Në Kolegjin Riinvest kemi organizuar Panairin e Punës, me qëllim të mirëpritjes së kompanive të ndryshme dhe takimit me studentë që kanë interes për pozitat e hapura nga ta. Tash e sa kohë studentët njoftohen rreth mundësive për punësim apo praktikë andaj kësaj here të dy palët kanë mundësi të takohen fizikisht.
Panairi i Punës përfaqëson përpjekje të Kolegjit Riinvest për të mbuluar disa aspekte të tregut aktual të punës në Kosovë.
Data 11.03.2022 ishte dedikim për mundësitë e punësimit dhe ndërtimin e karrierës, plot mundësi për të krijuar kontakte dhe përmbajtje të vlefshme për aspektin profesional.

Gjithë kjo nuk do arrihej pa praninë tuaj.
Faleminderit shumë për prezencën.