V L E R Ë

Organet dhe Strukturat

Bordi i Drejtorëve

Bordi është përgjegjës për mbikëqyrjen e zhvillimit strategjik të kolegjit dhe për të siguruar përdorimin efikas të burimeve. Çështjet që kanë të bëjnë me mësimdhënien dhe çështjet akademike janë përgjegjësi e Këshillit Akademik.

Detyrat kryesore të bordit janë si vijon:

  1. Aprovimi i misionit dhe vizionit të kolegjit
  2. Aprovimi i planit biznesor, indikatorëve të performancës, buxhetit vjetor, vlerësimit të riskut
  3. Emërimi i Drejtorit Ekzekutiv
  4. Përcaktimi i masave të monitorimit dhe kontrollit financiar
  5. Monitorimi i performancës se institucionit kundrejt planeve dhe synimeve
  6. Aprovimi i rregulloreve të brendshme.
Bordi ka gjashtë (6) anëtarë:
  • 4 anëtarë të zgjedhur nga aksionarët
  • 1 anëtar nga komuniteti ndërkombëtar
  • 1 anëtar jurist.

image

Komisionet dhe Këshilli Akademik

Këshilli Akademik është organ i zgjedhur nga anëtarët e kolegjit Riinvest. Anëtarët e Këshillit Akademik përbëhen nga: udhëheqësit akademikë në nivel menaxherial (drejtori akademik, udhëheqësit e departamenteve/programeve), përfaqësuesit e zgjedhur nga këshillet programore, përfaqësuesit e zgjedhur të administratës, përfaqësuesit e zgjedhur të studentëve.

Mbledhjet dhe shqyrtimet kryesore Këshilli Akademik mblidhet së paku dy herë në semestër dhe shqyrton:

  1. Zhvillimin dhe modifikimin e programeve të studimeve
  2. Raportet e komiteteve programore
  3. Suksesin e studentëve
  4. Raportin e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë
  5. Rregulloret
  6. Çështje të tjera akademike
Përgjegjësitë
  1. Të miratojë programet e propozuara nga njësitë akademike
  2. Të përcaktojë kriteret për regjistrimin e studentëve
  3. Të aprovojë standardet e mësimdhënies dhe sigurimit të cilësisë
  4. Të përcaktojë kriteret dhe procedurat për thirrjet akademike
  5. Të aprovojë kalendarin akademik

image

14

+

Programe për studentët

image
image
image

98

%

E TË DIPLOMUARVE TË PUNËSUAR

image

10

+

PROGRAME TË NDRYSHME TË STUDIMIT

image

18

+

VITE HISTORI E CILËSISË

image

2

FRANSHIZA NDËRKOMBËTARE

image

Komisioni për Sigurimin e Cilësisë

Komisioni i miraton afatet për vlerësim, e miraton përbërjen e ekipeve të vlerësimit dhe nxit kulturën e cilësisë. Në fillim të çdo viti akademik, komisioni në takimin e parë zgjedh kryetarin/kryetaren e komisionit. Kryetari zgjedhet me shumicë votash të anëtarëve të komisionit. Detyra e tij është që të organizojë punën e komisionit.

Komisioni i Etikës

Komisioni i Etikës trajton shkeljet e bëra nga ana e anëtarëve të Kolegjit në pajtim me Kodin e Mirësjelljes, kapitulli 5 dhe në përputhje me:

  • Parimet e përgjithshme: drejtësia, respekti për të tjerët dhe përgjegjësia
  • Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve: liria akademike, të drejtat për qasje në dosjet personale dhe të dhënat, konflikti i interesit, mundësive të barabarta dhe kundër diskriminimit. Ky seksion është gjithashtu i harmonizuar me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe me Ligjin e Punës në fuqi.
image
image
image

Mësim profesional, i njohur ndërkombëtarisht

Synimi kryesor është të ofrojmë studime dhe kërkime me cilësi të lartë në mënyrë që të krijojmë ekspertë të rinj të fushave përkatëse që do të ndihmojnë zhvillimin e vendit tonë, me kapacitet për të konkurruar globalisht.

Na kontaktoni

Sistemi i MIS

Platforma e shërbimeve të studentëve, regjistrimi i semestrave, paraqitje e provimeve, transkriptë etj.

My Riinvest

Elearning

Platforma për shkëmbim të materialeve elektronike dhe zhvillim të mësimit nga distanca

Moodle

Sistemi i Tiketave

Hapja e tiketave studentore per shërbime të ndryshme

Helpdesk

Konferenca Virtuale

Mbajtja e mësimit sinkron nga distanca, mbrojtja e punimeve apo takime virtuale

BigBlueButton