MENAXHIMI I RRJETAVE

menaxhimi_rrjetave_1

Menaxhimi i Rrjeteve profil i Shkencave Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike ofron program me subspecializim në menaxhim të rrjeteve. Gjatë këtij profili studentët do t’i zhvillojnë disa module specifike në kuadër të lëndëve siç janë: Dizajnimi i rrjeteve, Ndërtimi i rrjeteve, Konfigurimi i tyre, Mbrojtja, analiza e performancës si dhe Manaxhimi i rrjetit. Studentët nga aspekti i programimit kryesisht do të koncentrohen në shkrimin e programeve për evaluimin e rrjetit që e analizojnë dhe nxjerrin përfundime për përmirësimin e tij.

Shkarko Broshuren

START:
1st October 2016
DURATION:
3 vjet
CREDIT:
180 ECTS

PROGRAMI: BSC SHKENCA KOMPJUTERIKE INXHINIERIA SOFTUERIKE
PROFILI: MENAXHIMI I RRJETAVE
KOHËZGJATJA: 3 VJET (6 SEMESTRA)

Rritja e nivelit të cilësisë dhe sasisë së shërbimeve informatike ka ngritur rëndësinë e rrjeteve dhe menaxhimit të tyre. Këto shërbime shtrojnë kërkesa për rrjete të shpejta dhe të sigurta e me këtë edhe të personelit të dijshëm dhe të shkathtë.

Menaxhimi i Rrjeteve profil i Shkencave Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike ofron program me subspecializim në mnaxhim të rrjeteve. Gjatë këtij profili studentët do t’i zhvillojnë disa module specifike në kuadër të lëndëve siç janë: Dizajnimi i rrjeteve, Ndërtimi i rrjeteve, Konfigurimi i tyre, Mbrojtja, analiza e performancës si dhe Manaxhimi i rrjetit. Studentët nga aspekti i programimit kryesisht do të koncentrohen në shkrimin e programeve për evaluimin e rrjetit që e analizojnë dhe nxjerrin përfundime për përmirësimin e tij.

Përveç moduleve të sipërpërmendura, në lëndët Projekti TI-1, 2 dhe 3, do të mund të zhvillohen projekte nga industria me fokus në rrjete. Në kuadër të Projekti IT-1 studentët zhvillojnë një aplikacion grupor sipas zgjedhjes së grupit në konsultë dhe aprovim të mësimdhënësit.

Në modulin Projekti TI-2 studentët zhvillojnë aplikacion më të gjerë, i cili përfshin edhe elemente nga web- aplikacioni. Në modulin Projekti i TI3, studentët do t’i implementojnë të gjitha aspektet e krijimit të dokumentacionit teknik sipas standardeve ndërkombëtare nga këndvështrimi i porositësit, përfituesit, zhvilluesit dhe mbikëqyrësit.

REZULTATET E PRITURA

Pas diplomimit, studentët do të jenë në gjendje:

  • Njohja, vlerësimi dhe përdorimi i një serie gjuhësh programore për të mundësuar zhvillimin, testimin e sistemeve të ndryshme informatike
  • Njohjen, kuptimin dhe aplikimin e algoritmeve dhe strukturave të të dhënave për të mundësuar realizimin më të suksesshëm të rrjeteve të ndryshme
  • Dizajnimin, implementimin, mirëmbajtjen e rrjeteve dhe sistemeve të komunikimit të të dhënave, duke përfshirë edhe rrjetet LAN, WAN, extranet-et dhe intranet-et
  • Të punojnë individualisht apo të jenë pjesë e ekipit
  • T’i testojnë sistemet para implementimit dhe zgjidhjen e problemeve gjatë dhe pas implementimit.

Planprogrami për Menaxhimin e rrjetave BSc

VITI I – SEMESTRI I
Lënda Orë/javë ECTS
Hyrje në informatikë 2+2 6 – [syllabusi]
Bazat e programimit 2+2 6 – [syllabusi]
Arkitektura e kompjuterëve 2+2 6 – [syllabusi]
Matematikë 1 2+2 6 – [syllabusi]
Business English A2/B1 2+1  6 – [syllabusi]
VITI I – SEMESTRI II
Lënda Orë/javë ECTS
Algoritmet dhe strukturat e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Teknologjia e internetit 2+2 6 –
Sistemet operative 2+2 6 – [syllabusi]
Matematika diskrete 2+2 6 – [syllabusi]
Programimi në C# 2+2 6 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI III
Lënda Orë/javë ECTS
Bazat e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Rrjetet kompjuterike 2+2 6 – [syllabusi]
Programimi i orientuar në objekte 2+2 6 – [syllabusi]
Ndërveprimi njeri – kompjuter 2+2 6 – [syllabusi]
Inxhinieria softuerike 2+2 6 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI IV
Lënda Orë/javë ECTS
Web programimi 2+2 6 – [syllabusi]
Sistemet e shpërndara 2+2 6 – [syllabusi]
Projekti TI-1 2+2 6 – [syllabusi]
Menaxhimi i projekteve 2+2 6
Menaxhimi i rrjetave 2+2 6 –
VITI III – SEMESTRI V
Lënda Orë/javë ECTS
Programimi në Java 2+2 6 – [syllabusi]
Testimi i softuerit 2+2 6 – [syllabusi]
Siguria e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Projekti TI-2 2+2 6
Dizajnimi i rrjetave 2+2 6
VITI III – SEMESTRI VI
Lënda Orë/javë ECTS
E-Biznesi (Z) 2+1 6 – [syllabusi]
Projekti TI-3 2+2 6 – [syllabusi]
Siguria në rrjetat komunikuese 2+2 6 –
Punim diplome - 12

Leave a Reply

Hulumtues

Pjesë e Institutit RIinvest

Ambiental

Ne ruajmë ambientin

Të akredituar

Të gjitha programet e akredituara

Inovatorë

Burim i përhershëm i ndryshimit

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 42
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
www.riinvest.net / info@riinvest.net
tel: 038 224 322

Mirë se vini në Kolegjin Riinvest. Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal

KOLEGJI RIINVEST

Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në gjuhën shqipe dhe angleze, i themeluar nga një institut kërkimor, me staf të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Pothuaj stafi i plotë i Riinvestit është i validuar që të jap mësim në universitetet Britanike. Ne ofrojmë përkujdesje të veçantë ndaj studentëve. 80 përqind e stafit janë në dispozicion për studentë me orar të plotë Njëqindpërqind e të diplomuarve janë të punësuar dhe të gjithë studentët në programet baçellor bëjnë praktikë në vitin e tretë të studimeve. Riinvest është një vendtakim për bizneset dhe palët e interesit. Çdo muaj organizohen vizita dhe ligjërues /mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
TOP