Rreth Zyrës për Mësim në Kolegjin Riinvest
Zyra për Mësim është përgjegjëse për organizimin dhe menaxhimin e tërë procesit akademik në Kolegjin Riinvest. Ajo siguron mbështetje dhe burime për pedagogët, stafin dhe studentët, duke u bazuar në politikat, proceset dhe kurrikulën e Kolegjit. Me njohuri të thelluara dhe përvojë të specializuar, kjo zyrë garanton një mjedis të përshtatshëm për mësimdhënie cilësore dhe mësimnxënie efektive.

Roli dhe Detyrat Kryesore
Koordinimi i programeve të studimit – përfshirë organizimin e stafit, mësimdhënësve, studentëve dhe aktiviteteve akademike, kërkimore dhe profesionale.
Mbështetje për praktikën profesionale – përfshirje aktive në iniciativat që u mundësojnë studentëve eksperiencë praktike gjatë studimeve.
Planifikimi akademik – përgatitja e orarit të ligjëratave dhe orarit të provimeve.
Monitorimi i performancës studentore – komunikim i vazhdueshëm me studentët për arritjet akademike, pjesëmarrjen në ligjërata dhe temat e diplomës.
Komitetet Programore – organizimi i mbledhjeve për menaxhimin e kurrikulave dhe përmirësimin e programeve.
Doracaku i Studentëve – përpilimi dhe ripërtëritja e udhëzuesit që mbështet studentët në procesin e tyre akademik.
Raportet Akademike – hartimi i raporteve semestrale dhe vjetore për programet studimore.
Aktivitete Ekstra-kurrikulare – organizimi i aktiviteteve sociale, kulturore dhe profesionale që plotësojnë përvojën studentore.
Promovimi i Kolegjit – pjesëmarrje në aktivitete të jashtme për prezantimin e programeve dhe përfaqësimin e institucionit.
Struktura e Zyrës për Mësim
Zyra përbëhet nga një Udhëheqës dhe një ekip Koordinatorësh për programe specifike, të cilët punojnë ngushtë me fakultetet dhe departamentet për të siguruar një menaxhim të suksesshëm të proceseve akademike.
Krijo vlerë!


Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.
I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!
Shiqo si mund të aplikosh!