PhD. Albin Ahmeti, ligjërues në programin Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Riinvest

Profesor Albin Ahmeti është ligjërues në Kolegjin Riinvest në programin bachelor, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Softuerike, si dhe në programin master, MA Menaxhim.

Profesor Albini përfundoi studimet në Prishtinë, Romë dhe Vjenë, duke u doktoruar në moshë të re në fushën e Semantic Web.

Gjatë karrierës së tij akademike ai ka kontribuar në Universitetin Teknik të Vjenës (TU Wien), Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës (WU Wien), dhe Universitetin e Bolzanos (Universiteti i Lirë i Bolzanos) përmes punimeve të ndryshme shkencore.

Nga viti 2017 vazhdon të punojë në kompaninë “Semantic Web Company” me seli në Vjenë.