KREN ka certifikuar Instuctional Designers te pare ne Kosove
- February 22, 2024
- 1 Koha e leximit
Tashmë ka përfunduar edhe edicioni i dytë i IPKO Uni Tournament, një event i cili ka disa javë që është duke u zhvilluar dhe i cili ka përfshirë pesë lojëra të njohura në fushën e eSports. Në këtë edicion kanë marrë pjesë grupe të shumta të studentëve nga Institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë.
Kolegji Riinvest është përfaqësuar nga studentët tanë: Erjon Osmanaj, Erion Cakolli, Erion Beka, Jon Islami, Berat Surkishi dhe Blin Maxherra, të cilët kanë arritur të renditen në vendin e tretë nga pikët e arritura në realizimin e disa lojërave përgjatë këtij edicioni.
Përpos vendit të tretë, grupi i studentëve tanë kanë arritur që të triumfojnë dhe të zënë vendin e parë në lojën “Valorant”.
Ne jemi shumë të lumtur që përkrahë studimeve, studentët tanë janë të përkushtuar edhe në aktivitete të tilla dhe arrijnë të korrin suksese kudo që shkojnë!