Hartimi dhe Shfrytëzimi i Rasteve Studimore në Mësimdhënie

Hartimi dhe Shfrytëzimi i Rasteve Studimore në Mësimdhënie

Në kuadër të projektit EUFORIA të mbështetur nga ERASMUS+, 25 pjesëmarrës nga stafi i 6 universiteteve partnere të këtij projekti në Kosovë (Universitetet e Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës, Ferizajt dhe Kolegji RIINVEST) morën pjesë në punëtorinë për hartimin e rasteve studimore të kompanive kosovare. Punëtoria u drejtua nga Prof. Marina Dabić (Universiteti i Zagrebit) dhe Prof. Usha Ramanathan (Universiteti Staffordshire).

 

Qëllimi i punëtorisë ishte trajnimi i pjesëmarrësve në shfrytëzimin e rasteve studimore si vegël e mësimdhënies dhe mësimnxënies si dhe trajnimi për hartimin e rasteve studimore të kompanive vendore në Kosovë. Në fund të këtij projekti do të publikohen të  gjitha rastet studimore, të cilat pastaj mund të përdoren për mësimdhënie në të gjitha universitetet në Kosovë.

 

Së shpejti studentët do të kenë mundësinë të studiojnë përmes rasteve studimore të cilat përfaqësojnë kontekstin lokal krahas rasteve studimore të kompanive ndërkombëtare.

Leave a Reply