BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET

banka_financa

Krahas njohurive bazike për ekonominë në nivel kombëtar dhe për menaxhimin e bizneseve, ky program zhvillon dijen dhe shkathtësitë e nevojshme për të analizuar dhe qeverisur financat në biznese dhe organizata të tjera financiare, si dhe për të menaxhuar institucione financiare (përfshirë bankat).

Shkarko Broshuren

START:
1st October 2016
DURATION:
3 vjet
ID:
EK-BA-BFK
CREDIT:
180 ECTS

PROGRAMI: BA MENAXHIM BIZNESI
PROFILI: MENAXHIM BIZNESI
KOHËZGJATJA: 3 VJET (6 SEMESTRA)

Certifikimet:
Niveli i parë në SCAAK –Teknik i kontabilitetit
European Information Passport, EIPAS

Praktika:
Banka Komerciale
Biznese vendore dhe Nderkombetare
Pjesëmarrje në projekte kërkimore

 

Profili Banka, Financa dhe Kontabilitet është projektuar për përgatitjen e studentëve për punësim në karriera të orientuara në biznese e organizata të tjera financiare, kontabiliste, kërkimore dhe të auditimit. Duke pas parasysh numrin e bankave lokale dhe ndërkombëtare prezente në Kosovë, produktet, dhe shërbimet e tyre që u ofrojnë konsumatorëve dhe tendencat për rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve, studentët do të kenë mundësi të punojnë në këto institucione.

Studentët duke qenë të njohur me standardet e rregullta të kontabilitetit do të jenë në gjendje që përmes certifikimeve të punësohen si kontabilistë dhe auditorë të brendshëm apo të jashtëm të firmave.  Firmat që ofrojnë shërbime të konsultimit financiar dhe firmat për certifikim në fushat e kontabilitetit dhe auditivit, do të jenë institucione potenciale për të diplomuarit nga ky profil. Profili gjithashtu familjarizon studentët me teknikat e përdorura në kontabilitetit, duke u fokusuar në kritikën dhe vlerësimin e praktikave dhe teknikave aktuale të kontabilitetit, si për shembull, përshtatshmërinë e informacionit që duhet t’u jepet aksionarëve dhe efikasitetin e rregullimit dhe auditimit.

REZULTATET E PRITURA

Pas diplomimit, studentët do të jenë në gjendje:

  • T’i kuptojnë dhe zbatojnë aktivitetet thelbësore financiare të organizatave dhe bankare, si dhe t’i përdorin
    dhe komentojnë të dhënat financiare, analizojnë pasqyrat financiare, përdorin indikatorët financiarë dhe hartojnë raporte financiare.
  • T’i kuptojnë dhe zbatojnë operacionet (aktivitetet) profesionale të kërkuara në industrinë bankare moderne, kompanitë e sigurimeve, fondet e investimeve, financave publike në qeverinë qendrore dhe lokale.
  • T’i zbatojnë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit; përgatisin dhe interpretojnë pasqyrat financiare në bazë të këtyre standardeve. Janë kontabilistë të certifikuar nga SKKAK.
  • Të njohin dhe kuptojnë përbërjen e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe funksionimin e tyre, duke përfshirë standardet e kontabilitetit, auditimit dhe raportimit.
  • Të analizojnë se si funksionojnë tregjet, si alokohen burimet reale dhe financiare, dhe se si ato mund të dështojnë së funksionuari në mënyrë të rregullt.
  • T’i identifikojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike çështjet etike në biznese dhe të biznesit dhe mjedisit ligjor, në mënyrë që t’i kuptojnë dhe t’i gjykojnë pasojat në zhvillimin e bizneseve, komunitetit dhe vendit në përgjithësi.

Planprogrami për Banka, Financa dhe Kontabilitet BA

VITI I – SEMESTRI I
Lënda Orë/javë ECTS
Mikroekonomi I 3+2 9 –[syllabusi]
Matematikë për biznes 3+2 9 – [syllabusi]
Business English A2/B1 2+1 6 – [syllabusi]
Shkathtësi akademike dhe biznesore 2+1 6 – [syllabusi]
VITI I – SEMESTRI II
Lënda Orë/javë ECTS
Makroekonomi I 3+2 9 – [syllabusi]
E drejta biznesore 2+1 6 – [syllabusi]
Informatikë 2+1 6 – [syllabusi]
Statistikë 3+2 9 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI III
Lënda Orë/javë ECTS
Menaxhment 2+1 9 – [syllabusi]
Marketing 2+1 6 – [syllabusi]
Kontabilitet 2+2 9 – [syllabusi]
Ndërmarrësi dhe NVM-të 2+1 6
VITI II – SEMESTRI IV
Lënda Orë/javë ECTS
Metoda kerkimore 2+2 8 – [syllabusi]
Kontabiliteti financiar 2+2 8 – [syllabusi]
Menaxhmenti financiar 2+2 8 – [syllabusi]
Një lëndë nga profilet tjera apo Business English për ata të cilët nuk arrin nivelin B1 2+1 6
VITI III – SEMESTRI V
Lënda Orë/javë ECTS
Ekonomia evropiane dhe integrimet 2+1 6 –
Menaxhimi i projekteve 2+2 9 –
Biznes ndërkombetar 2+1 6 – [syllabusi]
Financat publike 2+2 9
VITI III – SEMESTRI VI
Lënda Orë/javë ECTS
Paraja dhe bankat 3+2 9 – [syllabusi]
Kontabiliteti menaxherial 2+2 9 – [syllabusi]
Praktikë në banka 2+1 6 – [syllabusi]
NJËRËN NGA LËNDËT NË VIJIM:
1. Etika biznesore 2+1 6 – [syllabusi]
2. Auditim 2+1 6
3. Menaxhimi i bankave 2+1 6 – [syllabusi]
4. Sociologji ekonomike 2+1 6

Categories

Bachelor Ekonomiks

Hulumtues

Pjesë e Institutit RIinvest

Ambiental

Ne ruajmë ambientin

Të akredituar

Të gjitha programet e akredituara

Inovatorë

Burim i përhershëm i ndryshimit

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 42
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
www.riinvest.net / info@riinvest.net
tel: 038 224 322

Mirë se vini në Kolegjin Riinvest. Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal

KOLEGJI RIINVEST

Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në gjuhën shqipe dhe angleze, i themeluar nga një institut kërkimor, me staf të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Pothuaj stafi i plotë i Riinvestit është i validuar që të jap mësim në universitetet Britanike. Ne ofrojmë përkujdesje të veçantë ndaj studentëve. 80 përqind e stafit janë në dispozicion për studentë me orar të plotë Njëqindpërqind e të diplomuarve janë të punësuar dhe të gjithë studentët në programet baçellor bëjnë praktikë në vitin e tretë të studimeve. Riinvest është një vendtakim për bizneset dhe palët e interesit. Çdo muaj organizohen vizita dhe ligjërues /mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
TOP