Studentët tanë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke marr pjese në garën ndërkombëtare NASA Space Apps Challenge – Each Country, një ndër garat më prestigjioze në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
Ekipi i përbërë nga Pleurati, Kaltrina, Doruntina dhe Aferdita prezantoi projektin inovativ e tyre, i cili u vlerësua si zgjidhe shume e mirë mes dhjetëra ekipeve pjesëmarrëse nga mbarë bota.
Ky sukses dëshmon jo vetëm talentin dhe përkushtimin e studentëve tanë, por edhe nivelin e lartë akademik dhe mbështetjen që Kolegji Riinvest ofron për zhvillimin e ideve kreative dhe praktike.
Ne jemi krenarë për këtë arritje dhe urojmë studentët tanë për kontributin e tyre, duke i motivuar që të vazhdojnë të ndërtojnë projekte që ndikojnë në të ardhmen e teknologjisë dhe shoqërisë.