Departamenti i Ekonomisë ofron programin baçellor BA MENAXHIM BIZNESI në tri profile:

1. Analizë Ekonomike për Biznes
2. Menaxhment dhe Marketing
3. Banka, Financa dhe Kontabilitet

Programi BA Menaxhim Biznesi përmes këtyre tri profileve ka për qëllim të zhvillojë njohuri, aftësi dhe qëndrime që janë të nevojshme për menaxherët dhe profesionistët në këto profile që të kryejnë aktivitetet menaxheriale dhe profesionale dhe të zgjidhin probleme të ndryshme biznesore në një ambient konkurrues dhe të ndryshueshëm.

Të gjitha profilet janë të dizajnuara në përputhshmëri të plotë dhe të drejtpërdrejtë me programin BA MENAXHIM BIZNESI. Studentët e të gjitha profileve, në vitin e parë mësojnë lëndët e njëjta, ndërsa në vitin e dytë, në semestrin e katërt fillon profilizimi, varësisht nga përcaktimi personal i studentëve.

Në këtë vit ofrohen lëndët nga profilet përcaktuese, që pastaj në vitin e tretë studentët thellohen dhe specializohen në profilet e tyre të përcaktuara. Viti i tretë ofron lëndët specifike të profilit dhe studentët kanë mundësi të përfitojnë njohuri të detajuara në profilin e tyre. Me përfundimin e këtij programi, studentët mund të vazhdojnë studimet master në Riinvest ose në institucionet e tjera vendore apo ndërkombëtare.

Studentët e Kolegjit Riinvest brenda programit të studimeve, me provimet që japin në lëndët përkatëse marrin edhe këto certifikime:

  • NIVELI I PARË –TEKNIK I KONTABILITETIT NGA ShKCAK (Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës).
  • EUROPEAN INFORMATICS PASSPORT EIPASS (Licencë për teknologjinë informatike e pranuar në Bashkësinë Evropiane)
  • Planifikim biznesi
  • Menaxhim projektesh

 

REZULTATET E PRITURA

Pas përfundimit të suksesshëm të programit studentët do të jenë në gjendje:

  • Të përgatisin raporte për analiza në fushat që adresohen me profilet përkatëse, në të cilat demonstrojnë njohje të mjedisit ekonomik, ecurive dhe fenomeneve ekonomike në nivel makro dhe mikro.
  • Për të vazhduar studimet master
  • Të komunikojnë efektivisht me gojë dhe me shkrim duke përdorur metoda, teknika dhe teknologji të ndryshme të prezantimit.
  • Të punojnë të pavarur dhe në grup me përgjegjësi dhe iniciativë për t’i kryer detyrat me kohë dhe efikasitet
  • T’i artikulojnë në mënyrë kritike argumentet logjike dhe të arsyetuara, duke marrë parasysh idetë dhe pikëpamjet e të tjerëve dhe t’i sintetizojnë këto pikëpamje të ndryshme (mendimi kritik)
  • Të reflektojnë dhe ndërmarrin veprime në lidhje me zhvillimin
ID Course Name Duration Start Date
BA-EK-MM MENAXHMENT DHE MARKETING 3 vjet 1st October 2016
EK-BA-BFK BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET 3 vjet 1st October 2016
03BA-EK-EK ANALIZË EKONOMIKE PËR BIZNES 3 vjet 1st October 2016

Programet Bachelor dhe Master

ANALIZË EKONOMIKE PËR BIZNES

Ky program aftëson studentët për të kuptuar se si funksionon dhe qeveriset ekonomia kombëtare dhe bizneset, se si mund të përdoren më së miri burimet njerëzore dhe financiare për rritje dhe zhvillim të ekonomisë dhe bizneseve. Studentët në këtë program bëjnë praktikën në Institutin Riinvest. Ky program u zhvillon studentëve shkathtësitë e nevojshme për të vazhduar më tej studimet në master dhe doktoratë, si në vend ashtu edhe kudo tjetër në botë.

BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET

Krahas njohurive bazike për ekonominë në nivel kombëtar dhe për menaxhimin e bizneseve, ky program zhvillon dijen dhe shkathtësitë e nevojshme për të analizuar dhe qeverisur financat në biznese dhe organizata të tjera financiare, si dhe për të menaxhuar institucione financiare (përfshirë bankat).

