Programi Master MA Menaxhment

Nëse keni potencialin dhe dëshirën të vazhdoni në pozita seniore në menaxhim të organizatave, si vendore ashtu edhe të huaja, atëherë programi ynë Master në Menaxhment do të jetë shumë i përshtatshëm për ju.

Përgjatë këtij programi dyvjeçar, ju jo vetëm që do të merrni njohuri gjenerale lidhur me menaxhimin e organizatës, por edhe do të keni mundësinë të specializoheni në një nga fushat që juve ju intereson, si menaxhimi i bankave e financave, marketingu, agrobiznesi apo menaxhimi i sistemeve informative. Përgjatë këtij programi ju do të kryeni këshillëdhënie direkte për bizneset, përmes detyrave dhe projekteve të Riinvestit, ju do të merrni pjesë në hulumtimet e Institutit Riinvest, dhe do të krijoni një rrjet të gjerë të lidhjeve. Programi Master në menaxhment (MnM) ofron studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do t’u mundësojë studentëve që t’i aplikojnë njohuritë, aftësitë dhe metodologjitë kërkimore, si dhe strategjitë brenda organizatave të biznesit bashkëkohor. Ky program ju ofron aftësi analitike dhe strategjike, nëpërmjet shfrytëzimit të literaturës akademike si dhe të mësuarit e pavarur duke zhvilluar qasje të pavarur, kritike dhe krijuese të problemeve menaxheriale brenda organizatave dhe për t’u marrë me problemet dhe sfidat në ambientin kosovar dhe global.
Mënyra e studimeve në Riinvest, dhe thellësia e programit MA në Menaxhment, do t’ju bëjë juve të dalluar dhe të aftë për t’u punësuar në pozita të larta menaxhuese në bizneset lokale apo organizatat ndërkombëtare në vend apo jashtë vendit. Shumica e të diplomuarve në Riinvest, mbajnë pozita kyçe në organizatat vendore e ndërkombëtare.

ID Course Name Duration Start Date
MA-DF Specializimi i Menaxhmentit në Agrobiznes 2 vjet 1st October 2016
MA-NG Sistemi i Informacionit për Menaxhment 2 vjet 1st October 2016
MA_SD Specializimi i Menaxhmentit në Banka dhe Financa 2 vjet 1st December 2015
MA_SD Specializimi i Menaxhmentit në Marketing 2 vjet 1st October 2016
MA-EK-MP Specializimi i Menaxhmentit të Përgjithshëm 2 vjet 1st October 2016

Programet Master Ekonomiks

Informatat e përgjithshme të Programeve Master Ekonomiks

ME PËRFUNDIMIN E SUKSESSHËM TË KËTIJ PROGRAMI STUDENTËT DO TË KENË AFTËSI:

• Të studiojnë në mënyrë të pavarur, të kontekstualizojnë, analizojnë dhe nxjerrin përfundime nga diskutimet teorike dhe burimet e tyre.
• Të mësojnë nga përvoja duke marrë një perspektivë të gjerë, lidhur me zhvillimet bashkëkohore dhe kërkimet në biznes dhe në bazë të kësaj të hartojnë raporte, projekte dhe artikuj kërkimorë duke demonstruar qasje kritike e studim të avancuar.
• Të përdorin komunikimin verbal dhe me shkrim si dhe komunikimin elektronik që t’i përdorin informatat, të debatojnë dhe prezantojnë argumentet komplekse të adoptuara për audienca dhe rrethana të ndryshme.
• T’i identifikojnë detyrat dhe aktivitetet, t’i organizojnë burimet dhe t’i shfrytëzojnë ato dhe shkathtësitë menaxheriale në mënyre efektive, duke përfshirë edhe aftësinë për menaxhimin e ndryshimeve.
• T’i përgatisin dhe prezantojnë tezat e tyre dhe raportet mbi strukturat menaxheriale dhe funksionet, sfidat në zhvillimin strategjik dhe projektet investive si dhe t’i përgatisin, menaxhojnë dhe zbatojnë projektet kërkimore.

Kohëzgjatja minimale e studimit Dy vjet

Grupi i synuar Studentë të diplomuar në nivelin Baçellor

Periudha minimale e studimeve Dy vjet/24 muaj

Forma e studimit I rregullt/Full-time

Numri i studentëve për klasë 50 studentë

Numri i ECTS kredive (total dhe për vit) 120 ECTS

Shumica e studentëve të regjistruar në studime Master kanë një përvojë pune, ose punojnë part-time në biznese e organizata në Kosovë. Temat e tyre të seminareve dhe diplomave ndërlidhen me punën e tyre praktike. Një punë konkrete kërkimore organizohet edhe nëpërmjet angazhimit në projektet e Institutit Riinvest.

Në programin MA në Menaxhment, studimet mund t’i vijojnë të gjithë studentët, të cilët kanë të përfunduar studimetthemelore me minimum 180 ECTS kredi të fituara.

KËRKESAT MINIMALE PËR REGJISTRIM NË PROGRAMIN MASTER JANË SI NË VIJIM:

• Diplomë Baçelor (3-4 vjeçare)
• Studentët në moshë me përvojë relevante dhe/apo profesionale do të merren parasysh në bazë të meritave të tyre individuale.
• Njohja e gjuhës angleze në nivel të përdorimit të literaturës dhe referencave.

 

DOKUMENTET:
• Aplikacioni
• Një fotografi (fotografia mund të dërgohet edhe në mënyrë elektronike, formati JPEG)
• Diploma e fakultetit
• Certifikata e notave
• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze
• CV
• Referenca.

.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit studentët do të jenë në gjendje:

  • Ti kuptojë, ti vlerësojë dhe të aplikojnë teknikat dhe metodat për të zgjidhur problemet e ndryshme nga menaxhimi deri te zhvillimi i proceseve të ndryshme informatike.
  • Vlerësimi dhe aplikimi i mjetet e menaxhimit të projektit dhe teknikat përkatëse;
  • Njohja, vlerësimi dhe përdorimi i një serie gjuhësh programore për të mundësuar zhvillimin e sistemeve të ndryshme informatike,
  • Njohja, vlerësimi dhe implementimi i metodave të zhvillimit të softuerit për të mundësuar krijimin e sistemeve të ndryshme informatike
  • Njohjen, kuptimin dhe aplikimin e algoritmeve dhe strukturave të të dhënave për të mundësuar realizimin më të suksesshëm të aplikacioneve të ndryshme
  • Njohjen dhe implementimin e metodave të ndryshme të testimit të softuerit dhe sigurimin e cilësisë maksimale të sistemeve të zhvilluara