Studentët hulumtues të Riinvestit

Studentët hulumtues të Riinvestit

Në Riinvest, përkatësisht në Institutin Riinvest dhe Kolegjin Riinvest, metodologjia e punës studimore dhe kërkimore është e veçantë. Të gjithë studentët e Kolegjit Riinvest kanë mundësi të përfshihen në realizimin e studimeve të Institutit Riinvest.
Studentët e dalluar angazhohen edhe në punë kreative, fillimisht në projekte modeste sepse kjo përgatit punëtorë cilesorë për Institutin në të ardhmen. Kjo po ashtu zhvillon frymën e garës, angazhimit dhe sfidës për punë edhe më cilësore në Kolegj.

Kështu këto ditë 10 studentë të ekonomisë realizuan hulumtimin e tregut për industrinë ushqimore nën udhëheqjen e asistentit Gent Beqiri. Studentëve kjo u shërben jo vetëm për të lidhur teorinë me praktikën por edhe për të realizuar të ardhura të konsiderueshme.

“Puna e Institutit është me interes të vazhdueshëm për ngritjen dhe formësimin profesional të studentëve të Kolegjit. Faktor qenësor ndikimi është marrja e vazhdueshme me problemet aktuale ekonomike, ofrimi i zgjidhjeve dhe rekomandimeve që dalin nga rezultatet e punës në projektet e ndryshme me interes dhe ndikim në ekonominë e Kosovës. Programi mësimor dhe ndërlidhja e tij me hulumtime e punë praktike e bën studimin e ekonomisë në Riinvest të veçantë e me përparësi! ” tha Gent Beqiri, menaxher i hulumtimit.
Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/lajme/studentet-hulumtues-te-riinvestit-112231/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Leave a Reply