Engjëll Gashi drejtor ekzekutiv i kompanisë AE Group LLC, storie suksesi.
Engjëlli është në përfundim të studimeve Master në programin “Shkenca e Avancuar e të Dhënave” në Kolegjin Riinvest dhe njëkohësisht është i angazhuar si asistent në Kolegjin Riinvest nga viti 2021.
Engjëlli po ashtu ka përfunduar edhe studimet Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike po në Kolegjin Riinvest.
Ai drejton kompaninë AE Group LLC, kompani e cila merret me shërbime digjitale dhe zhvillim të bizneseve me fokus tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është aksionar ne Trimera Interactive, kompani ndërkombëtare zhvilluese me bazë në Irlandë. Po ashtu zotëron dhe shume brende të tjera si International Billboard, Vivox Music, AE For Artists etj., si degë të kompanisë bazë.
Engjëlli tregon se si Kolegji Riinvest e ka aftësuar atë që të ketë sukses në punën e tij.
“Që një i ri të ketë sukses, ka shume elemente që luajnë rol në këtë drejtim. Njëri ndër elementet kyçe të suksesit është rrethi që krijon gjatë studimeve dhe njerëzit që të rrethojnë. Unë kam pasur fatin që të kem një rreth dhe ligjërues aq të mirë në Kolegjin Riinvest. Në Kolegjin Riinvest inkurajohet puna praktike dhe puna në ekip, dy trajta qe i ndihmojnë secilit të bëhet gati për tregun e punës. Atmosfera e mësimit dhe ndihma e madhe e kolegjit si entitet më ka ndihmuar tej mase dhe më ndihmon sot e tutje në vendimet që marrë në punë.”
Ne jemi krenar me studentët tanë!