Mbahet Konferenca Studentore 2023 në Kolegjin Riinvest
Ditën e hënë në Kolegjin Riinvest është zhvilluar Konferenca Studentore 2023, ku studentët e vitit të tretë të programit Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike kanë prezantuar projektet e tyre aplikative të zhvilluara gjatë studimeve.
Studentët kanë pasur rastin që këto projekte t’i prezantojnë para profesorëve dhe kompanive me të cilat Kolegji Riinvest ka bashkëpunim, të cilat kompani kanë treguar edhe interesim për zhvillimin e mëtutjeshëm të disa prej projekteve.
Falënderojmë shumë profesorin Astrit Desku dhe asistentin Ardenis Idrizi për mentorimin e punës së studentëve dhe organizimin e kësaj konference.
Faleminderit dhe përkrahësve të këtij organizimi