Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për Programin e Inovatorëve të Rinjë (Youth Innovators Program) me mbështetjen e GIZ ITP Digital Transformation Center (DTC).
Programi i Inovatorëve të Rinj (YIP) është një program trajnimi dhe mentorimi ndëruniversitar, tre mujor, i cili ofrohet për të mbështetur studentët më të zgjuar dhe kreativë nga tetë universitete dhe kolegje në Kosovë për të transformuar kërkimin, tezën ose prototipet në produkte dhe biznese të zbatueshme dhe të realizueshme.
Kjo iniciativë “Crosscience Initiative” vjen si rrjedhojë e marrëveshjes së krijuar mes GIZ ITP Digital Transformation Center (DTC), Universiteteve dhe Kolegjeve në Kosovë, pjesë e së cilës është edhe Kolegji Riinvest.
Gjeni në vijim vegëzat për informata më të detajuara dhe linkun për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është 12 mars 2023.
Linku për aplikim: shorturl.at/awMQT
Linku i udhëzuesit: shorturl.at/dhsP2