ANALIZË EKONOMIKE PËR BIZNES

ekonomiks

Ky program aftëson studentët për të kuptuar se si funksionon dhe qeveriset ekonomia kombëtare dhe bizneset, se si mund të përdoren më së miri burimet njerëzore dhe financiare për rritje dhe zhvillim të ekonomisë dhe bizneseve. Studentët në këtë program bëjnë praktikën në Institutin Riinvest. Ky program u zhvillon studentëve shkathtësitë e nevojshme për të vazhduar më tej studimet në master dhe doktoratë, si në vend ashtu edhe kudo tjetër në botë.

Shkarko Broshuren

START:
1st October 2016
DURATION:
3 vjet
ID:
03BA-EK-EK
CREDIT:
180 ECTS

PROGRAMI: BA MENAXHIM BIZNESI

PROFILI: ANALIZË EKONOMIKE PËR BIZNES
KOHËZGJATJA: 3 VJET (6 SEMESTRA)

Certifikimet:
Niveli i parë në SCAAK –Teknik i kontabilitetit
European Information Passport, EIPAS

Praktika:
Instituti Riinvest
Pjesëmarrje në projekte kërkimore

Analizë Ekonomike për Biznes është një profil i bazuar në dije dhe aftësi të fushës së ekonomisë dhe institucioneve ekonomike. Ky profil është mjaft i kërkuar në institucione dhe biznese, i cili është në gjendje që të analizojë mjedisin biznesor dhe kapacitetet, situatën e brendshme në biznese e organizata dhe të prodhojë raporte nga analizat që do t’i bëjë në nivelin makro dhe mikro.

Përveç lëndëve aftësuese specifike, ky profil zhvillon edhe aftësitë njohëse dhe të transferueshme. Të dy llojet e aftësive zhvillohen në kuadër të këtij profili si dhe të menduarit abstrakt, analizimi kritik, sinteza, përmbledhja dhe vlerësimi, si dhe planifikimi dhe menaxhimi i mësimit; aftësitë kërkimorehulumtuese, zgjidhje të detyrave, komunikimi dhe prezantimi interaktiv, aftësi të punës grupore dhe psiko-motorike (siç janë aftësitë e TI).

Këto aftësi zgjerohen nga njohuritë dhe kapacitetet e fituara me anë të moduleve kryesore biznesore dhe së bashku, këto elemente ofrojnë studentë me potencial të shkëlqyer të zhvillimit të shkathtësive të tyre të mëtutjeshme. Modulet: Në vitin e dytë: Makroekonomi II, Mikroekonomi II, Metodat kërkimore dhe Në vitin e tretë: Ekonometri, Ekonomia e zhvillimit dhe praktikë në Institutin Riinvest, synojnë të prodhojnë profesionistë të analizës ekonomike për biznes dhe studiues të ardhshëm që mbartin një brend të ekonomistit kompetent.

Planprogrami për Banka, Financa dhe Kontabilitet BA

VITI I – SEMESTRI I
Lënda Orë/javë ECTS
Mikroekonomi I 3+2 9 – [syllabusi]
Matematikë për biznes 3+2 9 – [syllabusi]
Business English A2/B1 2+1 6 – [syllabusi]
Shkathtësi akademike dhe biznesore 2+1 6 – [syllabusi]
VITI I – SEMESTRI II
Lënda Orë/javë ECTS
Makroekonomi I 3+2 9 – [syllabusi]
E drejta biznesore 2+1 6 – [syllabusi]
Informatikë 2+1 6 – [syllabusi]
Statistikë 3+2 9 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI III
Lënda Orë/javë ECTS
Menaxhment 2+1 9 – [syllabusi]
Marketing 2+1 6 – [syllabusi]
Kontabilitet 2+2 9 – [syllabusi]
Ndërmarrësi dhe NVM-të 2+1 6 –
VITI II – SEMESTRI IV
Lënda Orë/javë ECTS
Metoda kerkimore 2+2 8 – [syllabusi]
Mikroekonomi II 3+2 8 – [syllabusi]
Makroekonomi II 3+2 8 –
Një lëndë nga profilet tjera apo Business English për ata të cilët nuk arrin nivelin B1 2+1 6
VITI III – SEMESTRI V
Lënda Orë/javë ECTS
Ekonomia evropiane dhe integrimet 2+1 6 –
Menaxhimi i projekteve 2+2 9 –
Biznes ndërkombetar 2+1 6 – [syllabusi]
Financat publike 2+2 9 –
VITI III – SEMESTRI VI
Lënda Orë/javë ECTS
Ekonometri 2+2 9 –
Ekonomia e zhvillimit 2+2 9
Praktikë në Institutin Riinvest 2+1 6 – [syllabusi]
NJËRËN NGA LËNDËT NË VIJIM:
1. Etika biznesore 2+1 6 – [syllabusi]
2. Auditim 2+1 6 –
3. Menaxhimi i bankave 2+1 6 – [syllabusi]
4. Sociologji ekonomike 2+1 6

Categories

Bachelor Ekonomiks

Hulumtues

Pjesë e Institutit RIinvest

Ambiental

Ne ruajmë ambientin

Të akredituar

Të gjitha programet e akredituara

Inovatorë

Burim i përhershëm i ndryshimit

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 42
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
www.riinvest.net / info@riinvest.net
tel: 038 224 322

Mirë se vini në Kolegjin Riinvest. Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal

KOLEGJI RIINVEST

Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në gjuhën shqipe dhe angleze, i themeluar nga një institut kërkimor, me staf të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Pothuaj stafi i plotë i Riinvestit është i validuar që të jap mësim në universitetet Britanike. Ne ofrojmë përkujdesje të veçantë ndaj studentëve. 80 përqind e stafit janë në dispozicion për studentë me orar të plotë Njëqindpërqind e të diplomuarve janë të punësuar dhe të gjithë studentët në programet baçellor bëjnë praktikë në vitin e tretë të studimeve. Riinvest është një vendtakim për bizneset dhe palët e interesit. Çdo muaj organizohen vizita dhe ligjërues /mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
TOP