Çdo student i regjistruar në Kolegjin Riinvest mund të marrë pjesë në programet e shkëmbimit ERASMUS +, Erasmus MUNDUS dhe Tempus.

SUNBEAM

SUNBEAM është një program shkëmbimi i ERASMUS MUNDUS që ka për qëllim të krijoj i mundësi për karrierë të studentëve, të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor përmes bashkëpunimit si dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Projekti ofron bursa të financuara plotësisht për studentë, hulumtues, staf akademik dhe administrativ nga vendet e Ballkanit Perëndimor në njërin prej vendeve të Unionit Evropian dhe anasjelltas.

TEMPUS CONSUS

Projekti TEMPUS CONSUS krijon bashkëpunim shkencor me qëllim të krijimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përkrahjen e inovacioneve. Nëpërmjet projektit fuqizohen lidhja dhe bashkëpunimi i institucioneve të arsimit të lartë, kërkimeve dhe praktikës duke promovuar mësimin e ndërsjellë për çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit dhe metodat për adresimin e tyre nëpërmjet punëtorive të strukturuara. Në këtë mënyrë përkrahet zhvillimi i kapaciteteve për mendimin sistematik dhe gjithëpërfshirës në institucionet e arsimit të lartë.

Në Kolegjin Riinvest krijohen mundësi për zhvillim të plotë profesional.

Screenshot (104)

Në kuadër të programeve ndërkombëtare, Kolegji Riinvest është fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm si koncept që kërkon balancimin mes çështjeve të ndërlidhura nga tre fusha: ekonomia, ambienti dhe shoqëria.

Në kuadër të Projektit TEMPUS CONSUS (Connecting Science Society Collaborations for Sustainable Innovations), Kolegji Riinvest ka krijuar bashkëpunime me institucione tjera të arsimit të lartë në Kosovë, Shqipëri dhe Evropë dhe ka promovuar, çështjet e mësimnxënies së përbashkët dhe inovacionit për zhvillim të qëndrueshëm.

Në kuadër të projektit, Kolegji Riinvest ka krijuar metoda të ndryshme të mësimdhënies dhe punëtorive të strukturuara të cilat mbështesin zhvillimin e kapaciteteve dhe sidomos zhvillimin e të menduarit sistematik dhe interdiciplinar. Mësimdhënësit kanë zhvilluar materiale të mësimdhënies të cilat përfshijnë grupe të ndryshme të interesit, temën e zhvillimit të qëndrueshëm si dhe forma të ndryshme dhe inovative të mësimdhënies.

http://consus-tempus.com/

Kolegji Riinvest ka siguruar programe për shkëmbimin e studentëve dhe stafit. Kolegji është pjesëmarrës në disa skema shkëmbimi.

Për shembull në kuadër të ERASMUS MUNDUS SUNBEAM stafi dhe studentët e Riinvestit janë përfitues të bursave të shkëmbimit për studime, hulumtime e trajnime në mbi 28 universitete në rajonin uni-adria për nivelin baçellor, master dhe studime të doktoratës.

Në kuadër të partneriteteve bilaterale ERASMUS + studentët dhe stafi mund të kalojnë një semestër në Universitetin Dubrovnikut në Kroaci si dhe Middle East Technical University në Ankara të Turqisë. Duke pasur parasysh se Riinvesti është i profilizuar në dy departamente, në kuadër të shkëmbimit, mesatarisht 10 studentë kalojnë një semester në universitetet partnere, kurse stafi inkuadrohet në kërkime, mësimdhënie dhe studime të dokotratës dhe post-doktoratës.

http://www.sunbeam.univpm.it/EN/

Si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar, Kolegji Riinvest çdo vjet organizon International Study Tour, një udhëtim studimor në kuadër të planprogramit të studimeve Masters of Business Administration me Universitetin Stafforshire, me ç’rast studentët vizitojnë një qytet evropian dhe 5 top kompanitë e tij në cilësinë e konsulentit ndërkombëtar. Përveq përvojës praktike, multikulturalizmit dhe përvojës së shkëmbyer në këtë projekt ata gjithashtu i japin një dimension ndërkombëtar zhvillimit të tyre profesional.

http://www.riinvest.net/Staffordshire/

EUFORIA

Përveç këtyre programeve, fokusimi i Riinvest në tre vjetët e ardhshëm është tek bashkëpunimi me Bizneset nëpërmjet Projektit Entrepreneurial Universities for Industry Alliances (EUFORIA). Rrjeti prej njëmbëdhjetë universiteteve europiane dhe vendore synon të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve dhe të ngrit kapacitetet për këtë qëllim në institucionet e arsimit universitar për të bashkëpunuar me bizneset.

Ky projekt, i pari në këtë fushë në Kosovë, përfshin 16 partnerë ku Kolegji Riinvest është i vetmi Kolegj privat që bashkëpunon me 5 universitete publike nga Kosova: Universitetin e Gjakovës (Fehmi Agani), Universitetin e Pejës (Haxhi Zeka), Universitetin e Gjilanit (Kadri Zeka, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës (Hasan Prishtina), Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, dhe pesë universitete evropiane Universiteti Staffordshire (Britani e Madhe), Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Munihut (Gjermani), Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universita Politecnica delle Marche (Ankona, Itali), Universiteti Nottingham Trent (Britani e Madhe).

Poashtu, përherë të pare përfshihen edhe ndërmarrjet vendore si Ujë Rugove, Hotel Dukagjini, Trepharm, Enrad si dhe dy organizata jo qeveritare ODA Ekonomike e Kosovës dhe Gratë në Biznes. Në këtë projekt mësimdhënësit dhe bizneset punojnë së bashku në përmirësimin e metodave të mësimdhënies dhe të mësuarit duke publikuar raste studimore në të cilat trajtohen analizat e kompanive vendore.

Këto raste studimore pastaj do të përdoren në plan programet universitare në mënyrë që studentët të mësojnë pjesët teorike në kontekstin Kosovar dhe ato njohuri pastaj të mund t’i aplikojnë me lehtësi në tregun e punës pas diplomimit.

http://euforia-kosovo.com/

Synimi kryesor i Kolegjit është që të diplomuarit të dallohen me njohuritë dhe shkathtësitë në fushën e tyre të studimit, shprehinë e punës dhe vlerat etike, përvojën ndërkombëtare, angazhimin në hulumtime si dhe me shkathtësitë ndërmarrëse dhe kontaktet me tregun e punës.