Bashkëpunimet Ndërkombëtare
Kolegji Riinvest ka ndërtuar një rrjet të gjerë partneritetesh ndërkombëtare, me synim ofrimin e një arsimi të krahasueshëm me standardet evropiane dhe globale. Këto bashkëpunime u japin studentëve mundësinë të përfitojnë nga programe akademike të nivelit të lartë, mobilitet ndërkombëtar, si dhe qasje në praktika bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Universitetet Partnere
University of London & London School of Economics (LSE) Përmes këtij partneriteti unik, studentët e Riinvestit mund të ndjekin programe prestigjioze Bachelor në fusha si Data Science & Business Analytics, Management & Digital Innovation, dhe Economics & Politics. Ky bashkëpunim u ofron studentëve diploma të njohura ndërkombëtarisht dhe qasje në standardet akademike të një prej universiteteve më të vlerësuara në botë. Staffordshire University (Mbretëri e Bashkuar) Një partneritet i hershëm i Riinvestit që ka mundësuar shkëmbimin e njohurive akademike dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta, duke e pozicionuar kolegjin si institucion të besueshëm në arenën ndërkombëtare
Storiet e studentëve në programet ndërkombëtare
Shiqo lajmet në kategorinë e bashkëpunimeve
Shiqo ArtikujtKREN ka certifikuar Instuctional Designers te pare ne Kosove
- February 22, 2024
- 1 Koha e leximit
Studentët e Kolegjit Riinvest zënë vendin e tretë në IPKO Uni Tournament.
- December 22, 2023
- 1 Koha e leximit
Studentët e Kolegjit Riinvest pjesëmarrës në garën NASA Space Apps Challenge
- December 18, 2023
- 1 Koha e leximit


Krijo vlerë!


Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.
I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!
Shiqo si mund të aplikosh!