×

APLIKO ONLINE PËR RIINVEST

Shkenca Kompjuterike

Programi Shkenca Kompjuterike ofron themelet teorike, veglat, shkathtësitë dhe punën praktike të nevojshme për një inxhinieri softueri në realitetin e sotëm kompleks të zhvillimit teknik dhe ekonomik.

Në kuadër të programit Shkenca Kompjuterike Inxhinieria Softuerike ofrohen katër profile:

  1. Inxhinieri Softuerike
  2. Programimi për Pajisje Mobile dhe cloud
  3. Menaxhimi i Bazave të të Dhënave
  4. Menaxhimi i Rrjeteve

Të gjitha profilet janë të dizajnuara në përputhshmëri të plotë dhe të drejtpërdrejtë me programin. Studentët e të gjitha profileve, në vitin e parë mësojnë lëndët e njëjta, ndërsa në vitin e dytë, në semestrin e katërt fillon profilizimi, varësisht nga përcaktimi personal i studentëve. Në këtë vit ofrohen lëndët nga profilet përcaktuese që pastaj në vitin e tretë studentët edhe me tej thellohen dhe specializohen në profilet e tyre të përcaktuara. Me përfundimin e këtij programi, studentët mund t’i vazhdojnë studimet master në Riinvest ose në institucionet e tjera vendore apo ndërkombëtare.

Ky program gjithashtu inkurajon dhe mbështet:

  • Angazhimin e përbashkët të studentëve dhe stafit të kolegjit në zhvillimin më të hovshëm të shoqërisë kosovare në përgjithësi dhe ekonomisë në veçanti.
  • Identifikimin e Kolegjit si burim i kuadrove të aftë, të specializuara dhe të gatshme për realizimin e detyrave që nga dita e parë e punësimit.
  • Identifikimin e Kolegjit si burim i kuadrove të shkolluara në pajtim me trendët dhe kërkesat aktuale si në vend ashtu edhe jashtë.
  • Identifikimin e Kolegjit si burim i kuadrove të cilët i kërkon industria edhe pa diplomuar.

Programi Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike ofron themelet teorike, veglat, shkathtësitë dhe punën praktike të nevojshme për një inxhinieri softueri në realitetin e sotëm kompleks të zhvillimit teknik dhe ekonomik. Ky program është strukturuar që të ofrojë njohuri dhe shkathtësi për punë dhe studime të mëtejme, konkurrente në tregun vendor e ndërkombëtar, duke krijuar parakushte për fleksibilitet në karrierë dhe mësim të vazhdueshëm.

Studentët marrin dije nga matematika, programimi, algoritmet, rrjetet, bazat e të dhënave, menaxhim të projekteve, etj., ndërkaq në profile me module të obligueshme dhe zgjedhore zhvillojnë shkathtësitë që i bëjnë me përparësi konkurruese në tregun e punës, si për shembull programim për pajisje mobile, menaxhim e bazave të të dhënave apo siguri të administrimit të rrjeteve.

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

www.riinvest.net / info@riinvest.net

tel : 038 224 322