Bordi është përgjegjës për mbikqyrjen e zhvillimit strategjik të Kolegjit dhe për të siguruar përdorimin efiikas të burimeve. Çështjet që kanë të bëjnë me mësimdhënien dhe çështjet akademike janë përgjegjësi e Këshillit Akademik.

Detyrat kryesore të bordit janë si vijon:

  • Aprovimi i misionit dhe vizionit të Kolegjit,
  • Aprovimi i planit biznesor, indikatorëve të performancës, buxhetit vjetor, vlerësimit të riskut,
  • Emërimi i Drejtorit Ekzekutiv
  • Përcaktimi i masave të monitorimit dhe kontrollit financiar
  • Monitorimi i performancës se institucionit kundrejt planeve dhe synimeve

Bordi ka gjithesejt 9 anëtarë:

  • 4 anëtarë të zgjedhur nga aksionarët
  • 1 anëtarë nga industria
  • 1 anëtarë nga komuniteti ndërkombëtar
  • 1 anëtar nga komuniteti shkencor
  • 1 anëtar i stafit të rregullt
  • 1 anëtar i studentëve /alumni (modelet amerikane, angleze)

Anëtarët e Bordit