BSc Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike

Profilet:

Programi i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Riinvest ofron studime me cilësi të lartë për të ndërtuar ekspertë në Inxhinierinë Softuerike në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tregut, me kapacitete për të konkurruar globalisht.

Të gjitha profilet janë të dizajnuara në përputhshmëri të plotë dhe të drejtpërdrejtë me programin. Studentët e të gjitha profileve, në vitin e parë mësojnë lëndët e njëjta, ndërsa në vitin e dytë, në semestrin e katërt fillon profilizimi, varësisht nga përcaktimi personal i studentëve. Këtë vit ofrohen lëndët nga profilet përcaktuese që pastaj në vitin e tretë studentët edhe më tej të kenë mundësinë të thellohen dhe specializohen në profilet e tyre.

Me përfundimin e këtij programi, studentët mund t’i vazhdojnë studimet Master në Kolegjin Riinvest ose në institucionet tjera vendore apo ndërkombëtare.

Viti 1 – Gr 1A Viti 1 – Gr 1B Viti 1 – Gr 1C
Viti 2 – Gr 1A Viti 2 – Gr 1B Viti 2 – Gr 2
Viti 3 – Siguria Kibernetike Viti 3 – Programimi per Pajisje Mobile dhe Cloud Viti 3 – Menaxhimi i Rrjeteve dhe Bazave te te Dhenave