MENAXHIMI I BAZAVE TË TË DHËNAVE

databaza

Me përfundimin e suksesshëm të këtij programi studentët do të kenë aftësi:
• Të dizajnojnë, zhvillojnë, testojnë, implementojnë dhe administrojnë bazën e të dhënave të cilësdo platforme.
• T’i analizojnë kërkesat e klientit dhe të zhvillojnë resurse të të dhënave për të ruajtur dhe nxjerrë informatat kritike në kohën më të shkurtër.
• Të vlerësojnë baza të të dhënave dhe mbikëqyrin modifikimin e softuerit ekzistues të bazës së të dhënave.
• Të punojnë për të gjitha llojet e organizatave me standarde më të larta për të siguruar të dhënat, si sigurimi, bankat e kompanive, dhe ofruesit e përmbajtjes.
• Të punojnë individualisht apo të jenë pjesë e ekipit.

Shkarko Broshuren

START:
1st October 2016
DURATION:
3 vjet
CREDIT:
180 ECTS

PROGRAMI: BSC SHKENCA KOMPJUTERIKE -INXHINIERIA SOFTUERIKE
PROFILI: MENAXHIMI BAZAVE TË TË DHËNAVE
KOHËZGJATJA: 3 VJET (6 SEMESTRA)

Me ngritjen e nivelit të shërbimeve informatike është ngritur nevoja për specialistë të menaxhimit të bazave të të dhënave. Ky profil është konceptuar si sub-specializim i profilit bazik Inxhinieria softuerike, që është bazë e të gjitha studimeve në shkencat kompjuterike. Nga analiza e vërejtjeve të komunitetit të TIK, është e dukshme kërkesa për specializim të proceseve dhe shkathtësive të administrimit dhe njohjes më detale të bazave të të dhënave. Edhe komuniteti i ndërmarrjeve zhvilluese të softuerëve shpreh interes për njohuri më specialistike pikërisht në dizajnimin dhe realizimin e bazave të të dhënave.

Menaxhimi i Bazave të të Dhënave është një nga tri profilet e shkencave kompjuterike, i cili e ka bazën në Inxhinieri softuerike dhe ofron program me subspecializim në Menaxhimi i Bazave të të Dhënave. Këtu studenti thellohet më shumë dhe më në detale në strukturat, procedurat, konceptet dhe administrimin e sistemeve të bazave të të dhënave. Ata do të njoftohen me konceptet e Data Warehousing, Big Data, “Cube” dhe Data mining.

Modulet si Advanced SQL, administrator i bazës së të dhënave si dhe Data warehouse & Data mining janë koncepte të cilat e bëjnë një inxhinier të aftë që të thellohet më detajisht në zgjidhjen e problemeve komplekse nga aspekti i bazës së të dhënave. Gjithashtu zhvillimi i projekteve në lëndët Projekti TI-1, 2 e 3 do të fokusohet kryesisht kah baza e të dhënave.

REZULTATET E PRITURA

Pas diplomimit, studentët do të jenë në gjendje:

  • Të dizajnojnë, zhvillojnë, testojnë, implementojnë dhe administrojnë bazën e të dhënave të cilësdo platforme.
  • T’i analizojnë kërkesat e klientit dhe të zhvillojnë resurse të të dhënave për të ruajtur dhe nxjerrë informatat kritike në kohën më të shkurtër.
  • Të vlerësojnë baza të të dhënave dhe mbikëqyrin modifikimin e softuerit ekzistues të bazës së të
    dhënave.
  • Të punojnë për të gjitha llojet e organizatave me standarde më të larta për të siguruar të dhënat, si sigurimi, bankat e kompanive, dhe ofruesit e përmbajtjes.
  • Njohjen dhe implementimin e metodave të ndryshme të testimit të softuerit/bazave të të dhënave dhe sigurimin e cilësisë maksimale
  • Të punojnë individualisht apo të jenë pjesë e ekipit.

Planprogrami për Menaxhimin e Bazave të të Dhënave BSc

VITI I – SEMESTRI I
Lënda Orë/javë ECTS
Hyrje në informatikë 2+2 6 – [syllabusi]
Bazat e programimit 2+2 6 – [syllabusi]
Arkitektura e kompjuterëve 2+2 6 – [syllabusi]
Matematikë 1 2+2 6 – [syllabusi]
Business English A2/B1 2+1  6 – [syllabusi]
VITI I – SEMESTRI II
Lënda Orë/javë ECTS
Algoritmet dhe strukturat e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Teknologjia e internetit 2+2 6 –
Sistemet operative 2+2 6 – [syllabusi]
Matematika diskrete 2+2 6 – [syllabusi]
Programimi në C# 2+2 6 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI III
Lënda Orë/javë ECTS
Bazat e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Rrjetet kompjuterike 2+2 6 – [syllabusi]
Programimi i orientuar në objekte 2+2 6 – [syllabusi]
Ndërveprimi njeri – kompjuter 2+2 6 – [syllabusi]
Inxhinieria softuerike 2+2 6 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI IV
Lënda Orë/javë ECTS
Web programimi 2+2 6 – [syllabusi]
Sistemet e shpërndara 2+2 6 – [syllabusi]
Projekti TI-1 2+2 6 – [syllabusi]
Menaxhimi i projekteve 2+2 6 – [syllabusi]
SQL i avancuar 2+2 6 –
VITI III – SEMESTRI V
Lënda Orë/javë ECTS
Programimi në Java 2+2 6 – [syllabusi]
Testimi i softuerit 2+2 6 – [syllabusi]
Siguria e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Projekti TI-2 2+2 6 –
Administrimi i bazës së të dhënave 2+2 6 –
VITI III – SEMESTRI VI
Lënda Orë/javë ECTS
E-Biznesi (Z) 2+1 6 – [syllabusi]
Projekti TI-3 2+2 6 – [syllabusi]
Data Warehouse dhe nxjerrja e të dhënave  2+2 6 –
Punim diplome - 12

 

Leave a Reply

Hulumtues

Pjesë e Institutit RIinvest

Ambiental

Ne ruajmë ambientin

Të akredituar

Të gjitha programet e akredituara

Inovatorë

Burim i përhershëm i ndryshimit

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 42
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
www.riinvest.net / info@riinvest.net
tel: 038 224 322

Mirë se vini në Kolegjin Riinvest. Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal

KOLEGJI RIINVEST

Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në gjuhën shqipe dhe angleze, i themeluar nga një institut kërkimor, me staf të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Pothuaj stafi i plotë i Riinvestit është i validuar që të jap mësim në universitetet Britanike. Ne ofrojmë përkujdesje të veçantë ndaj studentëve. 80 përqind e stafit janë në dispozicion për studentë me orar të plotë Njëqindpërqind e të diplomuarve janë të punësuar dhe të gjithë studentët në programet baçellor bëjnë praktikë në vitin e tretë të studimeve. Riinvest është një vendtakim për bizneset dhe palët e interesit. Çdo muaj organizohen vizita dhe ligjërues /mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
TOP