Konferenca Studentore 2023
Me datë 06.02.2023 nga ora 15:00 ftoheni të merrni pjesë në Konferencën Studentore organizuar nga Kolegji Riinvest, me qëllim të prezantimit të projekteve të studentëve të departamentit të Shkencave Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike të profileve “Programimi për pajisje mobile dhe cloud” dhe “Menaxhimi i rrjeteve dhe bazave të të dhënave”.
Gjatë kohës së studimeve, studentët punojnë projekte të ndryshme aplikative në lëndë të ndryshme andaj dhe gjatë kësaj konference ata do kenë mundësi të shpalosin punën e tyre kreative.
Ju mirëpresim!