Projektet fituese të cilat u shpërblyen me grante prej €2000 për përkrahjen e ideve të tyre ne UPSHIFT

Projektet fituese të cilat u shpërblyen me grante prej €2000 për përkrahjen e ideve të tyre ne UPSHIFT

Punëtoria me ndikim social e organizuar nga UNICEF Innovations Lab në bashkëpunim më Riinvest-in përfundoi dje.

Pas ceremonisë së certifikimit të pjesëmarrësve, u mbajtën prezentimet e projekteve të studentëve për problemet që ata kanë identifikuar në shoqëri duke ofruar zgjidhje për sfidat në fjalë.

Projektet fituese të cilat u shpërblyen me grante prej €2000 për përkrahjen e ideve të tyre janë:

DSC_0905Projekti: BloodDonation

Problemi: Si do të ishte zgjidhja ideale përmes së cilës transfuzioni i gjakut do të: menaxhonte stokun e gjakut, vetëdijësonte qytetarët, dërgoj notifikime & sms tek qytetarët në raste kur ka mungesë të gjakut dhe raste urgjente, lajmëronte qytetarët për organizimin e kampanjave & lokacionin e tyre dhe poashtu të jetë lehtë e përdorshme dhe e qasshme?

Anëtarët: Fidan Uka, Ardit Islami dhe Ersen Janovali

DSC_0906Projekti: 3D Loja

Problem: Si të prodhojmë 3D lodra nga vizatimet e fëmijëve si aktivitet alternativ nga përdorimi i tepërt i teknologjisë nga fëmijët?

Anëtarët: Viona Stavileci, Nebahate Popaj, Elvedina Zeqiri

DSC_0910Projekti: RrapTapLibra

Problemi: “Si mund të mundësojmë shkëmbimin e literaturës universitare për studentët Kosovar përmes një platforme digjitale?”.

Anëtarët:  Festim Bajrami, Valon Selmani, Omer Fejza

DSC_0917Projekti: DhuroNdihmo

Problemi: Si mund t’i ndërlidhim dhuruesit potencial me familjet në nevojë në mënyrë të lehtë, të thjeshtë dhe të qasshme?

Anëtarët: Doruntina Kukaj, Dion Dula, Valdrin Muja, Funda Safqi, Tringë Shkodra

DSC_0914Projekti: Cure2Children

Problemi: Si mund t’ua lehtësojmë rrugëtimin e vështirë fëmijëve të diagnostikuar me leukemi?

Anëtarët: Bleona Foniqi, Endrit Gacaferi, Yllzon Aliu

Leave a Reply