KREN ka certifikuar Instuctional Designers te pare ne Kosove
- February 22, 2024
- 1 Koha e leximit
Digital Skills Festival 2023 mblodhi më shumë se 500 studentë, profesorë, ekspertë të industrisë dhe entuziastë të teknologjisë.
Studentët e Kolegjit Riinvest të programit Shkenca Kompjuterike kanë marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të “Digital Skills Festival” të organizuar nga #DigitalTransformationCenter i ITP-së.
Në këtë edicion ka kontribuar edhe Kolegji Riinvest në kuadër të iniciativës së përbashkët ndër-universitare.
Kolegji Riinvest në bashkëpunimin me Cacttus Education dhe Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” kanë organizuar një “Cybersecurity Hackathon” ku kanë pas mundësi të marrin pjesë studentët e të gjitha institucioneve arsimore pjesë e iniciativës së përbashkët ndër-universitare.
Në këtë garë kanë marrë pjesë dy grupe të studentëve nga Kolegji Riinvest, ku njëkohësisht këto dy grupe kanë fituar dhe dy vendet e para.
Po ashtu, në kuadër të panelit “Linking Academia to Industry” folës ka qenë dhe profesori i Kolegjit Riinvest, Dr. Astrit Desku, i cili në një diskutim të jashtëzakonshëm ka treguar për lidhjen mes industrisë dhe akademisë, lidhje kjo e cila në Kolegjin Riinvest është shumë e rëndësishme.
Falënderojmë #DigitalTransformationCenter për një event të jashtëzakonshëm.
Shihemi në DigitalSkillsFestival 2024!