MENAXHMENT DHE MARKETING

Profili i menaxhmentit ka për qëllim të përgatis studentët për pozita menaxheriale në një gamë të gjërë të organizatave dhe konteksteve. Ky program zhvillon njohuri, aftësi dhe qëndrime që janë të nevojshme për menaxherët që kryejnë aktivitete menaxheriale dhe zgjidhin probleme të ndryshme biznesore në një ambient konkurrues dhe të ndryshueshëm.

Specializimi i Menaxhmentit të Përgjithshëm

Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë të aftë: Të kuptojnë në mënyrë kritike dhe të avancuar se si të veprojnë funksionet në një kompani dhe si ato ndikojnë në zhvillimin e biznesit, t’i aplikojnë metodat dhe dinamikat e udhëheqjes për menaxhim të një kompanie si NVM, kompani prodhuese ose shërbyese dhe OJQ, t’i përdorin instrumentet praktike dhe teorike për zgjedhjen dhe planifikimin e një strategjie të menaxhimit të një organizate.

Specializimi i Menaxhmentit në Marketing

Me përfundimin e suksesshëm të këtij programi studentët do të kenë aftësi: T’i njohin dhe shfrytëzojnë teorinë dhe praktikat e nevojshme për zgjedhjen e tregjeve të reja dhe t’i planifikojnë dhe zhvillojnë strategjitë e marketingut, T’i aplikojnë teknikat për një planifikim efikas të strategjisë së brendit, duke njohur të gjitha veglat dhe duke përdorur informatat nga konsumatorët për vendimmarrje e promocion, T’i përdorin metodat kryesore për hulumtimin e tregut dhe se si të mbledhin informata nga konsumatori si dhe t’i parashikojnë dhe identifikojnë nevojat e sotme të konsumatorit dhe t’i komunikojnë ato në një mënyrë sa më inovative.

Specializimi i Menaxhmentit në Banka dhe Financa

Me përfundimin e suksesshëm të këtij programi studentët do të kenë aftësi:
• Të kuptojnë funksionimin e tregjeve financiare dhe të institucioneve financiare, për të analizuar situata të ndryshme që ndodhin në treg me qëllim të përshtatjes së atyre rrethanave me portfoliot e konsumatorëve.
• Të praktikojnë marrjen e vendimeve për investime dhe financa në një korporatë dhe të ndërtojnë inxhinieringun financiar për t’i zhvilluar organizatat.
• T’i vlerësojnë ndikimet lokale dhe globale bankare dhe të rregullatorëve financiarë në sistemet lokale bankare

Sistemi i Informacionit për Menaxhment

ME PËRFUNDIMIN E SUKSESSHËM TË KËTIJ PROGRAMI STUDENTËT DO TË KENË AFTËSI:
• T’i kuptojnë dhe përdorin sistemet e mbështetjes të vendimeve, bazat e të dhënave të bankave dhe inteligjencën biznesore për të fuqizuar pozicionin konkurrues dhe zgjedhjet strategjike të organizatave të tyre.
• T’i përdorin teknikat më të avancuara në analizën dhe vlerësimin e të dhënave.
• Të menaxhojnë, këshillojnë dhe të marrin pjesë në mënyrë të drejtë dhe kreative në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së informacionit dhe të menaxhojnë rrjedhën e informacionit brenda organizatës.

Specializimi i Menaxhmentit në Agrobiznes

ME PËRFUNDIMIN E SUKSESSHËM TË KËTIJ PROGRAMI STUDENTËT DO TË KENË AFTËSI:
• Të zhvillojnë një pasqyrë të mirë të sistemeve bujqësore dhe të jenë në gjendje t’i aplikojnë njohuritë shkencore në menaxhimin e sistemeve të prodhimit bujqësor.
• Të marrin përsipër me kompetencë menaxhimin dhe zhvillimin e një agrobiznesi.
• T’i integrojnë burimet financiare, njerëzore dhe biofizike të një biznesi bujqësor, për të planifikuar dhe dizajnuar sisteme të qëndrueshme të menaxhimit në një agrobiznes.