V L E R Ë

BSc Menaxhimi i Rrjeteve dhe Bazave të të Dhënave

  • Home
  • Program
  • BSc Menaxhimi i Rrjeteve dhe Bazave të të Dhënave
images
Pse ky profil?

Çdo organizatë moderne mbështetet në rrjete dhe të dhëna. Ky profil përgatit studentët të ndërtojnë, administrojnë dhe optimizojnë rrjete dhe baza të dhënash duke kombinuar teori dhe praktikë.

image
Çfarë do të mësosh?
  • Dizajn, ndërtim dhe konfigurim i rrjeteve (LAN, WAN, intranet, extranet)
  • Administrim i bazave të të dhënave: SQL, Data Warehousing, Big Data, Data Mining
  • Zhvillim i aplikacioneve për monitorimin dhe optimizimin e rrjeteve
  • Analizë e performancës së rrjeteve dhe sigurimi i të dhënave
  • Projekte praktike të orientuara nga industria
Çfarë aftësish fiton?
  • Administrim i bazave të të dhënave komplekse
  • Implementim i algoritmeve dhe strukturave të të dhënave për rrjete efikase
  • Testim dhe sigurim i cilësisë së sistemeve informatike
  • Punë individuale dhe bashkëpunim në ekipe IT
Karriera pas diplomimit
  • Database Administrator
  • Network Engineer
  • IT Systems Analyst
  • Konsulent për infrastrukturën IT
Detajet e Profilit
Niveli:

Bachelor i Shkencave

Kohëzgjatja:

6 Semestra / 180ECTS

Kuota:

85

Gjuha

Shqip

Vendimi MASHTI

Ky program ofrohet vetëm për studentët ekzistues të regjistruar gjatë periudhës së akreditimit, duke garantuar vazhdimësi të plotë të procesit mësimor dhe të vlerësimit, në përputhje me vendimin e MAShTI-t Nr. prot. 5-1647, të datës 21.07.2022, pika 3.

Akreditimi Institucional

Ne kemi 14 Programe te akredituara deri me 2027 me studentë në proces të studimeve, dhe 4 programe të reja në proces të akreditimit”. Dhe zevendesoje me infot e akreditimit te fundit. te programeve dhe institucional.

Kthehu tek lista e programeve

Krijo vlerë!

image
image

Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.

I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!

Shiqo si mund të aplikosh!
image