yll_dushi

Ylli Dushi- Udhëheqës i kontrollit financiar dhe SIM, Pro Credit Bank

Ajo që më ndihmoi në ngritjen time profesionale, ishte përgatitja akademike e fituar gjatë studimeve Master në drejtimin Menaxhment në Riinvest. Mundësia e diskutimit dhe shtjellimit të problemeve ekonomike me profesorët në Riinvest janë udhërrëfyes në gjetjen e alternativave më të mira në punën time të përditshme..

adonis_habibi

Adonis Habibi – Specialist i bazave të të dhënave, Policia e Kosovës – Prishtinë

Duke qenë adhurues i teknologjisë në përgjithësi, dëshira për të bërë një karrierë të mirë dhe interesimi i programit që posedonte, konsiderova se kolegji “Riinvest” do të ishte një zgjidhje e përshtatshme për të vazhduar karrierën, prandaj zgjodha drejtimin “Shkenca kompjuterike”.Pasi filluan studimet, unë pata kënaqësinë të vijoj ligjëratat në këtë kolegj, për shkak se ishte një program më i mirë nga ai që e prisja dhe pata fatin të njoh studentë të shkëlqyer, të cilët punonin në kompani të ndryshme, dhe të shkëmbejë përvoja me ta në projekte të rëndësishme, nga të cilat unë personalisht kam përfituar shumë gjatë studimeve. Më konkretisht në planifikimin prej fazës së specifikimit të kërkesave, zhvillimin, testimin etj, e deri tek implementimi i projekti dhe më në fund dokumentimi në mënyrë profesionale i atij projekti. Të diplomosh në një kolegj të mirë kualitativ si “Riinvest”, të shpie në një rrugë të sigurtë për ta gjetur një vend pune të mirë, e pastaj varet nga vet individi se sa është në gjendje të vazhdojë të ndërtoj karrierën më tutje. Falenderoj kolegjin dhe profesorët në përgjithësi për përkrahjen e tyre gjatë këtyre viteve.o.

besmir_kuqi

Besmir Kuqi- Administrator i sistemit IT, 3CIS

Ligjëratat janë në nivel të lartë, aplikohen metodat më të reja në mësimdhënie. Stafi administrativ e Profesorët janë dashamirës, me moshë të re, të përkushtuar dhe shumë profesional. Jam i kënaqur me njohuritë e fituara në Riinvest, sepse më kanë ndihmuar në zhvillimin e karrierës sime..

Kastriot-Ajeti

Kastriot Ajeti – Udhëheqës i ekipit, IOM

Reputacioni i shkëlqyeshëm i këtij institucioni është ajo që më ka tërhequr më shumë në përzgjedhjen e Kolegjit Riinvest për studimet e nivelit Master në Tregje Financiare dhe Banka. Periudha gjatë studimeve dhe pas tyre shënojnë një periudhë gjatë së cilës fillon karriera profesionale, dhe një pjesë e konsiderueshme të suksesit të arritur gjatë këtyre viteve ia atribuoj Kolegjit Riinvest.

Migjen Kukaj-Menaxher i Financave dhe Administratës, Interantional Federation of Red Cross

Koha e kaluar në studimet Master në Kolegjin “Riinvest” ishte mundësi e mirë e të fituarit të dijes dhe përvojës profesionale, e cila sot dyshoj se ofrohet në Kolegjet tjera të vendit. Përvoja e fituar më ka mundësuar aftësim dhe zhvillim të mëtejmë profesional në fushën e kërkimeve shkencore.

Ylli Qarkaxhija – Menaxher i Projektit, PBC

Gjatë studimeve në Riinvest, e gjithë pjesa teorike është shtjelluar në mënyrë praktike, dhe brenda tre viteve të studimeve mësimdhënësit kanë insistuar në zhvillimin tonë praktik dhe them që është i vetmi Kolegj. Mësimdhënësit tanë ligjërojnë edhe në Perëndim, andaj përveç zhvillimit tim si programer jam zhvilluar edhe në menaxhim të projekteve softuerike. Diplomova me zhvillimin e suksesshëm të sistemit për importim të transaksioneve bankare GIRO për Kolegjin Riinvest dhe pastaj u punësova në kompaninë për zhvillim softueri ‘pbc’.