MENAXHMENT DHE MARKETING

Menaxhment

Profili i menaxhmentit ka për qëllim të përgatis studentët për pozita menaxheriale në një gamë të gjërë të organizatave dhe konteksteve. Ky program zhvillon njohuri, aftësi dhe qëndrime që janë të nevojshme për menaxherët që kryejnë aktivitete menaxheriale dhe zgjidhin probleme të ndryshme biznesore në një ambient konkurrues dhe të ndryshueshëm.

Shkarko Broshuren

START:
1st October 2016
DURATION:
3 vjet
ID:
BA-EK-MM
CREDIT:
180

PROGRAMI: BA MENAXHIM BIZNESI
PROFILI: MENAXHMENT DHE MARKETING
KOHËZGJATJA: 3 VJET (6 SEMESTRA)

Certifikimet:
Niveli i parë në SCAAK –Teknik i kontabilitetit
European Information Passport, EIPAS

Praktika:
Instituti Riinvest
Biznese vendore dhe ndërkombëtare
Pjesëmarrje në projekte kërkimore

Profili Menaxhment dhe Marketing ka për qëllim që t’i përgatisë studentët për pozita menaxheriale dhe të marketingut, në një spektër të gjerë të organizatave dhe firmave. Profili integron praktikën e profesionit të menaxherit me aftësitë për të mësuar, me qëllim që të diplomuarit të ushtrojnë dhe përmirësojnë rolin e vet menaxhues në vendin e punës.

Ky profil ofron mundësi që studentët të njihen me metodat dhe strategjitë më bashkëkohore të marketingut, publicitetit e promovimit të produkteve dhe shërbimeve dhe marrëdhënieve me konsumatorë. Studentët duke qenë të njohur me rolet e menaxherëve, llojet, funksionet dhe rëndësinë e menaxhimit efektiv, si dhe metodat dhe strategjitë për marketing të firmave në tregun vendor dhe ndërkombëtar, do të kenë mundësi të punësohen në bizneset private dhe institucionet publike. Gjithashtu edhe t’i zhvillojnë aftësitë e tyre ndërmarrëse dhe të jenë në gjendje t’i krijojnë dhe zhvillojnë bizneset dhe gjenerojnë edhe vetëpunësim.

 

REZULTATET E PRITURA

Pas diplomimit, studentët do të jenë në gjendje:

  • Të kuptojnë natyrën e bizneseve dhe organizatave të tjera në kontekstin lokal dhe global
  • T’i kuptojnë dhe zbatojnë funksionet kryesore menaxheriale brenda organizatës.
  • T’i analizojnë nevojat e biznesit, punëtorëve dhe konsumatorëve duke përdorur metoda, teknika dhe
    qasje ndërvepruese
  • T’i identifikojnë metodat dhe teknologjitë më bashkëkohore që organizatat përdorin në marketingun
    e produkteve dhe shërbimeve të tyre.
  • Të formulojnë strategji efektive për marketing të organizatave.
  • T’i identifikojnë mundësitë për zhvillim biznesi prej zhvillimit të idesë deri te zbatimi nëpërmjet zhvillimit
    të biznes planit.
  • Të bëjnë kërkime dhe analiza të tregut për vendimmarrje menaxheriale në përputhje me
    kërkesën e tregut dhe ambientin biznesor
  • T’i kuptojnë, analizojnë, interpretojnë dhe përdorin raportet financiare dhe buxhetore për
    vendimmarrjes efektive.

Planprogrami për Menaxhment dhe Marketing BA

VITI I – SEMESTRI I
Lënda Orë/javë ECTS
Mikroekonomi I 3+2 9 – [syllabusi]
Matematikë për biznes 3+2 9 – [syllabusi]
Business English A2/B1 2+1 6 – [syllabusi]
Shkathtësi akademike dhe biznesore 2+1 6 – [syllabusi]
VITI I – SEMESTRI II
Lënda Orë/javë ECTS
Makroekonomi I 3+2 9 – [syllabusi]
E drejta biznesore 2+1 6 – [syllabusi]
Informatikë 2+1 6 – [syllabusi]
Statistikë 3+2 9 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI III
Lënda Orë/javë ECTS
Menaxhment 2+1 9 – [syllabusi]
Marketing 2+1 6 – [syllabusi]
Kontabilitet 2+2 9 – [syllabusi]
Ndërmarrësi dhe NVM-të 2+1 6 –
VITI II – SEMESTRI IV
Lënda Orë/javë ECTS
Metoda kerkimore 2+2 8 – [syllabusi]
Menaxhimi i burimeve njerezore 2+1 8 – [syllabusi]
Shitjet dhe promocioni 2+1 8 –
Një lëndë nga profilet tjera apo Business English për ata të cilët nuk arrin nivelin B1 2+1 6
VITI III – SEMESTRI V
Lënda Orë/javë ECTS
Ekonomia evropiane dhe integrimet 2+1 6 –
Menaxhimi i projekteve 2+2 9 –
Biznes ndërkombetar 2+1 6 – [syllabusi]
Financat publike 2+2 9 –
VITI III – SEMESTRI VI
Lënda Orë/javë ECTS
Menaxhimi strategjik 2+1 9 – [syllabusi]
Sjellja e konsumatorëve dhe marrëdhëniet me klientë 2+1 9 – [syllabusi]
Praktikë në korporata 2+1 6 – [syllabusi]
NJËRËN NGA LËNDËT NË VIJIM:
1. Etika biznesore 2+1 6 – [syllabusi]
2. Auditim 2+1 6
3. Menaxhimi i bankave 2+1 6 – [syllabusi]
4. Sociologji ekonomike 2+1 6 –

Categories

Bachelor Ekonomiks

Hulumtues

Pjesë e Institutit RIinvest

Ambiental

Ne ruajmë ambientin

Të akredituar

Të gjitha programet e akredituara

Inovatorë

Burim i përhershëm i ndryshimit

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 42
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
www.riinvest.net / info@riinvest.net
tel: 038 224 322

Mirë se vini në Kolegjin Riinvest. Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal

KOLEGJI RIINVEST

Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në gjuhën shqipe dhe angleze, i themeluar nga një institut kërkimor, me staf të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Pothuaj stafi i plotë i Riinvestit është i validuar që të jap mësim në universitetet Britanike. Ne ofrojmë përkujdesje të veçantë ndaj studentëve. 80 përqind e stafit janë në dispozicion për studentë me orar të plotë Njëqindpërqind e të diplomuarve janë të punësuar dhe të gjithë studentët në programet baçellor bëjnë praktikë në vitin e tretë të studimeve. Riinvest është një vendtakim për bizneset dhe palët e interesit. Çdo muaj organizohen vizita dhe ligjërues /mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
TOP