetizojnë këto pikëpamje të ndryshme (mendimi kritik)
  • Të reflektojnë dhe ndërmarrin veprime në lidhje me zhvillimin e tyre personal për studime dhe karrierë të mëtutjeshme.

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

www.riinvest.net / info@riinvest.net

tel : 038 224 322