Kolegji Riinvest merr pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë.
Stafi i Kolegjit Riinvest ka marrë pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë të organizuar nga KosovaJob, kjo edhe si rrjedhojë e bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të dy institucioneve.
Gjatë kësaj punëtorie, ndër tjerash stafi kanë pasur mundësi të përfitojnë trajnim nga profesionistë të fushës mbi ngritje të kapaciteteve të brendshme, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të mundësive dhe shërbimeve që ofrojnë, me fokus të veçantë në zhvillimin e raporteve të qëndrueshme me sektorin privat që të ofrohen mundësi të punës praktike për studentët.