Mbahet Mbledhja e Këshillit Akademik

Mbahet Mbledhja e Këshillit Akademik të Kolegjit Riinvest

Me datë 12.02.2022 është organizuar Mbledhja e radhës e Këshillit Akademik të Kolegjit Riinvest. Në bazë të Statutit të Kolegjit, Këshilli Akademik është autoriteti më i lartë për trajtimin e çështjeve mësimore dhe kërkimit shkencor. Në këtë mbledhje morrën pjesë të gjithë bartësit dhe përfaqësuesit e programeve akademike dhe kërkimit shkencor dhe përfaqësuesit e studentëve.
Këshilli është njoftuar dhe ka shqyrtuar Raportin Semestral dhe Vjetor të CIlësisë, indikatorët e përformancës institucionale, programore dhe të shërbimeve studentore, mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ndikimin e pandemisë Covid-19.
Këshilli ka aprovuar propozimet e reja të bartësve të kërkimit shkencor, përberjen e re të Komisionit për Kërkim Shkencor dhe Vendimin për Grupin Punues mbi Sigurinë e Procesit të Vlerësimit.
Mbledhja e radhës e Këshillit Akademik mbahet në Shtator 2022.