Courses

MSc Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike

Shumica e studentëve të regjistruar në studime MSc kanë një përvojë pune, ose punojnë part-time në biznese e organizata në Kosovë. Temat e tyre të seminareve dhe diplomave ndërlidhen me punën e tyre praktike. Një punë konkrete kërkimore organizohet edhe nëpërmjet angazhimit në projektet e Institutit Riinvest apo përmes punëdhënësit të tyre.

MENAXHIMI I RRJETAVE

Menaxhimi i Rrjeteve profil i Shkencave Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike ofron program me subspecializim në menaxhim të rrjeteve. Gjatë këtij profili studentët do t’i zhvillojnë disa module specifike në kuadër të lëndëve siç janë: Dizajnimi i rrjeteve, Ndërtimi i rrjeteve, Konfigurimi i tyre, Mbrojtja, analiza e performancës si dhe Manaxhimi i rrjetit. Studentët nga aspekti i programimit kryesisht do të koncentrohen në shkrimin e programeve për evaluimin e rrjetit që e analizojnë dhe nxjerrin përfundime për përmirësimin e tij.

MENAXHIMI I BAZAVE TË TË DHËNAVE

Me përfundimin e suksesshëm të këtij programi studentët do të kenë aftësi:

• Të dizajnojnë, zhvillojnë, testojnë, implementojnë dhe administrojnë bazën e të dhënave të cilësdo platforme.

• T’i analizojnë kërkesat e klientit dhe të zhvillojnë resurse të të dhënave për të ruajtur dhe nxjerrë informatat kritike në kohën më të shkurtër.
• Të vlerësojnë baza të të dhënave dhe mbikëqyrin modifikimin e softuerit ekzistues të bazës së të dhënave.
• Të punojnë për të gjitha llojet e organizatave me standarde më të larta për të siguruar të dhënat, si sigurimi, bankat e kompanive, dhe ofruesit e përmbajtjes.
• Të punojnë individualisht apo të jenë pjesë e ekipit.

PROGRAMIMI PËR PAJISJE MOBILE DHE CLOUD

REZULTATET E PRITURA

Pas diplomimit, studentët do të jenë në gjendje:

• T’i kuptojnë, vlerësojë dhe aplikojnë teknikat dhe metodat për t’i zgjidhur problemet e ndryshme nga menaxhimi deri te zhvillimi i proceseve të ndryshme informatike

• Kodim të programeve të ndryshme duke përdorur gjuhë programore dhe teknika të ndryshme

• Të disenjojnë arkitekturë ueb – pajisje mobile duke testuar korrektësinë e shfrytëzimit

• Zhvillim të softuerit për sisteme interaktive të sigurta

• Të punojnë individualisht apo të jenë pjesë e ekipit

INXHINIERI SOFTUERIKE

Pas përfundimit të suksesshëm të programit studentët do të jenë në gjendje: Ti kuptojë, ti vlerësojë dhe të aplikojnë teknikat dhe metodat për të zgjidhur problemet e ndryshme nga menaxhimi deri te zhvillimi i proceseve të ndryshme informatike.
Vlerësimi dhe aplikimi i mjetet e menaxhimit të projektit dhe teknikat përkatëse; Njohja, vlerësimi dhe përdorimi i një serie gjuhësh programore për të mundësuar zhvillimin e sistemeve të ndryshme informatike, Njohja, vlerësimi dhe implementimi i metodave të zhvillimit të softuerit për të mundësuar krijimin e sistemeve të ndryshme informatike

Specializimi i Menaxhmentit në Agrobiznes

ME PËRFUNDIMIN E SUKSESSHËM TË KËTIJ PROGRAMI STUDENTËT DO TË KENË AFTËSI:
• Të zhvillojnë një pasqyrë të mirë të sistemeve bujqësore dhe të jenë në gjendje t’i aplikojnë njohuritë shkencore në menaxhimin e sistemeve të prodhimit bujqësor.
• Të marrin përsipër me kompetencë menaxhimin dhe zhvillimin e një agrobiznesi.
• T’i integrojnë burimet financiare, njerëzore dhe biofizike të një biznesi bujqësor, për të planifikuar dhe dizajnuar sisteme të qëndrueshme të menaxhimit në një agrobiznes.

Sistemi i Informacionit për Menaxhment

ME PËRFUNDIMIN E SUKSESSHËM TË KËTIJ PROGRAMI STUDENTËT DO TË KENË AFTËSI:
• T’i kuptojnë dhe përdorin sistemet e mbështetjes të vendimeve, bazat e të dhënave të bankave dhe inteligjencën biznesore për të fuqizuar pozicionin konkurrues dhe zgjedhjet strategjike të organizatave të tyre.
• T’i përdorin teknikat më të avancuara në analizën dhe vlerësimin e të dhënave.
• Të menaxhojnë, këshillojnë dhe të marrin pjesë në mënyrë të drejtë dhe kreative në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së informacionit dhe të menaxhojnë rrjedhën e informacionit brenda organizatës.

Specializimi i Menaxhmentit në Banka dhe Financa

Me përfundimin e suksesshëm të këtij programi studentët do të kenë aftësi:
• Të kuptojnë funksionimin e tregjeve financiare dhe të institucioneve financiare, për të analizuar situata të ndryshme që ndodhin në treg me qëllim të përshtatjes së atyre rrethanave me portfoliot e konsumatorëve.
• Të praktikojnë marrjen e vendimeve për investime dhe financa në një korporatë dhe të ndërtojnë inxhinieringun financiar për t’i zhvilluar organizatat.
• T’i vlerësojnë ndikimet lokale dhe globale bankare dhe të rregullatorëve financiarë në sistemet lokale bankare

Page 1 of 212

Hulumtues

Pjesë e Institutit RIinvest

Ambiental

Ne ruajmë ambientin

Të akredituar

Të gjitha programet e akredituara

Inovatorë

Burim i përhershëm i ndryshimit

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 42
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
www.riinvest.net / info@riinvest.net
tel: 038 224 322

Mirë se vini në Kolegjin Riinvest. Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal

KOLEGJI RIINVEST

Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në gjuhën shqipe dhe angleze, i themeluar nga një institut kërkimor, me staf të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Pothuaj stafi i plotë i Riinvestit është i validuar që të jap mësim në universitetet Britanike. Ne ofrojmë përkujdesje të veçantë ndaj studentëve. 80 përqind e stafit janë në dispozicion për studentë me orar të plotë Njëqindpërqind e të diplomuarve janë të punësuar dhe të gjithë studentët në programet baçellor bëjnë praktikë në vitin e tretë të studimeve. Riinvest është një vendtakim për bizneset dhe palët e interesit. Çdo muaj organizohen vizita dhe ligjërues /mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
TOP