Këshilli Akademik është organ i zgjedhur nga anëtarët e Riinvest. Anëtarët e Këshillit Akademik përbëhen nga: Udhëheqësit akademik në nivel menaxherial( drejtori akademik, udhëheqësit e departamenteve/programeve), përfaqësuesit e zgjedhur nga këshillat programore, përfaqësuesit e zgjedhur të administratës, përfaqësuesit e zgjedhur të studentëve. Këshilli akademik mblidhet së paku dy here në semester dhe shqyrton:

  • Zhvillimin akademik si zhvillimin dhe modifikimin e programeve të studimeve
  • Raportet e komiteteve programore
  • Suksesin e studentëve
  • Raportin e Zyrës për sigurimin e cilësisë
  • Rregulloret
  • Çështje tjera akademike

Mandati i anëtarëve të Këshillit Akademik është tri vjet. Mandati i tyre fillon më një tetor.

Komitetet programore organizohen së paku dy herë në semestër. Komiteti programor përbehët nga të gjithë mësimdhënësit në program, administrata e programit dhe dy student përfaqësues.

Komiteteti programor për secilin program ka funksionet në vijim:

  • Diskuton dhe zhvilloni i programet të reja,
  • Diskuton dhe zhvillon ndryshimet ne programet ekzistuese
  • Diskuton suksesin e studentëve, aktivitetet e mësimit, aktivitetet shkencore etj.
  • Aprovon syllabuset e reja dhe ndryshimet
  • Propozon projekte kërkimore
  • Cakton komisionet vlerësuese për tema të diplomës/ masterit/ doktoratës

Alban               Zogaj

Alban               Hashani

Amir                 Rashica

Arben               Damoni

Artane              Rizvanolli

Astrit                Desku

Bardha             Qirezi

Diana               Lekaj

Diellza              Gashi

Driart                Elshani

Edona              Kurtolli Alia

Endrit               Pllashniku

Fisnik               Bajrami

Fisnik               Reçica

Gent                 Beqiri

Hajdin              Berisha

Hazir                Gashi

Ilire                   Mehmeti

Isren                 Fejzullahu

Isuf                   Berisha

Lule                  Ahmedi

Lumir               Abdixhiku

Mensur            Osmani

Muhamet         Mustafa

Naim                Hoxha

Naim                Sulejmani

Njomza            Latifi-Mustafa

Saxhide           Mustafa

Visar                Vokrri

Vyrtyt               Hasani

Argjenta           Plakolli

Uragan             Alija

Erand               Ahmeti,

Leke    Shehu

Komisonet e Rregullta të Këshillit Akademik

Komisioni për Sigurimin e Cilësisë është përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e procedurave të vlerësimit në pajtim me Statutin dhe rregulloret e institucionit. Komisioni siguron zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe standardeve të Agjencisë për Akreditim të Kosovës si dhe i propozon Këshillit Akademik rekomandime përkatëse.

Komisioni i miraton afatet për vlerësim, e miraton përbërjen e ekipeve të vlerësimit dhe nxit kulturën e cilësisë.

Në fillim të çdo viti akademik, komisioni në takimin e parë zgjedhë kryetarin/kreyateren e komisionit. Kryetari zgjidhet me shumicë votash të anëtarëve të komisionit. Detyra e tij është që të organizojë punën e komisionit.

Komisioni për sigurimin e cilësisë ka pesë anëtarë:

  • Tre anëtarë të personelit mësimdhënës
  • Një përfaqësues i studentëve
  • Një përfaqësues nga administrata

Komisioni për sigurimin e cilësisë ka  po ashtu edhe  tre anëtarë ex-officio:

  • Drejtori për çështje akademike dhe bashkëpunim ndërkombëtar
  • Drejtori për administratë dhe
  • Udhëheqësi i Zyrës për sigurim të cilësisë.

Komisioni Disciplinor trajton shkeljet e bëra nga ana e anëtarëve të kolegjit në pajtim me Kodin e Mirësjelljes, kapitulli 5 dhe në përputhje me: 1. Parimet e përgjithshme: drejtësia, respekti për të tjerët dhe përgjegjësia dhe Kapitulli 2: Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve: Liria akademike, të drejtat për qasje në dosjet personale dhe të dhënat, konflikti i interesit, mundësive të barabarta dhe kundër diskriminimit. Ky seksion është gjithashtu i harmonizuar me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe me  Ligjin e Punës në fuqi.

Komisioni disiplinor

Këshilli Akademik do të formojë një Komision disiplinor, i cili do t’i shqyrtojë rastet që kanë të bëjnë me shkeljet në vendin e punës ose kodit të mirësjelljes dhe procedurave. Komisioni përbëhet nga tre anëtarë të përhershëm. Mandati i anëtarëve të Komisionit disiplinor zgjat sa zgjat edhe mandati i organit, i cili e ka emëruar këtë komision. Në rastet e konfliktit të interesit kur objektiviteti i anëtarit do të vihet në dyshim, anëtari i komisionit do të zëvendësohet dhe do të caktohet një zëvendës për atë seancë të veçantë dhe atë në rastet:

 

  • ku anëtari i komisionit është në pozitë të udhëheqësit ndaj shkelësit të supozuar;
  • ku ai/ajo ka lidhje me shkelësin nga ana familjare;
  • ku anëtari i komisionit ka qenë viktimë e shkelësit të supozuar ose ka lidhje me viktimën nga ana familjare.

– Procedurat disiplinore

– Procedura per plagjiature dhe mashtrim

Përgjegjësia e Komisionit të ankesave është që t’i mbrojë anëtarët e Kolegjit nga vendimet e padrejta ose që nuk janë të kënaqur me vendimin e Komisionit Disciplinor.

Këshilli Akademik emëron pesë anëtarët e Komisionit për ankesa.

  • Tre përfaqësues të personelit mësimor
  • Një përfaqësues i studentëve
  • Përfaqësuesi nga administrata

Anëtarët e Komisionit të ankesave nuk munden të marrin pjesë në rastet kur:

  • Personi mbikëqyrës është rast i shqyrtimit në Komisionin disiplinor
  • Kur personat, rasti i të cilëve është në shqyrtim kanë lidhje
  • Ka ndonjë konfliktit interesi siç është specifikuar në Kodin e Mirësjelljes.

– Procedura per ankesa