Rreth Zyrës për Studentë në Kolegjin Riinvest
Zyra për Studentë është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve administrative dhe mbështetëse për të gjithë studentët e Kolegjit Riinvest, që nga momenti i aplikimit e deri në diplomim. Ajo shërben si urë lidhëse mes studentëve dhe institucionit, duke ofruar informim të qartë, ndihmë praktike dhe zgjidhje për kërkesat apo paqartësitë e studentëve në lidhje me proceset e brendshme.

Shërbimet Kryesore të Zyrës për Studentë
Aplikimi dhe Regjistrimi – ofron informata të detajuara për procedurat e aplikimit, regjistrimin e studentëve dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Kërkesat dhe Ankesat – pranon, përcjell dhe komunikon tek departamentet përkatëse kërkesat dhe ankesat e studentëve, si dhe njofton studentët për trajtimin e tyre.
Politikat dhe Procedurat – informon studentët me rregulloret e brendshme dhe hapat që duhet ndjekur deri në diplomim.
Sistemet Akademike – menaxhon dhe mirëmban të dhënat e studentëve në sistemin MyRiinvest, si dhe mbështet përdorimin e platformës e-learning dhe bibliotekës digjitale.
Dosjet e Studentëve – administron dhe ruan në mënyrë të sigurt dosjet fizike dhe elektronike të studentëve, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Struktura dhe Bashkëpunimi
Zyra për Studentë përbëhet nga dy zyrtarë të dedikuar, që krahas shërbimeve të rregullta studentore:
punojnë në koordinim me Zyrën e IT-së për aktivizimin e llogarive, email-it zyrtar, printimin e ID-së, mirëmbajtjen e sistemeve elektronike dhe ofrimin e mbështetjes teknike;
bashkëpunojnë me Zyrën e Financave, e cila siguron informim të rregullt për obligimet financiare, vërtetime financiare dhe transparencë të plotë në proceset financiare të studentëve.
Raportimi dhe Përgjegjësitë
Zyra për Studentë raporton drejtpërdrejt te Sekretarja e Përgjithshme dhe ka për detyrë të ofrojë shërbime të vazhdueshme për studentët, si me kontakt verbal, ashtu edhe me shkrim, duke garantuar mbështetje të plotë gjatë gjithë rrugëtimit akademik.
Krijo vlerë!


Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.
I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!
Shiqo si mund të aplikosh!