Punim shkencor nga Profesori Bunjamin Memishi, i cili është i angazhuar në Kolegjin Riinvest do të prezentohet në konferencën ADBIS 2022, konferencë kjo e cila ofron një platformë ndërkombëtare për prezantimin e kërkimit mbi teorinë e bazës së të dhënave, zhvillimin e teknologjive të avancuara të DBMS dhe zgjidhjeve për inxhinierinë dhe analitikën e të dhënave dhe aplikimet e tyre të avancuara.
Punimi “Blink: Lightweight Sample Runs for Cost Optimization of Big Data Applications” prezanton një kornizë autonome të bazuar në “marrje të mostrave”, e cila parashikon madhësitë e grupeve të të dhënave të ruajtura në memorie dhe zgjedh madhësinë optimale të grupimit pa u mbështetur në ekzekutimet historike.
I njëjti punim veçse është online: https://link.springer.com/…/10.1007/978-3-031-15743-1_14
Dhe verzionin e tij të gjatë mund ta gjeni në Arxiv: https://arxiv.org/abs/2207.02290