Programi Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike ofron themelet teorike, veglat, shkathtësitë dhe punën praktike të nevojshme për një inxhinieri softueri në realitetin e sotëm kompleks të zhvillimit teknik dhe ekonomik.

Në kuadër të programit Shkenca Kompjuterike Inxhinieria Softuerike ofrohen katër profile:

1. Inxhinieri Softuerike
2. Programimi për Pajisje Mobile dhe cloud
3. Menaxhimi i Bazave të të Dhënave
4. Menaxhimi i Rrjeteve

Të gjitha profilet janë të dizajnuara në përputhshmëri të plotë dhe të drejtpërdrejtë me programin. Studentët e të gjitha profileve, në vitin e parë mësojnë lëndët e njëjta, ndërsa në vitin e dytë, në semestrin e katërt fillon profilizimi, varësisht nga përcaktimi personal i studentëve. Në këtë vit ofrohen lëndët nga profilet përcaktuese që pastaj në vitin e tretë studentët edhe me tej thellohen dhe specializohen në profilet e tyre të përcaktuara. Me përfundimin e këtij programi, studentët mund t’i vazhdojnë studimet master në Riinvest ose në institucionet e tjera vendore apo ndërkombëtare.

Ky program gjithashtu inkurajon dhe mbështet:

  • Angazhimin e përbashkët të studentëve dhe stafit të kolegjit në zhvillimin më të hovshëm të shoqërisë kosovare në përgjithësi dhe ekonomisë në veçanti.
  • Identifikimin e Kolegjit si burim i kuadrove të aftë, të specializuara dhe të gatshme për realizimin e detyrave që nga dita e parë e punësimit.
  • Identifikimin e Kolegjit si burim i kuadrove të shkolluara në pajtim me trendët dhe kërkesat aktuale si në vend ashtu edhe jashtë.
  • Identifikimin e Kolegjit si burim i kuadrove të cilët i kërkon industria edhe pa diplomuar.

Programi Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike ofron themelet teorike, veglat, shkathtësitë dhe punën praktike të nevojshme për një inxhinieri softueri në realitetin e sotëm kompleks të zhvillimit teknik dhe ekonomik. Ky program është strukturuar që të ofrojë njohuri dhe shkathtësi për punë dhe studime të mëtejme, konkurrente në tregun vendor e ndërkombëtar, duke krijuar parakushte për fleksibilitet në karrierë dhe mësim të vazhdueshëm.

Studentët marrin dije nga matematika, programimi, algoritmet, rrjetet, bazat e të dhënave, menaxhim të projekteve, etj., ndërkaq në profile me module të obligueshme dhe zgjedhore zhvillojnë shkathtësitë që i bëjnë me përparësi konkurruese në tregun e punës, si për shembull programim për pajisje mobile, menaxhim e bazave të të dhënave apo siguri të administrimit të rrjeteve.

REZULTATET E PRITURA

Të diplomuarit e këtij programi kanë mundësi të zgjedhin për t’u punësuar në organizata publike apo private, vendore dhe ndërkombëtare dhe institucione të tjera siç janë: Institucionet qeveritare, Kryeministria, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Financave, KEDS, bankat,
IPKO, Komtel, PBC Appdec, etj.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit studentët do të jenë në gjendje:

  • T’i kuptojnë, vlerësojnë dhe aplikojnë teknikat dhe metodat për t’i zgjidhur problemet e ndryshme nga
    menaxhimi deri te zhvillimi i proceseve të ndryshme informatike.
  • Vlerësimi dhe aplikimi i mjeteve të menaxhimit të projektit dhe teknikat përkatëse.
  • Njohja, vlerësimi dhe përdorimi i një serie gjuhësh programore për të mundësuar zhvillimin e sistemeve të
    ndryshme informatike
  • Njohja, vlerësimi dhe implementimi i metodave të zhvillimit të softuerit për të mundësuar krijimin e
    sistemeve të ndryshme informatike
  • Njohjen, kuptimin dhe aplikimin e algoritmeve dhe strukturave të të dhënave për të mundësuar realizimin
    më të suksesshëm të aplikacioneve të ndryshme
  • Njohjen dhe implementimin e metodave të ndryshme të testimit të softuerit dhe sigurimin e cilësisë maksimale
    të sistemeve të zhvilluara.
ID Course Name Duration Start Date
MENAXHIMI I RRJETAVE 3 vjet 1st October 2016
MENAXHIMI I BAZAVE TË TË DHËNAVE 3 vjet 1st October 2016
PROGRAMIMI PËR PAJISJE MOBILE DHE CLOUD 3 vjet 1st October 2016
INXHINIERI SOFTUERIKE 3 vjet 1st October 2016