Bashkëpunimi me Universitetin Staffordshire

KOLEGJI RIINVEST KA PARTNERITET STRATEGJIK ME UNIVERSITETIN STAFFORDSHIRE (SU) TË BRITANISË SË MADHE. STAFFORDSHIRE UNIVERSITY KA NJË REPUTACION TË SHKËLQYESHËM NË KOSOVË POR EDHE NË SHUMË VENDE TË NDRYSHME KU KA PARTNERITETE.

Partneriteti me Universitetin Staffordshire u mundëson studentëve kosovarë që të studiojnë në Universitetin Staffordshire në Kolegjin Riinvest në Prishtinë. Universiteti Stafforsdshire ka bashkëpunim të ngjashëm edhe me disa universitete dhe institucione në Evropë dhe më gjerë

(http://www.staffs. ac.uk/partnerships/international)

Studentët e regjistruar në programet e Universitetit Staffordshire kanë mundësi të kalojnë një kohë të studimeve te cilido partner, me kusht që ata t’i heqin shpenzimet e jetesës dhe udhëtimit si dhe me kusht që të regjistrohen në program të ngjashëm.

Prej vitit 2009, Universiteti Staffordshire ofron programet e veta në kuadër të Riinvestit bazuar në  marrveshjen franshizë e cila organizon programet me të njejtin format, cilësi dhe rezultate si  në kampuset e Universitetit Staffordshire në Britaninë e Madhe. Studentët që diplomojnë në këto programe pajisen me diplomë të njohur ndërkombëtarisht të Universitetit Staffordshire. Universiteti Staffordshire ofron këto programe në Kolegjin Riinvest:

Programet Baçellor

  • BA (Hons) Menaxhim Biznesi dhe Ndërmarrësi
  • BA (Hons) Menaxhim Biznesi dhe Marketingu
  • BA (Hons) Menaxhim Biznesi dhe i Resurseve Njerëzore

Programet Master

  • Master në Administrim Biznesi (MBA)
  • Master në Administrim Biznesi –  I përgjithshëm
  • Master në Administrim Biznesi – Financa


Programet e mobilitetit

SECILI STUDENT QË ËSHTË I REGJISTRUAR NË KOLEGJIN RIINVEST MUND TË MARRË PJESË NË PROGRAMET E MOBILITETIT, TË CILAT ORGANIZOHEN NË FORMË TË MARRËVESHJEVE BILATERALE, MARRËVESHJEVE ERASMUS + DHE MARRËVESHJEVE ERASMUS MUNDUS.

Program i mobilitetit SUNBEAM

SUNBEAM është program shkëmbimi i ERASMUS MUNDUS Aksioni 2- Strand 1 që ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit në mes vendeve të Unionit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Programi është në përputhje me politikat evropiane në arsimin e lartë, siç janë promovimi i zonës evropiane të arsimit të lartë, përmirësimi i mundësive për karrierë të studentëve, promovimi i mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet bashkëpunimit si dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Projekti ofron bursa të financuara plotësisht. Për studentë, hulumtues, staf akademik dhe administrativ nga vendet e Ballkanit Perëndimor në njërin prej vendeve të Unionit Evropian dhe anasjelltas.

https://emecw.gis.lu.se/priorityHelper.aspx?&lot=SUNBEAM

Projekte ndërkombëtare

Projekti TEMPUS CONSUS Connecting Science Society Collaborations for Sustainability Innovations, krijimi i bashkëpunimi shkencë –shoqëri për zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacione.

Web faqja: http://www.consus-tempus.com/

Nëpërmjet projektit fuqizohen lidhja dhe bashkëpunimi i institucioneve të arsimit të lartë, kërkimeve dhe praktikës duke promovuar mësimin e ndërsjellë për çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit dhe metodat për adresimin e tyre nëpërmjet punëtorive të strukturuara. Në këtë mënyrë përkrahet zhvillimi i kapaciteteve për mendimin sistematik dhe gjithëpërfshirës në institucionet e arsimit të lartë.


EUFORIA

Ky projekt ka për qëllim të krijojë dhe të forcoj lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve dhe të ngrit kapacitetet për këtë qëllim në institucionet e arsimit universitar për të bashkëpunuar me bizneset. Ky projekt i pari në këtë fushë në Kosovë përfshin 16 partner prej të cilëve pesë janë universitete vendore, pesë universitete evropiane, katër ndërmarrje vendore, si dhe dy organizata jo qeveritare

  • Kolegji RIINVEST
  • Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës (Hasan Prishtina)
  • Universiteti i Gjakovës (Fehmi Agani)
  • Universiteti i Pejës (Haxhi Zeka)
  • Universiteti i Gjilanit (Kadri Zeka)
  • Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
  • Universiteti Staffordshire (Britani e Madhe)
  • Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Munihut (Gjermani)
  • Universiteti i Zagrebit (Kroaci)
  • Universita Politecnica delle Marche (Ankona, Itali)
  • Universiteti Nottingham Trent (Britani e Madhe)
  • Ujë Rugove
  • Hotel Dukagjini
  • Enrad
  • Trepharm
  • ODA Ekonomike e Kosovës
  • Gratë në Biznes