V L E R Ë

Rreth Zyrës së Karrierës në Kolegjin Riinvest

Zyra e Karrierës është pikënisja e studentëve drejt zhvillimit profesional dhe përgatitjes për tregun e punës. Ajo është krijuar për t’i mbështetur studentët në ndërtimin e rrugëtimit të tyre të karrierës, duke i udhëhequr që nga identifikimi i aftësive e deri te aplikimi për punë, praktika dhe trajnime.

image

Misioni i Zyrës së Karrierës

Misioni i Zyrës së Karrierës është të shërbejë nevojave të studentëve për zhvillim profesional, duke ofruar këshillim, konsultime dhe bashkëpunime të dobishme. Synimi është të lehtësohet procesi i përgatitjes dhe avancimit, në mënyrë që çdo student të gjejë balancën mes dëshirave dhe mundësive të tij, duke qenë i përgatitur për sfidat e tregut të punës.

Shërbimet Kryesore të Zyrës së Karrierës

  • Lidhja e aftësive me tregun e punës – ndihmë për të përcaktuar dhe zhvilluar kompetencat e studentëve sipas kërkesave të tregut.

  • Mundësitë praktike dhe vullnetare – inkurajim për të marrë pjesë në aktivitete, punë praktike dhe trajnime.

  • Mbështetje në aplikime – ndihmë në përgatitjen e CV-së, letrës së motivimit dhe paraqitjes në intervista.

  • Informim i vazhdueshëm – publikim i konkurseve dhe mundësive të punësimit të përshtatura sipas profileve të studentëve.

  • Sesione tematike dhe trajnime – organizim i workshopeve mbi zhvillimin e aftësive profesionale.

  • Takime këshilluese – bashkëbisedime për zgjedhjet dhe rrugët e karrierës që studentët dëshirojnë të ndjekin.

Qëllimi

Qëllimi i Zyrës së Karrierës është të krijojë një mjedis mbështetës ku studentët të përfitojnë njohuri praktike dhe të ndërtojnë rrjet profesional, duke u bërë konkurrues në tregun vendas dhe ndërkombëtar të punës.

Krijo vlerë!

image
image

Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.

I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!

Shiqo si mund të aplikosh!
image