Kolegji RIINVEST

Kolegji Riinvest u themelua në vitin 2007 mbi traditën e pasur shumë vjeçare të Institutit për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, dhe nga një grup ekspertësh e akademikësh nga Kosova të shkencave kompjuterike dhe inxhinieri softuerike dhe telkomunikacion. Personeli akademik i Riinvestit u zhvillua gjatë disa viteve në universitete evropiane e amerikane, e veçmas në Universitetin Staffordshire të Britanisë së Madhe.

Tash, me Kolegjin Riinvest janë të lidhur profesorët dhe ekspertët më të mirë nga fusha e shkencave ekonomike, shkencave kompjuterike dhe kjo ka krijuar një bazë të fortë për studime ekonomike dhe të biznesit në nivel të studimeve bazike dhe postdiplomike, e gjithashtu edhe për studime të inxhinierisë softuerike.

Vizioni

Vizioni i Kolegjit Riinvest është të bëhet universitet model për të tjerët në rajon, që ofron studime të standardeve të larta ndërkombëtare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze në Ekonomi, Biznes dhe Teknologji Informative, si dhe qeverisje që kultivon kreativitet dhe ndërmarrësi dhe siguron punësim për të diplomuarit tanë.

Institucioni ynë do të jetë i njohur si qendër e zhvilluar për hulumtim për të mirën e zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë.

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë studime dhe hulumtime të cilësisë së lartë në mënyrë që të sigurojmë ekspertë për të mirën e nevojave zhvillimore të Kosovës, me kapacitete për të garuar në nivel global. Ne qëndrojmë pas vlerave tona:

  • Kultivimi i kreativitetit, të menduarit kritik dhe inovacionit
  • Toleranca
  • Etika e lartë dhe ndershmëria
  • Liria akademike
  • Partneriteti dhe transparenca drejt palëve me interes, institucioneve dhe opinionit
  • Identifikimi dhe pronësia me misionin, vizionin dhe vlerat tona nga personeli dhe studentët