About IT

This author has not yet filled in any details.
So far IT has created 73 blog entries.

Fotografimi për pano për absolventët e vitit akademik 2022 / 2023

Njoftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të Kolegjit Riinvest që fotografimi për pano për absolventët e vitit akademik 2022 / 2023 do realizohet deri me 30.04.2023. Fotografimi do realizohet në Foto Nesha në Bulevardin Nënë Tereza, përballë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Fotografimi për pano për absolventët e vitit akademik 2022 / 20232023-03-24T11:30:53+00:00

Arbër Lutolli mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike

Arbër Lutolli mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike. Ai ka mbrojtur temën e diplomës "Zhvillimi i cryptocurrency staking" me sukses të dalluar. Nën mentorimin e profesorit Ramadan Dervishi, Kolegjit Riinvest iu shtua edhe një temë me shumë vlerë e punuar me shumë përkushtim nga Arbëri. #vlerë

Arbër Lutolli mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike2023-03-17T11:44:23+00:00

Kolegji Riinvest merr pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë

Kolegji Riinvest merr pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë. Stafi i Kolegjit Riinvest ka marrë pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë të organizuar nga KosovaJob, kjo edhe si rrjedhojë e bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të dy institucioneve. Gjatë kësaj punëtorie, ndër tjerash stafi kanë pasur mundësi të përfitojnë trajnim nga profesionistë të fushës mbi ngritje të kapaciteteve të brendshme, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të mundësive dhe shërbimeve që [...]

Kolegji Riinvest merr pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë2023-03-15T09:38:03+00:00

Hapet thirrja për aplikim për Programin e Inovatorëve të Rinjë (Youth Innovators Program)

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për Programin e Inovatorëve të Rinjë (Youth Innovators Program) me mbështetjen e GIZ ITP Digital Transformation Center (DTC). Programi i Inovatorëve të Rinj (YIP) është një program trajnimi dhe mentorimi ndëruniversitar, tre mujor, i cili ofrohet për të mbështetur studentët më të zgjuar dhe kreativë nga tetë universitete dhe kolegje në Kosovë për të transformuar kërkimin, tezën ose prototipet në produkte dhe biznese të zbatueshme dhe të realizueshme. Kjo iniciativë “Crosscience Initiative” vjen si rrjedhojë e marrëveshjes së krijuar mes GIZ ITP Digital Transformation Center (DTC), Universiteteve dhe Kolegjeve në [...]

Hapet thirrja për aplikim për Programin e Inovatorëve të Rinjë (Youth Innovators Program)2023-03-15T09:47:59+00:00

Engjëll Gashi drejtor ekzekutiv i kompanisë AE Group LLC, storie suksesi.

Engjëll Gashi drejtor ekzekutiv i kompanisë AE Group LLC, storie suksesi. Engjëlli është në përfundim të studimeve Master në programin "Shkenca e Avancuar e të Dhënave" në Kolegjin Riinvest dhe njëkohësisht është i angazhuar si asistent në Kolegjin Riinvest nga viti 2021. Engjëlli po ashtu ka përfunduar edhe studimet Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike po në Kolegjin Riinvest. Ai drejton kompaninë AE Group LLC, kompani e cila merret me shërbime digjitale dhe zhvillim të bizneseve me fokus tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është aksionar ne Trimera Interactive, kompani ndërkombëtare zhvilluese me bazë në Irlandë. Po ashtu zotëron [...]

Engjëll Gashi drejtor ekzekutiv i kompanisë AE Group LLC, storie suksesi.2023-03-15T09:56:30+00:00

Mbahet Konferenca Studentore 2023 në Kolegjin Riinvest

Mbahet Konferenca Studentore 2023 në Kolegjin Riinvest Ditën e hënë në Kolegjin Riinvest është zhvilluar Konferenca Studentore 2023, ku studentët e vitit të tretë të programit Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike kanë prezantuar projektet e tyre aplikative të zhvilluara gjatë studimeve. Studentët kanë pasur rastin që këto projekte t’i prezantojnë para profesorëve dhe kompanive me të cilat Kolegji Riinvest ka bashkëpunim, të cilat kompani kanë treguar edhe interesim për zhvillimin e mëtutjeshëm të disa prej projekteve. Falënderojmë shumë profesorin Astrit Desku dhe asistentin Ardenis Idrizi për mentorimin e punës së studentëve dhe organizimin e kësaj konference. Faleminderit dhe përkrahësve të këtij organizimi [...]

