MSc Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike

master_sh_k

Shumica e studentëve të regjistruar në studime MSc kanë një përvojë pune, ose punojnë part-time në biznese e organizata në Kosovë. Temat e tyre të seminareve dhe diplomave ndërlidhen me punën e tyre praktike. Një punë konkrete kërkimore organizohet edhe nëpërmjet angazhimit në projektet e Institutit Riinvest apo përmes punëdhënësit të tyre.

Shkarko Broshurën

START:
1st November 2015
DURATION:
2 years
CREDIT:
120 ECTS

Program MSc i Shkencave Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike si pjesë e Kolegjit Riinvest ofron studime të cilësisë së lartë në mënyrë që të sigurojë ekspertë në lëmin e inxhinierisë softuerike për të mirën e nevojave zhvillimore të Kosovës, me kapacitete për të garuar në nivel global. Procesin akademik dhe pedagogjik i mbështesim me vlerat universale të kreativitetit, të të menduarit kritik dhe inovacionit, të tolerancës dhe etikës së lartë dhe ndershmërisë; të lirisë akademike; të partneritetit dhe transparencës drejt palëve me interes, institucioneve dhe opinionit.
Ky program gjithashtu inkurajon dhe mbështet:

• Angazhimin e përbashkët të studentëve dhe stafit të Kolegjit në zhvillimin më të hovshëm të shoqërisë kosovare në përgjithësi dhe ekonomisë në veçanti.

• Identifikimin e Kolegjit si burim i kuadrove të aftë, të specializuara dhe të gatshme për realizimin e detyrave që nga dita e parë e punësimit.

• Identifikimin e Kolegjit si burim i kuadrove të shkolluara në pajtim me trendët dhe kërkesat aktuale si në vend ashtu edhe jashtë.

• Identifikimin e Kolegjit si burim i kuadrove të cilët i kërkon industria edhe pa diplomuar.

Programi MSc Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike ofron themelet teorike, veglat, shkathtësitë dhe punën praktike të nevojshme për një inxhinieri në realitetin e sotëm kompleks të zhvillimit teknik dhe ekonomik. Ky program është strukturuar që të ofrojë njohuri dhe shkathtësi për punë dhe studime të mëtejme, konkurrente në tregun vendor e ndërkombëtar, duke krijuar parakushte për fleksibilitet në karrierë dhe mësim të vazhdueshëm. Në kuadër të nivelit Master të Shkencave Kompjuterike referencat e personelit tonë akademik, me kapacitete për zbatim të standardeve ndërkombëtare, me zotërim të mirë të gjuhëve të huaja, strukturë të mirë moshe, të diplomuar dhe specializuar në BE dhe ShBA. Kjo mundëson të kemi një program unik, i cili i përcjell trendët e teknologjisë në botë dhe i adapton për tregun e Kosovës. Studentët marrin dije të avancuara nga programimi i orientuar në objekt, algoritmet, bazat e të dhënave, menaxhim të projekteve, etj., ndërkaq që kanë edhe module të obligueshme dhe zgjedhore që t’i zhvillojnë shkathtësitë që i bëjnë me përparësi konkurruese në tregun e punës, si për shembull programim për pajisje mobile, inteligjencë artificiale, njohje të mostrave apo ueb semantik.
Shumica e studentëve të regjistruar në studime MSc kanë një përvojë pune, ose punojnë part-time në biznese e organizata në Kosovë. Temat e tyre të seminareve dhe diplomave ndërlidhen me punën e tyre praktike. Një punë konkrete kërkimore organizohet edhe nëpërmjet angazhimit në projektet e Institutit Riinvest apo përmes punëdhënësit të tyre. Hulumtimet do të bëhen në disa fusha: WEB: Zhvillimi i sistemit kërkues të bazuar në rrjetet sociale, apo njohuritë semantike, Zhvillimi i sistemit, i cili mësimon të rankojë/ klasifikojë te sistemet kërkuese; Android: Zhvillimi i aplikacioneve të ndryshme në platformën Android për të plotësuar mungesën e tyre në gjuhën shqipe, duke përdorur trendët e reja në teknologji; Zhvillimi /evoluimi i gjuhës shqipe në publikimet e medieve, duke zbatuar algoritme nga machine learning dhe inteligjencën artificiale. Në kuadër të programit MSc Shkenca kompjuterike – Inxhinieria softuerike ofrohet profili: Inxhinieri softuerike Ky program në inxhinieri softuerike është unik në Kosovë. Programi është i pari që koncentrohet në Inxhinieri
softuerike dhe si i tillë ofron disa kurse të cilat nuk ligjërohen në universitete tjera në Kosovë.
Fokusi është i lidhur ngushtë me punën që studentët duhet ta tregojnë praktikisht në industrinë e IT/Inxhinierisë softuerike., duke inkuadruar pikat kyçe të teknologjisë, programimin e orientuar në objekt duke përdorur gjuhët Java dhe C++, njohjen e mostrave, XML dhe UML, programimin për pajisje mobile, ciklin e zhvillimit softuerik, etj. Këto janë lëmi në të cilat industria është mjaft e interesuar. Prandaj targeti ynë janë studentët, të cilët janë të interesuar të përfitojnë njohuri që do t‘i shpie në punë stabile me industrinë e zhvillimit të aplikacioneve. Objektivi i programit Master në Shkencat kompjuterike – Inxhinieria softuerike është përgatitja e studentëve me njohuri të barabarta në Inxhinieri softuerike dhe zhvillimin e softuerit. Qëllimi i programit është avancimi i njohurive dhe shkathtësive të studentëve nga fusha e Inxhinierisë softuerike si dhe t’ju ofrojë një hyrje në kërkimet shkencore të Inxhinierisë softuerike. Përpos kësaj, studentet inkurajohen dhe përkrahen në thellimin e rezonimit kritik në adresimin e sfidave të ardhshme në zhvillimin e sistemeve komplekse softuerike. Studentët do të jenë në gjendje të specifikojnë, modelojnë, dhe dizajnojnë arkitekturat softuerike, si dhe të ofrojnë zgjidhje praktike për problemet në biznes, duke i aplikuar principet e Inxhinierisë softuerike, të cilat do t’i mësojnë gjatë këtij programi të masterit. Për shkak se inxhinierët softuerikë kanë ndërlidhje me funksionet në biznes si dhe me funksionin e programerit, ata duhet të trajnohen në shkathtësitë komunikuese si dhe ato udhëheqëse, duke u angazhuar përmes kurseve individuale dhe atyre grupore. Me përfundimin e këtij programi, studentët mund të vazhdojnë studimet PhD.

