PROGRAMIMI PËR PAJISJE MOBILE DHE CLOUD

mobile_cloud

REZULTATET E PRITURA Pas diplomimit, studentët do të jenë në gjendje: • T’i kuptojnë, vlerësojë dhe aplikojnë teknikat dhe metodat për t’i zgjidhur problemet e ndryshme nga menaxhimi deri te zhvillimi i proceseve të ndryshme informatike • Kodim të programeve të ndryshme duke përdorur gjuhë programore dhe teknika të ndryshme • Të disenjojnë arkitekturë ueb – pajisje mobile duke testuar korrektësinë e shfrytëzimit • Zhvillim të softuerit për sisteme interaktive të sigurta • Të punojnë individualisht apo të jenë pjesë e ekipit

Shkarko Broshuren

START:
1st October 2016
DURATION:
3 vjet
CREDIT:
180 ECTS

PROGRAMI: BSC SHKENCA KOMPJUTERIKE- INXHINIERIA SOFTUERIKE
PROFILI: PROGRAMIMI PËR PAJISJE MOBILE DHE CLOUD
KOHËZGJATJA: 3 VJET (6 SEMESTRA)

Duke i përcjellë trendët aktualë; në zhvillimin e teknologjisë informatike vërehet një ekspansion i dukshëm i pajisjeve mobile. Këto pajisje kanë krijuar realitete të reja, të cilat karakterizohen me kërkesa globale e lokale për sisteme aplikative. Pos nevojës për njohuri dhe shkathtësi nga Inxhinieria softuerike, e cila është bazë e të gjitha studimeve në shkencat kompjuterike, qëndron konstatimi për nevojën për specializim në lëmin e programimit për pajisje mobile dhe sistemet claud. Pjesa gjithnjë më e madhe e industrisë po i zhvillon ose po i përcjell shërbimet e tyre edhe në pajisje mobile, me ç‘rast është paraqitur kërkesë e shtuar për ekspertë të zhvillimit dhe bartjes së aplikacionit për pajisjet mobile. Në anën tjetër sistemet e bazuara në konceptet cloud po shtohen nga dita në ditë. Mundësia e krijimit të aplikacioneve cilësore, të cilat po i kursejnë konsumatorët nga problemet e administrimit, mirëmbajtjes së harduerit e softuerit po bëhen gjithnjë e më atraktive.

Me profilin Programimi në aplikacionet mobile dhe cloud, Kolegji Riinvest ofron subspecializim në drejtim të Inxhinierisë softuerike për programim dhe zhvillim të aplikacioneve për pajisje mobile në platformat e ndryshme, si WindowsPhone, Android, iOS, etj. Përveç kësaj, studentët do të aftësohen për zhvillimin e aplikacioneve për adaptimin e sistemeve ekzistuese nga ueb dhe desktop në ato mobile. Gjithashtu studentët do të njoftohen me sistemet cloud, si ndërtohen dhe si zhvillohen ato.

Studentët këtu do të mund të specializohen duke i përcjellë ligjëratat dhe zhvilluar projekte reale nga jeta e përditshme nga 50% të lëndëve. Lëndët unike janë: Sistemet operative për pajisjet mobile, Programimi për pajisjet mobile dhe Aplikacionet globale për cloud. Gjithashtu në lëndët Projekti TI-1, 2 e 3, fokusi i projekteve do të anojë kah aplikacionet mobile.

REZULTATET E PRITURA

Pas diplomimit, studentët do të jenë në gjendje:

  • T’i kuptojnë, vlerësojë dhe aplikojnë teknikat dhe metodat për t’i zgjidhur problemet e ndryshme nga menaxhimi deri te zhvillimi i proceseve të ndryshme informatike
  • Kodim të programeve të ndryshme duke përdorur gjuhë programore dhe teknika të ndryshme
  • Të disenjojnë arkitekturë ueb – pajisje mobile duke testuar korrektësinë e shfrytëzimit
  • Zhvillim të softuerit për sisteme interaktive të sigurta
  • Të punojnë individualisht apo të jenë pjesë e ekipit

Planprogrami për Programim Për Paisje Mobile dhe Cloud BSc

VITI I – SEMESTRI I
Lënda Orë/javë ECTS
Hyrje në informatikë 2+2 6 – [syllabusi]
Bazat e programimit 2+2 6 – [syllabusi]
Arkitektura e kompjuterëve 2+2 6 – [syllabusi]
Matematikë 1 2+2 6 – [syllabusi]
Business English A2/B1 2+1  6 – [syllabusi]
VITI I – SEMESTRI II
Lënda Orë/javë ECTS
Algoritmet dhe strukturat e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Teknologjia e internetit 2+2 6 –
Sistemet operative 2+2 6 – [syllabusi]
Matematika diskrete 2+2 6 – [syllabusi]
Programimi në C# 2+2 6 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI III
Lënda Orë/javë ECTS
Bazat e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Rrjetet kompjuterike 2+2 6 – [syllabusi]
Programimi i orientuar në objekte 2+2 6 – [syllabusi]
Ndërveprimi njeri – kompjuter 2+2 6 – [syllabusi]
Inxhinieria softuerike 2+2 6 – [syllabusi]
VITI II – SEMESTRI IV
Lënda Orë/javë ECTS
Web programimi 2+2 6 – [syllabusi]
Sistemet e shpërndara 2+2 6 – [syllabusi]
Projekti TI-1 2+2 6 – [syllabusi]
Menaxhimi i projekteve 2+2 6 – [syllabusi]
Sistemet operative për paisjet mobile 2+2 6 –  [syllabusi]
VITI III – SEMESTRI V
Lënda Orë/javë ECTS
Programimi në Java 2+2 6 – [syllabusi]
Testimi i softuerit 2+2 6 – [syllabusi]
Siguria e të dhënave 2+2 6 – [syllabusi]
Projekti TI-2 2+2 6 –
Programimi për paisjet mobile 2+2 6 –  [syllabusi]
VITI III – SEMESTRI VI
Lënda Orë/javë ECTS
E-Biznesi (Z) 2+1 6 – [syllabusi]
Projekti TI-3 2+2 6 – [syllabusi]
Aplikacionet globale Cloud 2+2 6 –  [syllabusi]
Punim diplome - 12

Leave a Reply

Hulumtues

Pjesë e Institutit RIinvest

Ambiental

Ne ruajmë ambientin

Të akredituar

Të gjitha programet e akredituara

Inovatorë

Burim i përhershëm i ndryshimit

KONTAKTI

Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 42
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
www.riinvest.net / info@riinvest.net
tel: 038 224 322

Mirë se vini në Kolegjin Riinvest. Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal

KOLEGJI RIINVEST

Riinvest është i vetmi institucion në Kosovë që ofron studime në gjuhën shqipe dhe angleze, i themeluar nga një institut kërkimor, me staf të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Pothuaj stafi i plotë i Riinvestit është i validuar që të jap mësim në universitetet Britanike. Ne ofrojmë përkujdesje të veçantë ndaj studentëve. 80 përqind e stafit janë në dispozicion për studentë me orar të plotë Njëqindpërqind e të diplomuarve janë të punësuar dhe të gjithë studentët në programet baçellor bëjnë praktikë në vitin e tretë të studimeve. Riinvest është një vendtakim për bizneset dhe palët e interesit. Çdo muaj organizohen vizita dhe ligjërues /mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
TOP