Mbahet Konferenca Studentore 2023 në Kolegjin Riinvest2023-03-15T09:56:43+00:00

Erion Cakolli, praktikant në departamentin e IT-së në Kolegjin Riinvest

Erion Cakolli, praktikant në departamentin e IT-së në Kolegjin Riinvest Erioni është student në departamentin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Riinvest dhe aktualisht është i angazhuar në punë praktike në departamentin e IT-së. "Gjatë punës praktike në Kolegjin Riinvest kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë që më ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive teknike dhe të buta. Do të ua rekomandoja studentëve të tjerë që të mos hezitojnë të aplikojnë sepse nga kjo mundësi do të përfitojnë aftësi të cilat mund të shërbejnë si orientim profesional në të ardhmen. Falënderoj Kolegjin Riinvest për mundësinë e dhënë" . #vlerë

Erion Cakolli, praktikant në departamentin e IT-së në Kolegjin Riinvest2023-03-15T09:56:56+00:00

Diskutim i veçantë, me folës mysafir z. Wilhelm Patzner, MBA, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së njohur multinacionale me qendër në Austri, EXPRESS-Sped Rail & Logistics GmbH

Në lëndën “Biznesi Ndërkombëtar” të ligjëruar nga Dr. Fisnik Reçica, u mbajt diskutim i veçantë, me folës mysafir z. Wilhelm Patzner, MBA, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së njohur multinacionale me qendër në Austri, EXPRESS-Sped Rail & Logistics GmbH. Z. Patzner ndau me studentët njohuritë dhe përvojat e tij të jashtëzakonshme në menaxhim të biznesit ndërkombëtar, me theks në faktorët që ndikojnë suksesin në tregje ndërkombëtare, përfshirë ndikimin e konsumatorëve, kulturës, politikave që influencojnë biznesin ndërkombëtar, zhvillimin e resurseve njerëzore në tregje të jashtme, mënyrat e financimit, etj.

Diskutim i veçantë, me folës mysafir z. Wilhelm Patzner, MBA, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së njohur multinacionale me qendër në Austri, EXPRESS-Sped Rail & Logistics GmbH2023-03-15T09:52:21+00:00

Mbahet workshopi me temën “IoT in Supply Chain via patented trackers & beacons with an innovative, insightful and proprietary software platform”

Në kuadër të iniciativës Bridge, në Kolegjin Riinvest është mbajtur workshopi me temën "IoT in Supply Chain via patented trackers & beacons with an innovative, insightful and proprietary software platform". Ligjërues në këtë workshop ishte z. Astrit Leti - Drejtor i operacioneve të kompanisë Tive në Kosovë i cili para studentëve ka paraqitur produktet tejet inovative të kësaj kompanie. STIKK - Kosovo ICT Association Astrit Leti #Bridge #Vlerë

Mbahet workshopi me temën “IoT in Supply Chain via patented trackers & beacons with an innovative, insightful and proprietary software platform”2023-03-15T09:57:21+00:00

Mbahet workshopi “The video game industry and VR Technology” nga kompania LinkPlus në Kolegjin Riinvest

Mbahet workshopi “The video game industry and VR Technology” nga kompania LinkPlus në Kolegjin Riinvest. Ky workshop është mbajtur në kuadër të iniciativës “Bridge” nga STIKK - Kosovo ICT Association “Bridge” është një mënyrë bashkëpunimi midis institucioneve të arsimit të lartë ose profesional, me kompani anëtare të STIKK me qëllim shkëmbimin e informatave mbi kërkesat e tregut të punës. Iniciativa “Bridge” zhvillohet në formën e një “workshop” në të cilin përfaqësues të kompanive tregojnë për një teknologji / produkt të caktuar ose gjendjen e tregut të TIK nga e cila mund të përfitojnë studentët. Në vazhdimësi Kolegji Riinvest do jetë mirëpritëse [...]

Mbahet workshopi “The video game industry and VR Technology” nga kompania LinkPlus në Kolegjin Riinvest2023-03-15T09:51:46+00:00
Go to Top