SEMESTRI I:
Algoritmet dhe struktura e të dhënave të avancuara
Programimi i avancuar i orientuar në objekte
Sistemet e avancuara të bazave të të dhënave
Zgjedhore (2 nga 4):
Programimi në Java
Metodologjia e hulumtimeve shkencore
Uebi social
Programimi në C/C++
SEMESTRI II:
Analiza e kërkesave softuerike
Menaxhimi i projekteve softuerike
Inxhinieria softuerike agile
Zgjedhore (2 nga 4)
Njohja e mostrave
Uebi semantik
Gërmimi i të dhënave
Kompjutimi vizual dhe grafika kompjuterike
SEMESTRI III:
• Sigurimi i cilësisë dhe testimi i softuerit
• Zhvillimi i aplikacioneve mobile
• Projekti softuerik
• Zgjedhore (1 nga 3)
SEMESTRI IV:
• Seminari në Inxhinieri softuerike
• Punimi i diplomës

Hulumtues

Pjesë e Institutit RIinvest

Ambiental

Ne ruajmë ambientin

Të akredituar

Të gjitha programet e akredituara

Inovatorë

Burim i përhershëm i ndryshimit

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 42
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
www.riinvest.net / info@riinvest.net
tel: 038 224 322

Mirë se vini në Kolegjin Riinvest. Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal

KOLEGJI RIINVEST

Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në gjuhën shqipe dhe angleze, i themeluar nga një institut kërkimor, me staf të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Pothuaj stafi i plotë i Riinvestit është i validuar që të jap mësim në universitetet Britanike. Ne ofrojmë përkujdesje të veçantë ndaj studentëve. 80 përqind e stafit janë në dispozicion për studentë me orar të plotë Njëqindpërqind e të diplomuarve janë të punësuar dhe të gjithë studentët në programet baçellor bëjnë praktikë në vitin e tretë të studimeve. Riinvest është një vendtakim për bizneset dhe palët e interesit. Çdo muaj organizohen vizita dhe ligjërues /mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
TOP