INXHINIERI SOFTUERIKE

sh_kompjuterike_1

Pas përfundimit të suksesshëm të programit studentët do të jenë në gjendje: Ti kuptojë, ti vlerësojë dhe të aplikojnë teknikat dhe metodat për të zgjidhur problemet e ndryshme nga menaxhimi deri te zhvillimi i proceseve të ndryshme informatike. Vlerësimi dhe aplikimi i mjetet e menaxhimit të projektit dhe teknikat përkatëse; Njohja, vlerësimi dhe përdorimi i një serie gjuhësh programore për të mundësuar zhvillimin e sistemeve të ndryshme informatike, Njohja, vlerësimi dhe implementimi i metodave të zhvillimit të softuerit për të mundësuar krijimin e sistemeve të ndryshme informatike

Shkarko Broshuren

START:
1st October 2016
DURATION:
3 vjet
CREDIT:
180

PROGRAMI: SHKENCA KOMPJUTERIKE – INXHINIERI SOFTUERIKE
PROFILI: INXHINIERI SOFTUERIKE
KOHËZGJATJA: 3 VJET (6 SEMESTRA)

Sistemet softuerike janë shtyllat e bizneseve moderne. Këto sisteme janë komplekse dhe zhvillimi i tyre kërkon një kompetencë të madhe. Duke studiuar Inxhinieri softuerike në Kolegjin Riinvest studentët do të mbledhin njohuri konkrete të nevojshme për të dizajnuar, menaxhuar dhe për të zhvilluar me sukses çdo projekt kompleks softuerik. Kjo arrihet përmes aplikimit të metodave të avancuara në mësim dhe ndërlidhjes së fuqishme të teorisë me problemet praktike. Studentët do të kenë mundësi të angazhohen në zhvillimin e projekteve praktike inovative me qëllim të aplikimit të menjëhershëm në praktikë të teknikave dhe metodave teorike dhe të kreativitetit të tyre. Kjo do të garantojë një perspektivë të madhe në zhvillimin dhe udhëheqjen e projekteve të vogla e të mëdha në çdo kompani të vendit dhe të huaj. Gjithashtu, studentët që përfundojnë këtë drejtim do të jenë të përgatitur për të vazhduar me sukses studimet për master në Inxhinierinë softuerike në Riinvest apo në universitete të njohura botërore.

Të gjitha modulet janë të konstruktuara në atë mënyrë që të përgatisin një inxhinier softueri për t’u futur në cilëndo pjesë të ciklit softuerik për aplikacionet desktop apo ueb, duke filluar nga disa lëndë të Programimit bazik dhe të avancuar, Menaxhimi i projekteve, Inxhinieria softuerike, Projekti TI-1, 2 e 3, Testimi i softuerit, deri tek E-biznesi.

Gjithashtu janë disa lëndë zgjedhore nga drejtimi i ekonomikut që do t’ju mundësojnë që të kuptoni se si mund të fillohet të ndërtohet një biznes, të vlerësohet, të udhëhiqet që të jetë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm e afatgjatë.

REZULTATET E PRITURA

Pas diplomimit, studentët do të jenë në gjendje:

  • Të punojnë individualisht apo të jenë pjesë e ekipit
  • Të posedojnë kreativitet teknik për t’i zgjidhur problemet në një mënyrë unike, duke përdorur rrjedhshëm ndonjërën nga gjuhët programuese
  • Aftësitë e komunikimit për të siguruar informacionin e nevojshëm nga shfrytëzuesit/klientët për mënyrën se si softueri duhet / është duke funksionuar
  • Njohjen, kuptimin dhe aplikimin e pjesëve apo të tërë ciklit softuerik (kërkesat, arkitektura, dizajni, zhvillimi, testimi, implementimi, përkrahja), për të mundësuar realizimin më të suksesshëm të aplikacioneve të ndryshme
  • Të krijojnë aplikacione softuerike dhe sistemet për t’i automatizuar proceset për të gjitha llojet e klientëve (qeveria, arsimi, sektorë të ndryshëm të biznesit jofitimprurës, etj.)
  • Njohjen dhe implementimin e metodologjive të ndryshme për sigurimin e cilësisë maksimale të sistemeve të zhvilluara.

Planprogrami për Inxhinieri Softuerike BSc

VITI I – SEMESTRI I
Lënda Orë/javë ECTS
Hyrje në informatikë 2+2 6 – [syllabusi]
Bazat e programimit 2+2 6 – [syllabusi]
Arkitektura e kompjuterëve 2+2 6 – [syllabusi]
Matematikë 1 2+2 6 – [syllabusi]
Business English A2/B1 2+1  6 – [syllabusi]
VITI I – SEMESTRI II
Lënda Orë/javë ECTS
Algoritmet dhe strukturat e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Teknologjia e internetit 2+2 6 –
Sistemet operative 2+2 6 – [syllabusi]
Matematika diskrete 2+2 6 – [syllabusi]
Programimi në C# 2+2 6 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI III
Lënda Orë/javë ECTS
Bazat e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Rrjetet kompjuterike 2+2 6 – [syllabusi]
Programimi i orientuar në objekte 2+2 6 – [syllabusi]
Ndërveprimi njeri – kompjuter 2+2 6 – [syllabusi]
Inxhinieria softuerike 2+2 6 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI IV
Lënda Orë/javë ECTS
Web programimi 2+2 6 – [syllabusi]
Sistemet e shpërndara 2+2 6 – [syllabusi]
Projekti TI-1 2+2 6 – [syllabusi]
Menaxhimi i projekteve 2+2 6 – [syllabusi]
Shkrim akademik dhe çështje ligjore / licencat në TI 2+2 6 –
VITI III – SEMESTRI V
Lënda Orë/javë ECTS
Programimi në Java 2+2 6 – [syllabusi]
Testimi i softuerit 2+2 6 – [syllabusi]
Siguria e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Projekti TI-2 2+2 6 –
Programimi sistemor 2+2 6 – [syllabusi]
VITI III – SEMESTRI VI
Lënda Orë/javë ECTS
E-Biznesi (Z) 2+1 6 – [syllabusi]
Projekti TI-3 2+2 6 – [syllabusi]
Zgjedhore nga Ekonomiku (3) 2+2 6
Punim diplome - 12

Hulumtues

Pjesë e Institutit RIinvest

Ambiental

Ne ruajmë ambientin

Të akredituar

Të gjitha programet e akredituara

Inovatorë

Burim i përhershëm i ndryshimit

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 42
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
www.riinvest.net / info@riinvest.net
tel: 038 224 322

Mirë se vini në Kolegjin Riinvest. Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal

KOLEGJI RIINVEST

Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në gjuhën shqipe dhe angleze, i themeluar nga një institut kërkimor, me staf të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Pothuaj stafi i plotë i Riinvestit është i validuar që të jap mësim në universitetet Britanike. Ne ofrojmë përkujdesje të veçantë ndaj studentëve. 80 përqind e stafit janë në dispozicion për studentë me orar të plotë Njëqindpërqind e të diplomuarve janë të punësuar dhe të gjithë studentët në programet baçellor bëjnë praktikë në vitin e tretë të studimeve. Riinvest është një vendtakim për bizneset dhe palët e interesit. Çdo muaj organizohen vizita dhe ligjërues /mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
TOP