V L E R Ë
Egzon Bllaca dhe Jora Kursani, zyrtarisht janë bërë pjesë Raiffeisen Bank permes programit RISE

Raiffeisen Bank vazhdon të forcojë komunitetin “Tech4Tech” duke investuar në talente të reja. Përmes programit RISE (Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers), ata synojnë të vazhdojnë angazhimin për zhvillimin e talenteve të IT-së duke e konsideruar atë si një investim të rëndësishëm për një të ardhme novatore dhe të qëndrueshme.

Nga grupi i parë i studentëve jashtëzakonisht të talentuar RISE, të cilët nisën udhëtimin e tyre me Raiffeisen Bank në Janar 2023, katër individë të shquar janë promovuar në pozicione Junior brenda departamenteve të tyre teknike. Ndër ta janë dhe studentët tanë të Shkencave Kompjuterike, Egzon Bllaca dhe Jora Kursani, të cilët zyrtarisht janë bërë pjesë përbërëse e familjes Raiffeisen Bank Kosova.

Përkushtimi i tyre, puna e palodhur dhe performanca e jashtëzakonshme gjatë praktikës së tyre i kanë veçuar ata vërtet.

Ne jemi shumë krenarë me studentët tanë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *